• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projeksioni i OKB: Në vitin 2050, 86.5% e Shqipërisë do të banojë në qytet

by A R
11/12/2017 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një raporti më të fundit, Shqipëria pritet që të jetë ndër vendet me rritjen e popullsisë urbane më të madhe, pas Turqisë, deri në vitin 2050. Projeksioni i OKB tregon se popullsia urbane shqiptare do të arrijë 86.5%. Në të dhënat specifike për vendin tonë, vihet re rënie e numrit të popullsisë prej 6.6%.

Ndërsa rritje do të shënojë PBB për frymë, sipas raportit në 2020 do të arrijnë 5997 dollarë, nga 3943 dollarë që ishte në 2015. Nga ana tjetër, rritja në të ardhura parashikohet të çojë në një kërkesë më të lartë për ushqim dhe lloje të caktuara të produkteve ushqimore, pasi modelet e konsumit ndryshojnë…

Projeksionet e OKB-së tregojnë se deri në vitin 2050, popullsia e përgjithshme e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore (ECA) do të rritet me 9.7 milionë njerëz.

Dinamika e ndryshimit të kësaj popullsie, megjithatë, ndryshon në të gjithë nënrajonet dhe përkatësisht në shtete të caktuara. Është parashikuar që Turqia do të përjetojë rritjen më të madhe absolute të popullsisë, prej 17 milionë (ose 21.8%). Megjithatë, në terma relativë, vendet në Azinë Qendrore, si Taxhikistani dhe Kirgistani, presin që popullatat e tyre të rriten me 68.5% (ose 5.8 milionë) dhe 38.3% (ose 2.3 milionë) respektivisht deri në vitin 2050. Në të njëjtën kohë, vendet europiane dhe vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohen të ulen me 26.7 milionë dhe 2.6 milionë respektivisht.

Numri i njerëzve që banojnë në zonat urbane pritet të rritet në të gjithë rajonin. Deri në vitin 2050, më shumë se gjysma e popullsisë së të gjitha vendeve të ECA, përveç Tazakistanit (43.3%) dhe Kirgistanit (49.1%), do të jetojnë në zonat urbane. Këto vende, së bashku me Uzbekistanin, janë burimet më të mëdha të migracionit për motive punësimi në rajon, si dhe prurjet më të mëdha të remitancave, kryesisht nga Federata Ruse dhe Kazakistani. Në nivel rajonal, urbanizimi më i lartë është parashikuar për vendet e BE-së (84.8% e popullsisë së përgjithshme do të banojë në qytete) dhe vendet e EFTA-s (87.6%). Në nivel vendi, popullsia më e madhe urbane pritet në Turqi (82.6%) dhe në Shqipëri (86.5%).

Raporti tregon më tej se trendet demografike do të nxisin kërkesën për ushqim në rajonin e ECA (Europa Qendrore dhe Azia), e cila do të formësojë zhvillimin e sistemeve agro-kulturore dhe ushqimore në të gjithë rajonin.

Krahas rritjes së përgjithshme të popullsisë në rajonin e aziatik, thotë më tej raporti, pritet që të ardhurat e njerëzve të rriten. Turkmenistani, i cili është i pasur me rezerva të gazit natyror dhe të naftës, është ndër vendet që parashikohet të përjetojnë një rritje të konsiderueshme të PBB-së për frymë, nga 6,990 dollarë në vitin 2015 në 12,028 dollarë në vitin 2022, që është ndër më të lartat në rajon. Ky vlerësim bazohet në rritjen e pritshme graduale të çmimeve të mallrave të energjisë. /monitor/b.d

Next Post
VIDEO/ Dhuna barbare ndaj arbitrave, bien në pranga tre futbollistët e Këlcyrës

VIDEO/ Dhuna barbare ndaj arbitrave, bien në pranga tre futbollistët e Këlcyrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In