• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projekti 90.4 mln euro për hekurudhën Tiranë-Durrës, në dhjetor hapet tenderi

by Java News
20/10/2017 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej vitesh dëgjojmë të flitet për një projekt të rëndësishëm që duket se është i pari që do të shohë dritën e konkretizimit pasi hapat e maturitetit me të cilat kanë ecur procedurat duken të përmbushura në pjesën më të madhe të tyre. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim rifreskoi së fundmi njoftimin e përgjithshëm për projektin e hekurudhave shqiptare ku prioritare është linja Tiranë-Durrës-Rinas.

Për projektin me një vlerë rreth 90.45 milionë euro, duke përfshirë pjesën takuese të shtetit shqiptar, është e pritshme çelja e procedurës zyrtare të tenderimit dhe kjo parashikohet të ndodhë shumë shpejt. Në respekt të procedurave standarde, ajo që pritet të ndodhë në vijim janë disa hapa institucionalë ku, së pari, është hedhja për publikim e periudhës për parakualifikim të tenderit për ndërtimin e këtij projekti, sipas njoftimit zyrtar të BERZH. Ky njoftim është i pritshëm brenda dhjetorit 2017.

Menjëherë pas publikimit të njoftimit të parakualifikimit në harkun prej rreth 45 ditësh pritet që të bëhet shpallja zyrtare për tenderin e ndërtimit, ndoshta me një periudhë përreth 35-ditore. Pas kësaj, ka një afat që jo gjithmonë ndiqet deri në fund prej 181 ditësh, që shërben për mbledhjen e ankesave nga pjesëmarrësit e procedurës së tenderimit.

Më pas me shpalljen e ofertës fituese vijojnë negociatat për nënshkrimin e kontratës dhe më pas konkludimi i saj. Nëse marrim në llogaritje gjithë këto hapa, me shumë gjasa, në fund të tremujorit të vitit të ardhshëm, do të kemi një subjekt fitues dhe/ose konsortium firmash që do të jetë gati për zbatimin.

Paralelisht me këtë bëhet edhe përcaktimi i një konsulenti europian apo ndërkombëtar për rishikimin e metodologjisë së tarifave të qasjes në këtë infrastrukturë të re, që do të ndërtohet në mënyrë që të bëhet shlyerja e skemës së kredisë me garanci sovrane të shtetit shqiptar. Po kështu është miratuar asistencë teknike e konsulentit ndërkombëtar për zbatimin e planeve të projektit dhe asistencë për supervizim punimesh dhe menaxhim të projektit.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Makina “fantazmë” shfaqet nga askundi dhe shkakton aksident!

VIDEO/ Makina “fantazmë” shfaqet nga askundi dhe shkakton aksident!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In