• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti i ri/ Veliaj: Çerdhe dhe kopshte në vendin e punës

by Java News
24/06/2019 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë ata prindër që kanë merak për të gjetur një çerdhe apo një kopësht për fëmijët e tyre, do të marrin një zgjidhje, pasi Bashkia e Tiranës ka gati projektin, i cili synon ngritjen e tyre pranë bizneseve apo kompanive. Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se puna për ngritjen e këtij projekti pilot në kryeqytet do të fillojë menjëherë në mandatin e dytë, çka jo vetëm do zbusë fluksin për regjistrimin në institucionet e arsimit parashkollor, por njëkohësisht edhe do të rrisë efikasitetin në punë të punonjësve.

“Ka ardhur koha që të eksperimentojmë atë që ndodh në shumicën e vendeve skandinave, ku një bankë e madhe, një kompani e madhe telekomunikacioni, një kompani e madhe fasone, duke kalkuluar që produktiviteti, sidomos i zonjave që punojnë, është më i madh nëse fëmijët gjatë kohës që ato punojnë kanë një shërbim, kopshte e çerdhe, besoj se ka ardhur koha ta pilotojmë edhe në Tiranë. Dua ta fillojmë mandatin e dytë jo me situatën e emergjencës, por me një situatë tjetër ku të ftojmë kompanitë e para, qofshin këto fason, banka, telekomunikacion, apo institucione shtetërore. Do ishte në të mirën e Bashkisë së Tiranës që ne vetë njëherë të krijonim një çerdhe publike në premisat e bashkisë për vetë Bashkinë e Tiranës. Do siguroheshim që nënat që punojnë në Bashki të kishin një produktivitet më të lartë, falë faktit që brenda në institucion është ruajtur një hapësirë për çerdhe ose kopësht”, tha Veliaj.

Për shumë vetë, tha Veliaj, i gjithë ky ndryshim me çerdhet dhe kopshtet nuk mund të mendohej para katër viteve, por falë punës së bërë dhe mbështetjes edhe nga bizneset është arritur transformimi dhe përmirësimi i kushteve për fëmijët. “Nuk besoj se kishte një mënyrë më të mirë për ta mbyllur javën e fundit të këtij 4-vjeçari, sesa me ata të cilët më dhanë një dorë, mua dhe skuadrës, që javën e parë. Ndoshta ishte utopi për disa të tjerë, ndoshta ishte komplet jashtë realitetit në ato ditë të para, ku shumë njerëz mund të thoshin ti je komplet i marrë, kjo s’është Amerika, Anglia, Gjermania, BE, këtu  është secili për vete, Zoti për të gjithë. Por, 200 kompani iu përgjigjën thirrjes sonë të beftë në ato ditë të nxehta të gushtit, teksa afronte viti shkollor, dhe hapeshin kopshtet dhe çerdhet. Të gjithë bashkë, jo vetëm i kemi kthyer besimin publikut, por kemi hapur një faqe të re të çfarë do të thotë të punosh me cilësi në publik”, deklaroi Veliaj.

Ky propozim i kryebashkiakut Veliaj gjeti menjëherë mbështetjen edhe të përfaqësuesve të biznesit, të cilët shprehën gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij projekti. Gjergji Gjika, kryetar i Dhomës së fasonistëve theksoi se kjo nismë është tepër pozitive, ndërsa vlerësoi kryebashkiakun që i ka ndryshuar faqen Tiranës. “Kam parë dhe eksperienca shumë pozitive të vendeve fqinje. Nga ana tjetër bëra një pyetësor te ndërmarrjet e mia dhe po ju them që 100% e grave ishin dakord që t’i sillnim fëmijët në kopshtin pranë ndërmarrjes, nëse behet. Jam shumë optimist për këtë gjë sepse e kuptoj shumë mirë. Jemi të gjithë të detyruar të kontribuojmë për qytetin. Padiskutim që do të mbështesim dhe është e vërtetë që i është ndryshuar faqja Tiranës. Në këtë iniciativë ta shqyrtojmë nga pikëpamja teknike donim një personel profesionist që edhe kontributi ynë të mos shkojë dëm”, tha Kryetari i Dhomës së fasonistëve, Gjergji Gjika./l.m

Next Post
Shefja e ODIHR, Audry Glover takon Ramën në selinë e PS

Vendos Kolegji Zgjedhor/ Rrëzohet Ilir Meta, fiton 30 qershori!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In