Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në prag të publikimit të progres raportit nga Brukseli u shpreh se tonet për Shqipërinë do të jenë tejet pozitive.
Megjithatë, Gjosha tha se Shqipëria ende nuk është gati për një rekomandim nga Komisioni Europian për sa i përket hapjes së negociatave.
“Kjo vetëm për një kusht, reforma në drejtësi. Kjo reformë do të jetë kyçi i suksesit të integrimit.
Kjo është reforma që do t’i japë vendit mundësinë për të kërkuar më pas hapjen e negociatave”tha Gjosha në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” e cila shtoi se menjëherë pas miratimit të kësaj reforme, Shqipëria do të kërkojë një datë për hapjen e negociatave.









