• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekt për menaxhimin e burimeve ujore/ Balluku: I mirëdizenjuar, sfidë e madhe do të jetë zbatimi i tij

by A R
26/04/2024 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj, Balluku është shprehur se projekti për menaxhimin e burimeve ujore është i mirëdizenjuar me detyra të qarta teksa ka shtuar se sfidë është zbatimi i tij pasi thotë se ne kemi ligje të mira, por çalon puna kur vihen në zbatim.

Belinda Balluku: Bashkëpunimi me BE është një kyç suksesi për të forcuar sektorët tonë. Duke përfshirë këtu që nga mbrojtja e lumenjve. Kemi një debat të hapur përsa i përket burimit nga ky ujësjellës që do të furnizohet. Kur vjen puna tek uji janë shërbime bazike dhe është e drejtë e çdo qytetari. Pavarësisht kësaj nevoje, jemi të kujdesshëm se cilat janë këto burime që do të disponohen për t’u përdorur për shërbimin ndaj qytetarëve. Kjo tregon një shkallë të lartë të sensitivitetit. Programi vjen në momentin e duhur kur shtetit tonë i duhet të përafrojë një sërë ligjesh. Sfidë e madhe do të jetë zbatimi i tij.

Kryeministri e përsërit se ne kemi ligje të mira, por çalojnë në zbatimin e tyre në terren. Kjo është një sfidë e madhe. Qeveria shqiptare shpreh angazhimin maksimal për të marrë nga ky projekt aq sa do të munden stafet tona. Nga ana tjetër, duhet thënë se ky projekt është i mirëdizenjuar, me detyra të qarta të ndara dhe midis përfituesit që në këtë rast është qeveria shqiptare. Planifikimi strategjik i këtij projekti, përfshin dhe një sërë instrumentash që do të na ndihmojnë në pikën e dobët që është zbatimi që është një sfidë e jashtëzakonshme.

Do ju kërkoja partnerëve që të na ndihmojnë dhe në këtë fazë të rëndësishme. Pritet të hyjnë në zbatim ligjet për burimet ujore dhe për strategjinë e mjedisit detar duke shprehur vullnetin për të përmbushur detyrimet gjatë procesit të integrimit evropian. Qeveria shqiptare ka miratuar 3 plane menaxhimi të baseneve lumore që përfaqësojnë pjesët më të rëndësishme nukleare turistike të ngritura. Në fund të ditës është produkti që ofrojmë për turistët. Ujërat tonë larës janë ato që e bëjnë Shqipërinë e veçantë. Elementët e falë nga Zoti nuk mund të lihen në dëshirën e secilit. Sot ka ardhur si nevojë dhe detyrë e qeverisë që ujërat larës, një pasuri e jashtëzakonshme e vendit tonë, duhen mbrojtur. Ne do të kemi angazhim maksimal.
Next Post
E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

July 26, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

July 26, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

July 26, 2026
“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

July 26, 2026
Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

July 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

July 26, 2026
Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

July 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë

July 26, 2026
Olsi Dado refuzon takimet e Veliajt me të afërmit e miqtë edhe në burg

Prokurori pa Magjistraturë, Veliaj dhe ironia e një beteje ligjore

July 26, 2026
150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In