• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti i Ramës, ja si do të punësohen socialistët në administratë

by A R
27/09/2017 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i punës që po merret me emërimet në administratë ka nisur bashkëpunimin me drejtuesit politikë në çdo qark. Burime nga Partia Socialiste thanë dje se Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Vilma Bello janë duke marrë propozimet nga krerët e qarqeve në lidhje me individët që u veçuan në fushatën zgjedhore të 25 qershorit, për të qenë ata më të “shpërblyerit” në administratë bazuar në kriteret që kërkohen për çdo pozicion.

Gjatë korrikut, kur u zhvillua turi i dëgjesave me qytetarët, deputetët dhe drejtuesit e qarqeve hartuan dhe listën me personat më aktivë në fushatë për të qenë ata pretendentët në punësimet e reja. Nga kjo listë përjashtohen kandidatët për deputetë, të cilët ishin në vendet jofituese të listës, për të cilët edhe Kryeministri Rama është shprehur se do të jenë pjesë e qeverisjes së re, raporton “Panorama”.

TESTIMI
Grupi i punës së ngritur pranë Partisë Socialiste i përbërë nga tri deputete, ka nisur edhe nga analiza qark pas qarku për performancën e administratës mbi bazën e ankesave që bënë qytetarët gjatë turit të dëgjesave. Vendimi për ngritjen e këtij grupi pune është marrë pas diskutimeve gjatë dy mbledhjeve të qeverisë “Rama 2”, fillimisht në Llogora dhe këtë javë në Velipojë. Hapësira në administratën publike, si në pozicionet drejtuese, ashtu dhe ato më të ulëta, janë krijuar jo vetëm nga largimi i drejtuesve të LSI-së, një pjesë e të cilëve dhanë dorëheqjen, por dhe nga strukturimi i ministrive dhe institucioneve në varësi të tyre. Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të ketë testim të administratës publike.

“Burimet njerëzore janë të nevojshme. Nga pikëpamja e cilësisë së tyre, bazuar në ligjin e nëpunësit civil, në rastet kur ata janë në shërbimin civil, ne do të ndjekim një proces shumë të arsyeshëm dhe do të bëjmë testime për cilësinë e burimeve njerëzore. Që do të thotë që nuk do të kemi një prerje me thikë se cila ministri e drejtori shkrihet brenda një tjetre sjell automatikisht largimin nga puna të atyre që janë në atë ministri apo drejtori”, është shprehur Rama.

MINISTRITË
Shkrirja e disa ministrive dhe institucioneve rrezikon vendin e punës të 4711 punonjësve të administratës publike dhe pse është thënë se nuk do të ketë largime nga puna. Ky numër u përket dy ministrive që u shkrinë, siç ishte ajo e Integrimit, me 113 punonjës, dhe e Zhvillimit Urban, me 535 punonjës, ndërsa Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike dhe ministri i Shtetit për Çështjet Vendore kanë pasur staf mjaft të kufizuar.

Por këtë numër të punonjësve të administratës, të cilët nuk dinë se ç’do të bëhet me vendin e tyre të punës, e rrit edhe shpërndarja e tri ministrive të tjera, të cilat u bashkohen dikastereve ekzistuese.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e cila ka aktualisht 3042 punonjës, është shpërndarë në tri ministri, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe në Ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Punës dhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social. Kjo shpërndarje ka krijuar pasiguri te punonjësit, të cilët nuk dinë se sa do të qëndrojnë dhe sa do të dalin të tepërt nga kjo shpërndarje./b.d

Next Post
Rikthehet i nxehti afrikan, ja kur do të kulmojnë temperaturat

Parashikimi për sot, ja çfarë na ka rezervuar moti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

February 2, 2026
Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

February 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

February 2, 2026
Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

February 2, 2026
Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

February 2, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

February 2, 2026
Si renditet Shqipëria në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse?

Si renditet Shqipëria në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse?

February 2, 2026
DETAJE/ Atentati në Lezhë, nipi i biznesmenti të ekzekutuar ndodhej në berberhane. A ishte ai objektivi?

DETAJE/ Atentati në Lezhë, nipi i biznesmenti të ekzekutuar ndodhej në berberhane. A ishte ai objektivi?

February 2, 2026
I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

February 2, 2026
SHBA nën “kthetrat” e dimrit: Kaos në transport, mijëra familje pa energji elektrike

SHBA nën “kthetrat” e dimrit: Kaos në transport, mijëra familje pa energji elektrike

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In