• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Projeksioni: “Vetëvendosje” fiton tre nga katër komunat kryesore në balotazh

by A R
14/11/2021 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në tri nga katër komunat më të mëdha që kanë hyrë në balotazh të dielën, sipas projeksionit të KOHËS. Ky projeksion e ka nxjerrë fituese partinë e Albin Kurtit në Prishtinë, Prizren e Gjilan.

Humbjen e vetme në komunat e mëdha në këtë rund, Vetëvendosje e pati në Gjakovë ku fitoi sërish Ardian Gjini.

Megjithatë, në tri komunat ku ka fituar Vetëvendosje, rezultati është brenda marxhit të gabimit prej 3 pikë të përqindjes.

Në raundin e parë, kjo parti s’fitoi mbi 50 për qind në asnjë komunë të vendit.

Vitia fiton ngushtë në Prishtinë
Image

Rezultat tejet i ngushtë pritet të dalë nga balotazhi në Prishtinë. Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas projeksionit të KOHËS, do të jetë kryetar i ri i Prishtinës. Në rundin e dytë të zgjedhjeve, ai ka marrë 52.4 për qind të votave. Rivali i tij, Përparim Rama, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë 47.6 për qind të votave.

Margjina e gabimit në këtë projeksion është 3 pikë të përqindjes, dhe rezultati aktual është brenda margjinës. Për këtë projeksion janë bërë 1065 anketa.

Sa i përket ndarjes gjinore të votuesve, te meshkujt Rama mori 51.7 për qind, kundrejt Vitisë me 48.3 për qind. Ndërsa te gratë, Vitia mori 57.2 për qind, e Rama 42.8.

Në shumicën e grupmoshave Vitia doli më i votuari. Dallim përbënte vetëm grupmosha 56-64 që ia dha shumicën e votave Ramës.

Vitia mori 54.2 për qind të votave në zonën urbane, ndërsa Rama 54.1 në atë rurale.

Haskuka mbetet kryetar i Prizrenit

Image

Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë kryetar i Komunës së Prizrenit edhe për një mandat, sipas projeksionit të KOHËS për balotazhin e së dielës. Haskuka ka fituar shumë ngushtë përballë Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës.

Rezultati është brenda margjinës së gabimit, prej 3 pikë të përqindjes.

Në balotazh, Haskuka ka marrë 51 për qind të votave, kundrejt 49 për qind që i ka marrë Totaj.

Në ndarjen gjinore në këtë komunë, Haskuka ka fituar shumicën te gratë ndërsa Totaj te meshkujt.

Haskuka ka fituar në zonën urbane, ndërsa Totaj në atë rurale.

Hyseni rrëzon Hazirin nga pushteti në Gjilan

Image

Lutfi Haziri nuk do të jetë më kryetar i Komunës së Gjilanit, sipas projeksionit të KOHËS për balotazhin në këtë komunë, të mbajtur të dielën. Atë e ka rrëzuar nga pushteti Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.

Rezultati tejet i ngushtë në këtë komunë është brenda margjinës së gabimit prej 3 pikë të përqindjes.

Hyseni ka marrë 50.9 për qind të votave, ndërsa Haziri bie nga pushteti me 49.1 për qind të votave.

Votat në baza gjinore ishin tejet të përafërta, ndërsa dallimin duket se e ka bërë grupmosha prej 18 deri 25 vjeç. Në këtë grupmoshë Hyseni fitoi 61.2 për qind të votave, ndërsa në të gjitha grupmoshat tjera rezultatet ishin tejet më të ngushta.

AAK-ja mban Gjakovën

Image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar edhe një mandat në Komunën e Gjakovës, sipas projeksionit të KOHËS. Ardian Gjini do të jetë kryetar edhe për katër vjet pasi ka marrë shumicën në rundin e balotazhit ndaj rivales Mimoza Kusari-Lila së Lëvizjes Vetëvendosjes. Gjini ka fituar 55.2 për qind të votave, ndërsa Kusari-Lila 44.8 për qind të votave.

Në ndarje gjinore, Gjini ka marrë shumicën prej 60.6 për qind të votave te burrat, ndërsa kundërkandidatja e tij pati shumicën e lehtë prej 51.8 për qind të votave te gratë.

Gjini po ashtu fitoi shumicën e votave te moshat më të reja, ndërsa Kusari-Lila mori më shumë vota vetëm në grupmoshën 56-64 vjeç.

Kusari-Lila ka marrë 60.1 për qind të votave në zonën urbane, ndërsa Gjini ka marrë 71.8 për qind në zonën rurale.

Next Post
Historia e trishtë e Hakan Sukur / Si përfundoi nga legjendë, në bukë pjekës: Erdogani më mori gjithçka

Historia e trishtë e Hakan Sukur / Si përfundoi nga legjendë, në bukë pjekës: Erdogani më mori gjithçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

August 17, 2026
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

August 17, 2026
Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com