• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektbuxheti i 2022/ Peleshi: Rritje prej 30% e pagës për të gjithë personelin e FA

by
08/11/2021 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I gjithë personeli i Forcave të Armatosura të Shqipërisë parashikohet të ketë një rritje page prej 30%, me buxhetin e vitit 2022.

Kjo u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua projektligji “Për buxhetin e vitit 2022” për Ministrinë e Mbrojtjes.

“Ne kemi parashikuar rritjen prej 30% të pagës, pagesës për të gjithë personelin e FA. Është një rritje e qenësishme, historike, nëse mund ta themi kështu, sepse nuk mbahet mend që kur ka pasur një rritje kaq të madhe të pagës. Besoj që me këtë rritje, paga duke filluar nga ushtari i parë deri tek gjenerali bëhet dinjitoze, madje e krahasueshme me vende të tjera me të cilat matemi sa i përket stadit të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, vendeve në rajon, në Ballkanin Perëndimor”, – tha ministri Peleshi.

Sipas ministrit të Mbrojtjes “Buxheti i MM ka një lloj veçantie, sepse ne kemi disa angazhime në NATO. Dhe kështu, sipas angazhimeve që kemi në këto struktura buxheti i MM i raportuar në NATO deri më 2024 duhet të pësojë një rritje graduale, sipas një grafiku të deklaruar, për të arritur në vitin 2024 në 2% të PBB. Sot jemi 1,47-1,48% të GPD. Me buxhetin e vitit 2022 kemi parashikuar të shkojmë në 1,75%; pra ky buxhet është 1,75 e PBB. Në 2023 do të shkojmë në 1,85% të PBB dhe në 2024-ën në 2%, duke përmbushur kështu edhe detyrimet në NATO”.

“Detyrimi në NATO në raport në buxhetin nuk ka vetëm një shifër, nuk ka vetëm 2% ka edhe një shifër tjetër, që do të thotë: 20% e këtij buxheti duhet të përdoret për investime. Sa i përket kësaj shifrës së dytë, ne e kemi kapur. Që në vitin 2021 përqindja e buxhetit të alokuar për investime është 20,46%. Në 22 shkon 31,38%. Pastaj 29% pastaj sërish 31,26%. Pra 50% me tepër se sa është kërkesa edhe detyrimi i raportuar në NATO.” – theksoi z.Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se janë nëntë drejtime kryesore, ku është fokusuar detajimi i Buxhetit 2022:

1. Mbështetja për personelin;
2. Modernizimi dhe Infrastruktura;
3. Arsimimi dhe kualifikimi;
4. Gatishmëria dhe mirëmbajtja;
5. Stërvitjet;
6. Strukturat dhe angazhimet ndërkombëtare;
7. Mbështetja me mallra e shërbime dhe mbështetja administrative;
8. Mbrojtja Civile;
9. Operacionet brenda dhe jashtë vendit.

Z. Peleshi u shpreh se “projekti më i rëndësishëm në kuadër të infrastrukturës sonë është ndërtimi i Bazës Taktike të Kuçovës, që do të jetë një bazë taktike e NATO-s, investimi kryesor, realizohet nga fondet e NATO, tashmë të prokuruar nga Agjencia e Prokurimit të NATO-s në masën 40 milion euro. Së shpejti nisin punimet. Janë përzgjedhur nga NATO kontraktorët, ne na duhet të bëjmë, pra është detyrimi ynë të bëjmë një pjesë të punimeve, pra diçka më shumë se 10% përballohet nga buxheti ynë. Kemi gati projektin. Është parashikuar buxheti si e thashë edhe pak më lartë. Jemi në prag të fillimit të punës për ndërtimin e perimetrit të sigurisë. Si dhe punime të tjera si shpronësimet që janë detyrimi i Shqipërisë në këtë projekt.”

Një tjetër investim për të cilin ësshtë menduar në buxhetin e vitit 2022 është edhe Akademia e FA. “Edukimi ushtarak është tani një prioritet për ne. Keni dëgjuar për Akademinë e FA dhe për përpjekjet për të ndërtuar partneritete të rëndësishme me Akademi të mirënjohura siç është Akademia Ushtarake e West Point-it në SHBA. Kemi zhvilluar një vizitë shumë të suksesshme me kryeministrin e vendit Rama dhe synojmë që të rimodelojmë Akademinë tonë sipas modelit të West Point-it”, – tha Peleshi.

Në buxhetin e vitit 2022 janë parashikuar edhe mbi 20 milionë dollarë, ose 2,1 miliardë Lek për Emergjencat Civile, i cili do të ndahet në 1,1 miliardë si transfertë e kushtëzuar për bashkitë, sipas peshës specifike që buxheti i çdo bashkie ka në totalin e buxhetit vendor. Ndërkohë fondi prej 800 milionë lekësh për investimet në fushën e Mbrojtjes dhe parandalimit të emergjencave civile, i cili do të transferohet tek bashkitë për projekte, që do të seleksionohen nga një komitet që do të ngrihet dhe do të bëjë përzgjedhjen e propozimeve nga njësitë vendore.

Ministri i Mbrojtjes konfirmoi se pjesëmarrjen e misioneve të FA në kuadër të operacioneve të NATO-s, duke rritur nivelin e angazhimit të FA, në operacionet e Aleancës në Kosovë apo në operacionet e BE-së në Bosnjë-Hercegovinë dhe Mali, OKB-së në Sudanin Jugor si dhe pjesëmarrjen në misionet e iniciativat e reja që NATO mund të ndërmarrë në Irak.

/b.h

Next Post
Shtetësia shqiptare e dy indianëve mashtrues bëhet problem në Bruksel. Përvetësuan 7 miliardë euro

Shtetësia shqiptare e dy indianëve mashtrues bëhet problem në Bruksel. Përvetësuan 7 miliardë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In