• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Projekti i BE/ Si mund ta bëjmë rrjetin rrugor të fortë që të garantojë sigurinë?!

by Java News
30/06/2021 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më dt. 25 Qershor u zhvillua virtualisht dhe u transmetua live në Facebook aktiviteti tematik për Sigurinë Rrugore, i organizuar nga Projekti i Binjakëzimit i BE-së “Forcimi i kapacitetit të Autoritetit Rrugor Shqiptar në aplikimin e praktikave të qeverisjes së mirë për planifikimin, menaxhimin, prokurimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e investimeve rrugore”. Ky event mblodhi bashkë aktorë të ndryshëm nga niveli politikbërës a deri tek ai akademik, shoqatat e ndërtuesve, si dhe ekspertë të të dy institucioneve shqiptare dhe polake në sektorin e menaxhimit rrugor për të ndarë njohuritë e tyre mbi zgjidhjet organizative, teknike dhe edukuese për Shqipërinë, si dhe për të shkëmbyer ide mi drejtimet e mëtejshme strategjike në të ardhmen.

Shkuarja drejt një menaxhimi më të qëndrueshëm të sigurisë së infrastrukturës rrugore është sot në plan të parë të politikave të transportit të BE-së dhe të Qeverisë Shqiptare. Strategjia Kombëtare e Transportit që po zbatohet në Shqipëri që prej vitit 2016 është duke i dhënë një shtysë të re këtij objektivi, duke e bërë sigurinë rrugore gurin e themelit për një rrjet transporti shumë të zhvilluar.  Një sistem i menaxhimit të sigurisë rrugore ofron një shans për reduktimin e humbjeve personale, ekonomike, materiale dhe mjedisore në aksidentet rrugore.

Direktiva e re e BE-së për Menaxhimin e Sigurisë së Infrastrukturës Rrugore, ndryshe e njohur gjerësisht si “direktiva humane, e bën individin subjekt dhe sigurinë e tij prioritet në projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Për një përmirësim të dukshëm të sigurisë rrugore, në radhë të pare, duhet të kuptojmë se ajo është një përgjegjësi e përbashkët ndërmjet ligjvënësve, adminstratorëve të rrugëve, shërbimeve të mirëmbajtjes dhe atyre të emergjencës, policisë, projektuesve, ndërtuesve, prodhuesve të makinave dhe e vetë njerëzve, të cilët janë të parët që përfitojnë dhe që kontribojnë në një menaxhim të mirëzhvilluar të sigurisë së trafikut.

Theksi u vu gjithashtu në impaktin që kanë zgjidhjet e Sistemeve Inteligjente të Transportit në nivelin e sigurisë rrugore, si dhe në aspektet mjedisore. Të udhëtosh në mënyrë të sigurtë në një mjedis rrugor sa më miqësor për ata që udhëtojnë, integrimi i zgjidhjeve të gjelbra dhe të zgjuara, shkëmbimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjive moderne të qëndrueshme, siç janë Sistemet Inteligjente të Transportit (ITS) ishin tematika që u evidentuan në këtë kontekst. Ato na i bëjnë udhëtimet më të zgjuara, më të shpejta, më të sigurta dhe më komode. Nga ana tjetër, edukimi i mjaftueshëm për sigurinë dhe ndryshimi i sjelljes së qytetarëve në respektim të rregullave të qarkullimit luajnë një rol kyç në reduktimin e pengesave ekzistuese dhe përmirësimin e sigurisë rrugore në tërësi.

Aktiviteti ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar edhe çështje që lidhen me gjendjen e rrugëve ekzistuese në Shqipëri, faktorët me të rëndësishëm që shkaktojnë aksidentet rrugore, gjërat që duhet të ndryshojnë në sjelljen e përdoruesve të rrugës, si edhe nevojat për ndërhyrje rregulluese.

Gjithashtu, ky aktivitet tematik shërbeu edhe si një plaftormë për të prezantuar një nga produktet më të rëndësishme të projektit të binjakëzimit – Klasifikimi i Sigirisë Rrugore të Rrugëve Kombëtare në Shqipëri. Ky instrument, në përputhje me praktikat e mira të BE-së, duhet të jetë baza për planifikimin e aktiviteteve në drejtim të përmirësimit të sigurisë rrugore.

Nëpërmjet këtij eventi projekti i binjakëzimit kërkon forcimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e aseteve rrugore, si dhe të ndërgjegjësojë një publik më të gjerë në ndikimin e rëndësishëm që ka siguria rrugore në mirëqënien ekonomike dhe sociale të qytetarëve shqiptarë.

 

 

Next Post
Arrestohet për korrupsion drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Edmond Karriqi, favorizonte persona në hetim duke u marrë para

Arrestohet për korrupsion drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Edmond Karriqi, favorizonte persona në hetim duke u marrë para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In