• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti i qeverisë, Tiranë-Rrogozhinë vetëm 15 minuta larg

by Java News
03/06/2018 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka vijuar takimet në kuadër të Turit të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, në njësinë Sinaballaj të Bashkisë Rrogozhinë. Në fjalën e tij, ministri Ahmetaj tha se në dy vitet e fundit zona ka marrë investime të konsiderueshme dhe do të vazhdojë të marrë.

Ndërsa numri i fermerëve që do të marrin mbështetje financiare nga AZHBR, për herë të parë këtë vit ka arritur në 127 për bashkitë Rrogozhinë e Kavajë, ose rreth 92% e fermerëve që kanë aplikuar.

“Kur erdhëm para dy muaj e gjysmë folëm për investimet dhe mbështetjen në bujqësi dhe janë gati pak më pak se 60 fermerë në gjithë bashkinë e Rrogozhinës që kanë dalë fitues në raundin e parë për mbështetje nga AZHBR, pra subvencion nga shteti. Dhe në të gjithë zonën e Kavajë-Rrogozhinës janë gati 127 fermerë që kanë fituar të drejtën për mbështetje. Besoj që është shumë e rëndësishme edhe për punësimin, edhe për ekonominë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në zonën e Rrogozhinës të ketë mbështetje që 60 fermerë të marrin subvencione. Në Kavajë maksimumi 8 veta në vitet e kaluara, deri në 10 veta. Këtë vit 92% e aplikantëve kanë fituar të drejtën për të marrë subvencion, që do të thotë se do të duhet ta shfrytëzojmë për të ndihmuar qytetarët të zgjerohen, të vetëpunësohen, pse jo, një ditë të marrin dhe në punë, dhe mbi të gjitha të kenë mundësi të futen dhe në zinxhirin e prodhimit dhe në zinxhirin e eksportit”

Ministri u ndal edhe tek investimet e bëra në infrastrukturë gjatë dy viteve të fundit, dhe atyre të planifikuara për vitin 2019, ku më kryesori është investimi në rrugën Kashar-Rrogozhinë.

“Rrogozhina do të përfitojë nga projekti i madh infrastrukturor që është Kashar-Rrogozhinë. Besoj në krye të tre- katër viteve, zona do të jetë krejtësisht ndryshe, sepse Tiranë-Rrogozhinë do të jetë për 15-20 minuta, Rrogozhinë-plazh nëpërmjet Vilë Bashtovës, apo edhe hyrjes në anën tjetër, do të jetë maksimumi 15-20 minuta. Pra, do të jemi nyje shumë e rëndësishme në trafikun e Shqipërisë, por edhe në trafikun komercial të Shqipërisë, por edhe në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të turizmit”

I pyetur nga banorët sesi e vlerëson sjelljen e opozitës të enjten e kaluar në Parlament, Ahmetaj tha:

“Duan të bëjnë punë parlamentare normale? Të diskutojnë për ekonominë, të diskutojnë për drejtësinë, të diskutojnë për infrastrukturën, të diskutojnë për krimin, të diskutojmë për varfërinë, patjetër, ne për atë punë jemi aty. Por të mbërthesh foltoren dhe të bësh si turmë e papërgjegjshme atje, jo. Ne kemi vajtur të votojmë ligjet, na keni votuar për të bërë ligje dhe për të qenë të përgjegjshëm, nuk na keni votuar për të thyer televizorët”

a.ç

Next Post
Korça çel sezonin turistik, braziliane në karnavalet e qytetit të serenatave

Korça çel sezonin turistik, braziliane në karnavalet e qytetit të serenatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SpaceX realizon manovrën historike, Starship kthehet nga orbita dhe kapet në ajër nga kulla!

SpaceX realizon manovrën historike, Starship kthehet nga orbita dhe kapet në ajër nga kulla!

November 15, 2026
VIDEO / Ish-ministri i kishte groposur paratë! Momenti kur policia i gjen mbi 17 milionë euro cash

VIDEO / Ish-ministri i kishte groposur paratë! Momenti kur policia i gjen mbi 17 milionë euro cash

November 15, 2026
Lufta e Kosovës/Mbetjet mortore të Gjakovës janë të serbëve të vrarë

Gjetja e 1,555 të zhdukurve, Kosova pesimiste edhe pas ikjes së Vuçiç

November 15, 2026
U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi

U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi

November 15, 2026
VIDEO / I shtrirë në tokë me pushkën pranë, momenti kur arrestohet i mituri në Tiranë

VIDEO / I shtrirë në tokë me pushkën pranë, momenti kur arrestohet i mituri në Tiranë

November 15, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Me vetëm 4 kapituj të mbyllur, BE propozon nisjen e hartimit të Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë

November 15, 2026
Kuqezinjtë një hap larg Ligës B, Shqipëria luan sot ndaj Bjellorusisë

Kuqezinjtë një hap larg Ligës B, Shqipëria luan sot ndaj Bjellorusisë

November 15, 2026
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministri nuk ia pranon: Ç’punë ke ti me këtë çështje?

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministri nuk ia pranon: Ç’punë ke ti me këtë çështje?

November 15, 2026
Gjenden 3 automjete të vjedhura në Kurbin e Krujë, Policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale

Gjenden 3 automjete të vjedhura në Kurbin e Krujë, Policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale

November 15, 2026
620-vjetori i lindjes së Skënderbeut, historiani Pëllumb Xhufi: Pse nuk ia arriti të krijonte mbretërinë shqiptare

Xhufi: Është kompromentuar pozicioni i Shqipërisë përballë BE

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In