• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektbuxheti për Ministrinë e Jashtme, Hasani: Plotëson nevojat strategjike të diplomacisë shqiptare

by A R
13/11/2024 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi të mërkurën në Komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme se, projektbuxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2025 arrin në shifrat e 3.8 miliardë lekëve dhe është më i madhi i alokuar ndonjëherë për shërbimin e jashtëm.

Sipas tij, projektbuxheti mbështet shërbimin e jashtëm dhe angazhimin në nismat rajonale dhe programet e Bashkimit Evropian.

Në prezantimin e projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2025” për MEPJ në Komisionin për Politikën e Jashtme, Hasani u shpreh se, viti që po mbyllet ka shënuar përparime të rëndësishme në politikën e jashtme të Shqipërisë.

“Hapja e negociatave për anëtarësimin në BE është një ngjarje historike që ka pasur ndikim të thellë në shërbimin e jashtëm të vendit tonë. Gjatë këtij viti ne kemi forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë dhe kemi rritur angazhimet në organizatat ndërkombëtare duke mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo në botë”, tha Hasani.

Këto përpjekje, u shpreh ministri, kanë kontribuar në konsolidimin e imazhit të Shqipërisë si një faktor stabiliteti si dhe një vend me potenciale për investime të huaja dhe zhvillimin ekonomik.

Për të mbështetur këto nisma, vijoi ai, Shqipëria ka rritur praninë diplomatike në rajon dhe vendet e të tjera duke hapur edhe ambasada në Kiev dhe Baku, si dhe Konsullata të Përgjithshme në Strugë dhe Ulqin.

“Këto hapa janë të rëndësishëm për mbështetjen qytetarëve tanë dhe për avancimin e interesave të Shqipërisë në arenën globale”, tha Hasani.

Shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se, viti i ardhshëm pritet të paraqesë sfida të tjera për shërbimin e jashtëm diplomatik.

“MEPJ ka hartuar një projektbuxhet prej 3.8 miliardë lekësh. Buxheti më i madh i alokuar ndonjëherë për shërbimin e jashtëm. Ky buxhet do të financojë aktivitete të rëndësishme që lidhen me forcimin e marrëdhënieve me BE-në dhe partnerët strategjikë, angazhimin në nisma rajonale dhe forcimin e diplomacisë ekonomike dhe kulturore”, nënvizoi Hasani.

Ai u shpreh se, disa nga objektivat kryesore për vitin 2025 përfshijnë avancimin e procesit të integrimit evropian, me qëllim përgatitjen për anëtarësim deri në vitin 20230, nëpërmjet reformave në institucione dhe në procese.

Një tjetër objektiv tha Hasani është, pjesëmarrja aktive në nisma rajonale, ku përfshihet dhe Procesi i Berlinit apo Plani i Rritjes për të siguruar integrimin gradual të rajonit në BE, por që janë mekanizma që ndërthuren fuqimisht në rrugën drejt Brukselit.

“Ruajtja e profilit të Shqipërisë në fushën e multilaterlizmit. Angazhimi proaktiv në organizatat ndërkombëtare si anëtare të Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB-së apo në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s”, tha Hasani.

Gjithashtu, objektiv kryesorë, u shpreh Hasani është edhe thellimi i marrëdhënieve me partnerët strategjikë si SHBA, MB, BE, Italinë, Greqinë, Turqinë dhe shumë vende të tjera për të forcuar bashkëpunimin në fushat e sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik.

Një tjetër objektiv është forcimi i diplomacisë ekonomike me fokus rritjen e shkëmbimeve tregtare edhe thithjen e investimeve të huaja në mënyrë që të nxitet zhvillimi ekonomik.

Rritja e rolit të diasporës shqiptare, si një aset për zhvillim e vendit, duke forcuar lidhjet me komunitetet shqiptare jashtë Shqipërie është një tjetër objektiv i MEPJ.

Përmirësimi i shërbimeve për qytetarëve përmes platformave digjitale, modernizmin e shërbimit konsullor online dhe shërbimin E-Visa, që do të lehtësojnë aksesin në shërbime dhe do të sigurojnë mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit.

Padyshim një tjetër objektiv, theksoi Hasani, është mbështetja për Kosovën në procesin e njohjes ndërkombëtare dhe forcimin e kohezionit të faktorit shqiptar në rajon.

Për t’iu përgjigjur nevojës për rritjen e shkëmbimeve ekonomike tregtare dhe njerëzore,-theksoi Hasani- “do të zgjerojmë shtrirjen e rrjetit diplomatik e konsullor në shtete dhe rajone të ndryshme të botës. Kjo do të realizohet vitin e ardhshëm përmes hapjes së ambasadave të reja në Bosnje-Hercegovinë. Nuk jemi në një vend të rajonit prej vitesh. Në Indi, fuqia e 5-të ekonomike në botë, por me projeksion për të qenë e treta. Në Indonezi, një vend shumë i rëndësishëm në Paqësor, vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë. Por edhe në Kenia, pasi që nga rënia e komunizmit Shqipëria është tërhequr nga përfaqësimi në kontinentin Afrikan, por të mos harrojmë dhe faktin që në Najrobi gjendet selia e 4-t e OKB-së, pas Nju Jorkut, Gjenevës dhe Vjenës”.

“Kemi dhe plane për të ngritur Konsullata në destinacione strategjike përfshirë dhe rajonin. Këto hapa do të kontribuojnë në forcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe do të ndihmojnë në realizmin e objektivave tona ambicioze për të ardhmen”, tha ai.

Sipas tij, buxheti 2025 është rritur me 635 milionë lekë, ose 20 për qind më shumë krahasuar me buxhetin aktual.

“Projektbuxheti për shërbimin e jashtëm parashikon një rritje të konsiderueshme, janë 635 milionë lekë rritje, që është 20% më shumë se viti aktual, se viti 2024. Kjo është dëshmi e angazhimit të palëkundur të qeverisë shqiptare për të konsoliduar rolin e diplomacisë në shërbim të interesave të vendit dhe në përmbushje të qëllimeve të politikës së jashtme”, tha Hasani.

/a.r

Next Post
Elon Musk kërcënon me padi gjyqësore organizatën që monitoron mediat

Elon Musk flet sërish për emigrantët e kthyer nga Shqipëria: Kush vendos në Itali?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

November 15, 2026
Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

November 15, 2026
Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

November 15, 2026
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In