• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Projektet e rrugëve që pritet të përfundojnë në 2020, kur mbyllet gara për hekurudhën Tiranë-Durrës

by Java News
05/01/2020 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2020-ta do të jetë vit i sfidave të mëdha për Ministrinë e Infrastrukturës pasi duhet t’i jap zgjidhje një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike në vend.

Ky vit pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare kalvarit të skandaleve dhe zvarritjeve të projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e Unazës së Re nga rreth rrotullimi Sheshi Shqiponja tek pallati me shigjeta. Fati i ndërtimit të Unazës së madhe të Tiranës ka mbetur pezull që pas skandalit me kompaninë fantazmë “DH ALBANIA” e cila fitoi tenderin e parë me një vlerë prej rreth 20 milionë euro. Por projekti u anulua pasi u zbuluar se firma kishte falsifikuar dokumentet. Po ashtu ky projekt prek një sërë banesash, dhe shpronësimi i pronarëve me vlerën e tregut siç kërkojnë ata mbetet një problem tjetër.

Sfida tjetër është ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë. Loti 7 i pezulluar që kapte vlerën e 23 milionë eurosh është edhe pjesa më e rëndësishme dhe e vështirë e projektit. Në këtë lot përfshihet ndërtimi i tunelit të Kardhiqit, i cili do të bëj lidhjen me lotin 4 dhe 6 të kësaj rruge.

Tenderi për këtë aks pritet të hapet këtë vit pasi në muajin shtator të vitit që lamë pas ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se tenderi i pezulluar do të rihapej pas disa muajsh.

Po ashtu 2019-ta nuk i dha një zgjidhje as ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar e cila pritet të jetë me pagesë, që arrinte në vlerën e 225 milionë eurosh. Ky tender u anulua nga Ministrja Balluku sapo mori detyrën, në 21 janar 2019, pasi sipas saj fondet do t’i kalonin Paktit për Universitetin, dhe pritet të rihapet përsëri këtë vit.

Ndërkohë 15 shkurti i këtij viti ka një rëndësi madhore për infrastrukturën në vend, pasi përfundon afati që kanë 10 kompani të huaja për të paraqitur projektet e tyre për ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Tiranën si dhe krijimin e linjës së re hekurudhore mes Tiranës dhe Aeroportit Nënë Tereza. Pas mbylljes së garës Ministria e Infrastrukturës dhe BERZH do të shqyrtojnë ofertat dhe projektet e kompanive dhe pas 60 ditësh do shpallin fituesin, ndërsa në prill nënshkruhet kontrata. Projekti zgjat 24 muaj dhe është parashikuar që të arrij në 90.5 milionë euro ne total.

Në 2020 pritet të shpallet edhe fituesi i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës i 3 në vend. Tenderi mbyllet më 13 mars 2020, ndërsa punimet pritet të fillojnë më 31 maj po të këtij viti.

Duke qenë se shumica e këtyre projekteve prekin ndërtesa të shumta, në vitin 2019 u ndërtua projektligji për krijimin e Agjencisë së Shpronësimeve, e cila pritet të jetë funksionale këtë vit dhe të zgjidh këtë problem duke shpronësuar qytetarët në një kohë të shkurtër.

Një vëmendje të shtuar do të ketë sektori energjetik, me në fokus ndërtimin e parqeve të paneleve diellore apo burime të tjera të energjisë së rinovueshme, për të krijuar sa më shumë mundësi për energji dhe për të ulur importin nga jashtë. /shqiptarja.com/

Next Post
Këto janë 10 gratë më të fuqishme të botës sipas “Forbes”, Merkel kryeson për nëntin vit radhazi

Këto janë 10 gratë më të fuqishme të botës sipas “Forbes”, Merkel kryeson për nëntin vit radhazi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com