• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektet e mëdha që përfundojnë brenda këtij mandati, pjesë e programit të qeverisë

by A R
17/09/2025 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare shpalli programin për zhvillimin e infrastrukturës ne katër vitet në vijim, duke e vendosur transportin rrugor në qendër të tij.

Programi parashikon ndërtimin e 700 kilometrave të reja rrugë deri në vitin 2029, duke përfunduar pothuajse rrjetin kombëtar me standarde aktuale. Mes projekteve kryesore renditen segmentet e Korridorit Blu – Milot-Balldren, Milot–Thumanë, Kashar–Peze–Lekaj dhe Lekaj–Konjat–Fier – që do të krijojnë një bosht të ri zhvillimi ekonomik nga veriu në jug. Po ashtu, do të ndërtohet lidhja e Bypass-it të Elbasanit me Korridorin VIII, do të përfundojë Rruga e Bregut nga Dhërmiu në Sarandë, si dhe rrugë të tjera strategjike si Unaza e Çajupit, Rruga e Vjosës, aksit Berat–Skrapar–Gramsh, etj

Synohet ndërtimi i Rrugëve të Liqeneve (Rrëshen–Burrel), duke shtuar aksesin dhe ndërlidhjen e Dibrës me rrjetin kombëtar.  Përmbyllet Rruga e Maleve Vau i Dejës–Pukë–Fushë Arrëz.

Në këtë mandat të ri qeveria synon të vejë në funksion linjën Tiranë–Durrës–Rinas me flotë të re elektrike dhe të ndërtojë segmente të reja që lidhin kryeqytetin me Porto Romanon dhe me korridoret rajonale. Në  transportin hekurudhor synohet të përmbyllen e projektet Vorë–Hani i Hotit, Durrës– Rrogozhinë dhe Rrogozhinë–Pogradec, me investime mbi 800 milionë euro.  Në plan përfshihet edhe ngritja e shoqërisë shtetërore “MobAl”, e cila do të menaxhojë transportin publik kombëtar dhe një flotë prej rreth 100 autobusësh elektrikë me sistem biletash elektronike e monitorim në kohë reale.

Për portet programi përfshin ndërtimin e Portit të ri tregtar të Porto Romanos dhe zhvillimin e marinave turistike në Sarandë, Vlorë dhe Kepin e Rodonit.

Në transportin ajror, parashikohet përfundimi i Aeroportit të Vlorës, hapja e Aeroportit të Jugut në Gjirokastër dhe zgjerimi i kapaciteteve të Aeroportit të Tiranës. Një Akademi e re e Aviacionit do të formojë pilotë e specialistë vendas, duke e bërë Shqipërinë një aktor më konkurrues në tregun europian të aviacionit.

Plani qeveritar shoqërohet me investime në flota elektrike, stacione karikimi dhe mobilim urban të autostradave, me synimin për të ulur ndotjen dhe për të rritur efikasitetin energjetik. /monitor.al

Next Post
Shkarkimi i Veliajt? Këshilltarët e PS thirren sot në mbledhje të jashtëzakonshme  

Kërkesa për shkarkimin e Veliajt, rezistencë brenda radhëve të këshilltarëve socialistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In