• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Progres-raporti/ Basha: Rama mban peng integrimin

by A R
10/11/2015 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim ambasadoren e Bashkimit evropian në Tiranë Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi kryeopozitarit raportin e progresit të Shqipërisë. Pas takimit, kreu i selisë blu dha një deklaratë për mediat, gjatë së cilës fajësoi Ramën për mungesën e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Fakti është që përgjegjësia për mos-hapjen e negociatave është e atij që më 21 qershor pamundësoi zgjedhje demokratike duke shkatërruar procesin zgjedhor. Përgjegjësia është e njëriut që edhe sot e kësaj dite zvarrit pafundësisht konsensusin për dekriminalizimin duke u bërë mburojë e njerëzve që promovoi në Parlament dhe pushtetin vendor, individë vrasës, të lidhur me drogën dhe prostitucionin. Mos-hapja e negociatave është përgjegjësi e njeriut që nga njëra anë ngre gishtin tek gjyqësori, por nga ana tjetër refuzon të emërojë gjyqtarët në Gjykatën e Lartë sepse përdor si mazha gjyqtarët me mandat të skaduar”, tha Basha.

Sipas Bashës, më tepër se politik, dëmi që po i shkakton kjo qeveri vendit, është edhe ekonomik. Ai ripërsëriti akuzat e opozitës për disa emra të kabinetit qeveritar si Ilir Beqajn, që opozita e akuzon për korrupsion me tenderat në shëndetësi, Damian Gjiknurin për marrëveshjen me CEZ, Saimir Tahirin, që e akuzon për lidhje me trafikun e drogës dhe Arben Ahmetajn, për tender korruptiv për landfillin e Elbasanit.

“Nuk ka asgjë të përbashkët ëndrra jonë europiane me këtë qeveri. Mosreflektimi i Edi Ramës nuk është më risi për shqiptarët. Shqipëria është i vetmi vend me statusin kandidat pa negociata të hapura”, shtoi Basha.

Kreu i opozitës ripërsëriti thirrjen për mosbindje civile.

“Mosbvindje civile dhe të marrim në dorë fatet e vendit si europianë sepse kjo qeveri është në muzgun e saj dhe përpara e pret një natë e errët e zullumit. Koha ka ardhur që të reagojmë të gjithë së bashku”, vijoi Basha.

Next Post

Guardiola do të largohet nga Bayern Munich?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com