• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Progresi në menaxhimin financiar, KE i akordon Shqipërisë 14 mln euro

by A R
15/11/2016 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evropian i ka akorduar Shqipërisë këstin prej 14 milionë eurosh bazuar në progresin e bërë deri tani në funksion të zbatimit të reformës së menaxhimit financiar.

Lajmi u konfirmua nga ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin nëpërmjet një deklarate shpërndarë për mediat.

Jam shumë e kënaqur të njoftoj se Komisioni Evropian i ka paguar pjesën e parë prej rreth 14 milionë € buxhetit kombëtar shqiptar bazuar në performancën dhe  progresin e deritanishëm në zbatimin e reformës së menaxhimit financiar.

Deklarata për shtyp nga Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin:

“Një menaxhim më i mirë dhe më transparent i burimeve të kufizuara të shtetit mund të ketë një ndikim shumë më të madh sesa fondet që siguron BE-ja përmes kursimeve, shpenzimeve më efikase, më të prioritizuara dhe më me vlerë për paratë, prokurimit konkurrues, reduktimit të mbetjeve dhe korrupsionit”, thuhet midis t♪7 tjerash në deklaratën e Vlahutin.

Përmirësimi i menaxhimit financiar publik është një element i domosdoshëm për BE-në që të sigurojë mbështetje edhe për reforma të tjera, dhe është në veçanti një kusht konkret për disbursimin e rreth 130 milionë € të vendosura deri tani, nga zarfi i përgjithshëm prej 650 milionë € për periudhën 2014-2020, duke mbështetur reformat në administratën publike, punësim dhe arsim profesional, transportin dhe në luftën kundër korrupsionit.

Një menaxhim më i mirë dhe më transparent i burimeve të kufizuara të shtetit mund të ketë një ndikim shumë më të madh sesa fondet që siguron BE-ja përmes kursimeve, shpenzimeve më efikase, më të prioritizuara dhe më me vlerë për paratë, prokurimit konkurrues, reduktimit të mbetjeve dhe korrupsionit. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies te qytetarët për të pasur qasje në informacionin mbi përdorimin e burimeve publike dhe çfarë rezultatesh arrihen është një tjetër element thelbësor i reformës. Rezultatet e tij mund t’i mundësojnë Shqipërisë t’i përballojë më mirë shërbimet publike, si drejtësia e paanshme, rrugët e sigurta, përkujdesje shëndetësore me cilësi të mirë, ushqim i sigurt, mbledhje efikase e mbetjeve, ujë i pijshëm i pastër dhe higjienë.

Që prej fillimit të reformës Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e strategjisë për menaxhimin financiar publik. Është bërë progres, për shembull, në likuidimin e pagesave të prapambetura si borxh i fshehtë për shkak të faturave dhe TVSh-së së papaguar kompanive, të akumuluara para vitit 2013, rishikimin e ligjit për sistemin e buxhetit, forcimin e procedurave të kontrollit të brendshëm dhe kapacitetit për inspektime financiare, më shumë qasje online në sistemin e thesarit, lufta kundër informalitetit, përmirësimi i manualeve të auditimit të jashtëm dhe rritja e transparencës së buxhetit. Struktura e Ministrisë së Financave është përmirësuar. Vlerësimi i radhës i KE-së për zbatimin e reformës pritet në pranverë 2017.

Institucionet qeveritare, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Parlamenti kanë detyrimin ta kryejnë dhe lehtësojnë zbatimin e kësaj reforme sipas mandatit të tyre, ndërsa për qytetarët , institutet kërkimore dhe gjithë aktorët jo-shtetërorë është në interesin e tyre më të mirë të luajnë rol dhe të angazhohen më intensivisht për ta shfrytëzuar sa më mirë zbatimin e reformës.

Next Post
Mësuesi që bënte seks me nxënëset sipër vellos së gruas

Mësuesi që bënte seks me nxënëset sipër vellos së gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

July 31, 2026
Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

July 31, 2026
Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

July 31, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

July 31, 2026
Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

July 31, 2026
“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

July 31, 2026
Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

July 31, 2026
Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

July 31, 2026
Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

July 31, 2026
Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com