• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Programi për gruan, Berisha vijon me premtimet: Kredi, grante e pagesa shtetërore për fëmijët

by B K
08/03/2025 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gruaja shqiptare ndodhet në vitet ndër më të vështirat e saj, këtë deklaroi Sali Berisha takimit me gratë dhe vajzat demokrate ku prezantoi programin e Partisë Demokratike për fuqizimin e tyre. Sipas Berishës gruaja sot ndodhet në të njëjtën situatën si 34 vite më parë, në komunizëm, dhe shtoi se dhuna ndaj tyre është rritur në vitet e fundit.

“Dhuna ndaj tyre është rritur me 50 për qind e më shumë. Në rast po të marrësh shifrat e sotme të popullatës, është rritur me 100 për qind në të gjitha format”, tha Berisha, raporton A2 CNN.

Lideri i opozitës pohoi se qeveria nuk ka asnjë projekt të vetëm për të përforcuar rolin e gruas në shoqëri, por siç tha ai modeli që u tregohet është vetëm dhuna. “Kryeministri Edi Rama është kryeministri më mizogjen që ka pasur Shqipëria ndonjëherë dhe që ka njohur Europa. Ato shpërthime që i ra tavolinës, ato janë të zakonshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Janë të zakonshme në ditën e tij të punës”.

Berisha pohoi se Partia Demokratike është e vetëdijshme për potencialin e gruas, ndaj shtoi se në program fokus të veçantë do të jetë fuqizimi i tyre. “Do bëjmë gjithçka që nënat me fëmijë të kenë pagesat për fëmijë. Që nëna me fëmijën e tretë do i paguhet nga lindja gjer në 23 vjet tërësisht nga shteti fëmija i tretë, do bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit të tyre, me kredi me grante”.

Lideri demokrat premtoi se në listat për deputetë do të ketë përfaqësi të grave, ku shtoi se nuk do të jenë vetëm për plotësim kuotash por do të kenë edhe role drejtuese në qeverisje nëse në 11 maj marrin besimin e shqiptarëve.

Next Post
Trump nuk i harron miqtë, Orban: Do të kemi paketë bashkëpunimi ekonomik 

Trump nuk i harron miqtë, Orban: Do të kemi paketë bashkëpunimi ekonomik 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com