• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Projekti i policisë, makinat luksoze do të gjobiten më rëndë

by Java News
28/12/2015 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata që kanë makina luksoze, do të ndëshkohen me rëndë për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, se sa personat që kanë një makinë më modeste.

Kjo, për shkak të një projekti të Policisë Rrugore, të quajtur “Gjoba progressive”.

Ky projekt do të vihet në zbatim duke nisur nga viti që vjen dhe parashikon masa më të rënda ndëshkuese për makinat luksoze.

Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një pritjeje me gazetarët që ai zhvilloi disa ditë më parë, me rastin e festave të fundvitit, raporton Panorama.

Madje, Tahiri e ilustroi me një shembull konkret. “Një ‘Fiat Punto’ nuk mund të ndëshkohet me gjobë, vlera e së cilës të jetë e njëjtë me atë të një mercedesi ‘Regina’, për të njëjtën shkelje.

Pra, do jetë më e lartë për ‘Regina’- n”, tha Tahiri.

Kjo sipas tij, për vetë faktin se një person që posedon një makinë të shtrenjtë i ka edhe mundësitë për të riparuar ndonjë defekt, si mosfunksionimi i dritave, ndryshe nga ai që ka në pronësi një makinë që nuk kushton shumë dhe që defektet i ka më të shpeshta.

Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, komisariatet e Qarkullimit në të gjithë vendin do të jenë të pajisura me një databazë të posaçme për automjetet me shkelje të përsëritura.

Kjo databazë nuk do të funksionojë më si zakonisht vetëm me targën e automjetit, por edhe tipin, vitin e prodhimit dhe llojet e shkeljeve më të shpeshta që ka kryer drejtuesi i këtyre makinave. Në varësi të të dhënave që do të përmbajë ky regjistër elektronik, do të vendoset se sa do të jetë vlera e gjobës së radhës për automjetet që kryejnë shkelje të qarkullimit rrugor.

Sipas shembullit që përmendi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pronari i një mjeti luksoz, që ka kushtuar shumë, ka më shumë mundësi financiare për të mirëmbajtur mjetin, deri në atë fazë sa një problem teknik mund të shkaktojë shkelje të Kodit Rrugor.

Nëse drejtuesi i një mjeti modest, i cili nuk e ka kaluar dot kontrollin teknik, do të marrë një paralajmërim me gjobë këshilluese, drejtuesi i një mjeti luksoz nuk do ta ketë këtë luks.

Madje, edhe gjoba pasardhëse, për të njëjtën shkelje, që vendoset pas asaj me vlerën “0 lekë”, do jetë më e lartë për drejtuesin e makinës së shtrenjtë.

Next Post

Shqipëria e 96 në botë nga 100 shtete për vlerën e markave kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In