• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projeksioni i OKB: Në vitin 2100 do të mbetemi vetëm 512 mijë shqiptarë

by A R
14/01/2020 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërive, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit.

Në parashikimet e publikuara në vitin 2018, sipas variantit të lartë të parashikimit (me normë të lartë fertiliteti), popullsia e vendit në vitin 2100 pritej të mbetej në rreth 2.8 milionë persona, në një rënie të lehtë nga niveli aktual prej 2.87 milionë banorësh. Por, vetëm një vit më pas, në 2019-n, pritshmëria është ulur ndjeshëm edhe për variantin optimist. Në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë, ose 31% më pak se parashikimi i një viti më parë.

Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë, nga 1.6 milionë banorë që ishte parashikimi në vitin 2018 për këtë skenar, me një ulje prej rreth 34%.

Rishikimi më i lartë është bërë për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në bazë të së cilin, në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë. Më parë, pritshmëria ishte për 860 mijë banorë, pra parashikimi është ulur me 40%.

Arsyet

Rënia e lindshmërisë (fertiliteti-norma bruto e lindjeve) dhe rifillimi i ciklit të emigracionit pritet që të tkurrin popullsinë në dekadat në vijim.

Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se gratë që jetojnë në Shqipëri vit pas viti po heqin dorë nga mëmësia, duke reduktuar në mënyrë drastike numrin e bebeve të sjella në jetë. Në vitin 2018 ky fenomen u theksua edhe më shumë kur numri mesatar i fëmijëve të lindur nga një grua shënoi rekord historik. Indeksi i fertilitetit ishte vetëm 1.37 fëmijë për një grua nga 1.48 fëmijë  më 2017 dhe nga 1.73 fëmijë për grua që ishte ky indeks në vitin 2014, sipas të dhënave të INSTAT.

Rënia me shpejtësi e numrit të lindjeve e ka çuar Shqipërinë nën normën e zëvendësimit e cila përllogaritet 2.1 fëmijë për grua. Gjithashtu Shqipëria e ka normën e lindshmërisë shumë poshtë indeksit global të fertilitetit i cili në vitin 2017 ishte 2.4 fëmijë për grua sipas të dhënave të Bankës Botërore. Gratë shqiptare lindin gati 50 për qind më pak fëmijë se mesatarja globale.

Nga  janari 2014 deri në janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar mesatarisht me 0,16 % në vit. Si pasojë e këtyre zhvillimeve raportet e varësisë janë rritur për moshat e vjetra dhe janë ulur për ato të rejat. Raportet e varësisë llogariten duke krahasuar numrin e personave (të rinjtë 0-14 vjeç dhe/ose të moshuarit 65+ vjeç) me popullsinë në moshë pune.

Ndërsa nga viti 2015, Shqipëria po përjeton një rritje të re të fenomenit të emigracionit. Vetëm aplikimet për azil, në pesë vitet e fundit kanë arritur në rreth 200 mijë, sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat, ndërsa ka dhe shumë të tjerë që ikin me kontrata pune, ose që thjesht largohen e nuk kthehen më. Largimi i popullsisë po bëhet problem për sipërmarrjet, të cilat ankohen se nuk po gjejnë fuqi punëtore të specializuar. Në një sondazh të fundit, Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” gjeti se rreth 61% e ndërmarrjeve kanë pasur punonjës të larguar për arsye emigracioni gjatë vitit 2019.

Rënia e popullsisë, sidomos largimi i popullsisë në moshë pune pritet të japë efekte të rënda në të ardhmen, si në skemën e pensioneve, me krijimin e një shtrese të brishtë pa kujdesin e duhur, ashtu dhe në rënien e produktivitetit të sipërmarrjeve, me efekt në tendencën e pagave, investimeve të tyre e taksave që paguajnë, me pasoja afatgjata në ngadalësimin e ekonomisë së vendit.

/a.r

Next Post
Legalizimi i shtëpive publike? Blogerja: Shqiptarët le të merren me sport ose të masturbohen!

Legalizimi i shtëpive publike? Blogerja: Shqiptarët le të merren me sport ose të masturbohen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In