• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti i Bashkisë Tiranë: Autobusë elektrikë për transportin urban

by Java News
19/05/2017 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë aktivitetit për ditën ndërkombëtare “Pedalo për në punë”, kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj propozoi edhe një projekt të veçantë, autobusa elektrike për transportin urban, brenda këtij mandati. 

“Sot linja e Tiranës së Re i është rikthyer itinerarit normal. Kemi shkuar nga 200 në 290 autobusë dhe brenda këtij mandati po bëjmë çmos që të fusim një linjë autobusësh elektrikë me 0 ndotje për qytetin, që do të ishte ndoshta transporti më i pastër që kemi pasur ndonjëherë”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi ka nisur puna për projektin e investimeve për korsitë e dedikuara, të cilat do të rrisin sigurinë e të gjithë atyre që në vend të automjeteve private, preferojnë të pedalojnë.

“Bashkia e Tiranës sapo ka filluar projektin e investimeve për korsi të dedikuara, por edhe të mbrojtura, për t’u siguruar që eksperienca e transportit me biçikletë dhe ata që zgjedhin këtë alternativë të kenë garanci për një udhëtim të sigurtë”, u shpreh ai.

Veliaj dha një lajm të mirë edhe për të vegjlit, teksa bëri të ditur se më 10 qershor do të hapet edhe sheshi “Skënderbej” që do të jetë hapësira më e madhe pedonale. “Falë eksperimenteve të ditëve pa makina me fëmijët arritëm në një koncept të sheshit

“Skënderbej” që do të jetë hapësira më e madhe pedonale. Nga 10 qershori fëmijët mund të vinë ta mësojnë aty biçikletën”, deklaroi kryebashkiaku.

Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që do të ketë në parkingjet e saj nëntokësorë edhe karikues elektrikë, me synim promovimin dhe nxitjen e përdorimit të automjeteve që janë miqësore me ambientin./a.ç

Next Post

Basha fut aleatët në listat e PD dhe propozon që të dalin me të njëjtën logo në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In