• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektet “fasadë” të Ramës janë bazuar në studime sociologjike

by Eduard Zaloshnja
26/09/2024 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Duke filluar nga projekti për fasdat e ministrive më 1998, duke vazhduar tek projekti i rilindjes urbane të qyteteve më 2014, e duke përfunduar së fundi tek projekti për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në zonën lindore të Tiranës, Rama duket se është bazuar në gjetjet e studimeve sociologjike mbi fasadat.

Të shumta janë studimet sociologjike mbi efektin e fasadave të ndërtesave në përmirësimin e jetës së komuniteteve që banojnë përreth tyre (bazuar në tezën ‘fasada të mira, komunitet i mirë’) . Një shembull që përmendet gjerësisht në literaturën sociologjike është ai i New York City në fund të viteve 1980, ku kryebashkiaku i atëhershëm përmirësoi pamjen e lagjeve të qytetit në funksion të rritjes së ndjenjës së sigurisë lokale. (Ka patur shumë debate shkencore rreth atij rasti, por Rama duket se ka përqafuar ato pozitivet rreth rastit në fjalë).

Se sa efekt pozitiv kanë patur në komunitet projektet e Ramës për përmirësimin e fasadave në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera mbetet për t’u studiuar nga sociologë seriozë. Sidoqoftë, një vëzhgim i thjeshtë i qyteteve kryesore të krijon idenë e një përmirsimi/modernizimi të ndjeshëm të tyre.

Vijmë tani tek projekti për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në zonën lindore të Tiranës. Ky projekt “fasadë” nuk duket të jetë ideuar për ndikim në komunitetin e brendshëm shqiptar – në fakt, deri tani reagimi i brendshëm ndaj projektit të Ramës ka qenë kryesisht negativ. Por fakti që u shpall për herë të parë në faqen e parë të gazetës New York Times, më prestigjozes në Amerikë, dhe që u rishpall nga Rama në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York, tregon se ai kësaj rradhe synon komunitetin ndërkombëtar.

Kudo ku ka shkuar Rama jashtë vendit, ka përmendur dy fakte rezonuese për audiencat e huaja – 1.Vetëm Shqipëria në Europë kishte më shumë ebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, sesa para saj; 2.Shën Tereza ishte shqiptare.

Me krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë, Rama do që të ketë mundësinë të shtojë edhe një fjali të rëndësishme për audiencat e huaja: Vetëm brenda Shqipërisë ndodhet një Urdhër Sovran Islamik që është krejt liberal dhe krejt i ndryshëm nga të tjerët, përsa i përket barazisë gjinore, sjelljeve sociale, mardhëniet paqësore me fetë e tjera, e kështu me rradhë.

Të gjitha këto tipare të bektashinjve rezonojnë fort me komunitetin ndërkombëtar perëndimor, dhe Rama do t’i trumbetojë fort ato.

Sa për opinionin e brendshëm, Rama padyshim që do të zhvillojë një fushatë të fortë mediatike, ku mund të theksojë Naimin, Samiun, Abdylin, Rilindjen, Pavarsinë, etj. etj. Gjithashtu ai ka gjasa të theksojë përkrahjen e fortë financiare nga jashtë që kanë komunitet e tjera fetare (sunitë, katolikë ortodoksë), ndërkohë që komuniteti bektashi ka mbetur si jetim…

Next Post
“Jam i pafajshëm”, Beleri provokon nga Athina: Himara ka nënën Greqi që e mbron!

Për 'Shtetin Bektashi' ndërhyn edhe Beleri: A nuk shkel marrëveshjet për anëtarësimin në BE?

Comments 1

  1. ppa says:
    2 years ago

    Fole, edhe ti o analist ordiner….!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In