Ballist Morinës, tifozit më të famshëm shqiptar që u arrestua sot në Tiranë me dy armë iu gjetën edhe 36 bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi që do të luhet nesër në “Elbasan Arena”.
Në fakt, biletat ishin të personalizuara me emrat e personave sipër biletës. Por lind pyetja: në një kohë që tifozët kuqezi po mundohen në çdo cep të vendit të gjejnë bileta, si i gjeti Ballisti plot 36 bileta për këtë supersfidë?
Sipas policisë, të gjithë personat që kishin emrin në biletë do të shoqërohen dhe do të merren në pyetje. Nga verifikimi paraprak, biletat rezultojnë të rregullta, pasi fillimisht u hodhën dyshime se mund të ishin të falsifikuara.
Sakaq, ato do verifikohen nga krimi ekonomik per elementet e sigurise. Është ende e paqartë se çfarë ka pasur në mendje Ballisti për ndeshjen e kthimit në Shqipëri më Serbinë, pas ngritjes së dronit në stadiumin e Beogradit.
