• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti i stadiumit, PD: Trualli publik dhe kulla për klientët e Ramës

by A R
23/04/2016 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama për abuzime në projektin e stadiumit “Arena Kombëtare”. Sipas zëdhënëses së PD Ina Zhupa, projekti parashikon ngrijten e një kulle dhe njësive tregtare që sipas selisë blu i kalojnë klientëve të Edi Ramës të cilët përfitojnë truall publik.

Deklarata e Ina Zhupës:

Thellohet afera korruptive me stadiumin Qemal Stafa. Edi Rama ka perzgjedhur për planin e tij klientielist dhe korruptiv të ndërtimit të qëndrës tregtare dhe kullës, në vend të stadiumit, arkitektin Italian Marco Casamonti, i njohur në Shqipëri për ndërtimin e kullave të betonit me bekimin dhe mbështetjen e Ramës, si pallati 24 katësh, në krah të Gjykatës së Lartë. Po ashtu në 2008 ishte anëtar i jurisë për projektin e Sheshit “Skenderbej” që nxori fitues projektin e Anri Salës dhe firmës belge të vajzës së Linda Ramës, projekt që Veliaj parashikon ta ndërtojë së shpejti në shërbim të shefit të tij.

Ky arkitekt ka në Shqiperi për ortak Alban Eftimin e Atelier 4, klientin e Rames që fitonte 70 përqind të projekteve të Bashkise.

Ortaku i tij shqiptar Albani Eftimi mesa duket ka kaluar nga 20% në bashkinë e Ramës, tek 20% në qeverinë e Ramës bashkë me ortakun italian me eksperiencë në të njëjtën fushë: korrupsionin.

Sepse mbi të gjitha, arkitekti Casamonti njihet në Itali, siç raporton edhe gazeta italiane La Repubblica, si i dënuar për korrupsion për ndërtimet e tij në Firenze.

Për ti hapur rrugën këtij projekti klientelist e korruptiv, Edi Rama ishte i detyruar të ndryshojë destinacionin e truallit, pasi kjo zonë mbrohej si terren sportive.

Ndaj, Edi Rama me vendim qeverie e ktheu në destinacion josportiv.

Pas këtij akti, mbolli aty kulla e beton, dyqane e njësi tregtare, pa transparencë, në fshehtësi të plotë.

Ja ku është vendimi i qeverisë, që i hapi dyert kësaj afere korrupsioni.

Arena e këtij biznesi, zmadhohet edhe më shumë kur del se Federata Shqiptare e Futbollit, do të ketë në pronësi vetëm fushën e futbollit, dhe 4 mijë metra katrorë për zyra.

Të gjitha hapësirat e tjera të qëndrës pseudostadium, dhe kulla do të jenë në pronësi të klientelës, kompanisë Alb-Stars shpk.

Pra trualli publik, me vlerën më të madhe në qendër të Tiranës, i kalon për qëllime biznesi dhe përfitimi mikut të Edi Ramës.

Nyjet gordiane të korrupsionit të Ramës dhe klientëve të tij të përheshëm do të priten shumë shpejt me votën e shqiptarëve. Qytetarët dhe sportdashësit nuk mund të mashtrohen me gjoja interesa sportive.  Partia Demokratike do jetë në mbrojtje të interesit publik, dhe sportit.

Ne jemi për një stadium me fonde publike, dhe Partia Demokratike do të investojë për një impiant ku hapësira ti dedikohet qytetarëve dhe të ketë standarde olimpike moderne.

Partia Demokratike i bën dhe një herë thirrje insvestitorëve se do të jetë në rriskun e tyre personal hedhja e parave në këtë skemë korruptive të Edi Ramës, pasi ne do ta anulojmë atë.

Next Post

Thëniet më të mira për kohët e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

February 11, 2026
NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

February 11, 2026
Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

February 11, 2026
7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

February 11, 2026
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

“Jam i burgosur politik”, Memolla pas dënimit: Familja ime ta ketë kokën lart. Të drejtën do e kërkoj deri në Strasburg

February 11, 2026
Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

February 11, 2026
“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

February 11, 2026
Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

February 11, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

February 11, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

4 vjet pushtim, Financial Times: Zelensky do të shpallë zgjedhjet dhe një referendum më 24 shkurt

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In