• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Programi kopil i PD-së si “filius mater ignotea”

by Albert P. Nikolla
08/02/2021 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Albert Nikolla

Në Romën antike, qysh kur Perandori Kostandin në vitin 312 (pas Krishtit) e shpalli Krishtërimin si fe zyrtare të Perandorisë, filluan të hapen spitalet, abacitë, shtëpitë e murgeshave, kuvendet fetare me natyrë bamirëse. Asokohe, kur ndonjë grua ngelej shtatzënë jashtë martese, i mbeteshin dy mundësi: ose të abortonte ose ta mbante fëmijën deri në lindje dhe pastaj ta dorëzonte në kuvendet e murgeshave pa u identifikuar. Për të shmangur identifikimin dhe për të ruajtur sadopak dinjitetin e gruas fatkeqe, kuvendet kishin ndërtuar disa të çara në murin rrethues dhe aty kishin vënë një rrotë druri me një djep të vogël. Aty nëna e re vinte foshnjën dhe murgesha e rrotullonte rrotën drurit dhe fëmija futej brenda kuvendit pa e parë fare se kush ishte nëna e tij. Tradita katolike kërkonte që pagëzimi të bëhej sa më parë dhe duhej regjistruar fëmija në Regjistrin e të pagëzuarve. Në këto raste në regjistër shënohej: filius mater ignotea est – bir i një nëne të panjohur. Nga këtu evolucioni gjuhësor në të folurën romake: “figlio della mignotta”, shqip kopil.

Fati i copëzave të programit fantazëm të PD-së është krejt i ngjashëm me “figlio della mignotta”. Ka tashmë dy javë që nga zyrat e PD-së ka filluar një shfaqje e çuditshme ku pohohet se po paraqiten programet e Opozitës sipas fushave, ndërkohë asgjë të vërtetë nuk ka në këtë pohim. Ka vetëm copëza pohimesh groteske, por asgjë të strukturuar dhe të llogaritur që mund të quhet një program i vërtetë. Nuk mund të quhet program një parullë ku kryetari formal i Opozitës shprehet: “Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit! Ne nuk do t’i braktisim kurrë pensionistët tanë” (www.pd.al) . Kjo parullë nuk shoqërohet me asnjë llogari, me aspak histori se si është lënë gjendja e pensionistëve në vitin 2013 kur Qeveria Socialiste u detyrua të paguajë edhe pagesën e normës se inflacionit (indeksimi) të viteve 2005 – 2008 që nuk ishte bërë nga qeverisja e PD-së. Si mund të gënjehet kështu! Apo ta hajë kusht ta hajë. Si program kopil. E prezantoj programin, por nuk ju jap llogari se si realizohet. Pra Qeveria Socliste jo vetëm ka paguar përherë indeksimin e pensioneve por është detyruar, nga papërgjegjshmëria e PD-së, të paguajë edhe kuotat e viteve të prapambetura. Si mund t’i zihet besë një partie që ka mashtruar pensionistët për tetë vite me radhë kur tani thotë se do do tu rrisë pensionet përveç indeksimit. Se ku do i marrin lekët – nuk ka asnjë përgjigje. Përkundrazi, thonë se do të ulin edhe pagesat e sigurimeve shoqërore nga ku dalin edhe pensionet. Pra rrenë e dyfishtë.

Një tjetër dukuri interesante që zbulon rrenat e PD-së ka të bëjë me faktin që këto copëza parullash dalin në faqen web të partisë: www.pd.al dhe pas dy tre ditësh zhduken dhe riformulohen. Në fakt, i ashtuquajturi program social është paraqitur në katër versione të ndryshme ku secili është më grotesk se i mëparshmi. Parulla tjetër që ishte shqafur sot në muret e Shqupit shkruante: “Angazhohem të dyfishojmë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Nën qeverisjen tonë, askush nuk do të braktiset, shpërfillet dhe nëpërkëmbet”. Ndihma ekonomike, ashtu si pensionet, është një ndër trashëgimitë më të trishta të qeverisjes së PD-së. Në vitin 2013, ndihma ekonomike mesatare për familje ishte 3.500 lekë. Përgjatë qeverisjes socialiste kjo shumë thuajse është dyfishura duke arritur deri në 6.000 lekë. Jo vetëm, për kushtet e pandemisë Covid, qeveria ka marrë përsipër edhe dyfishimin e ndihmës ekonomike të rritur, duke bërë që në krahasim me trashëgiminë e PD-së ta katërfishojmë ndihmën ekonomike.

Ndërkohë, parullat vazhdojnë, natyrisht pa llogari matematikore mbi kostot, ndoshta kanë frikë se makinat llogaritëse të Shqupit kanë konfiguracionin matematikor “Basha” dhe ua nxjerr llogaritë gabim. Parulla e radhës: “Angazhohem që njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes tonë dhe jo thjesht përfitues pasivë apo viktima të indiferencës”. Dihet tashmë që prej 2013-s se në Qeverinë Rama ka përfaqësues të Personave me Aftësi të Kufizuara. Edhe në këtë parullë del në pah mungesa totale e seriozitetit të PD-së e sidomos kryetarit formal të saj. Nëse ka një mjerim autentik nga trashëgimia e qeverisjes 2005 – 2013, ajo lidhet me trajtimin që u është bërë personave me aftësi të kufizuara, ku ata jo vetëm nuk kishin përfaqësues në qeveri, por skema e vjetër e vlerësimit ishte me një nivel marramendës abuzimi. Një vit pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Rama, u bë njësimi i qasjes së vlerësimit me parimet e shprehura në Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, si edhe me nenin përkatës të Ligjit nr.93/2014, datë 24.7.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara ( Kapitulli III, neni 10). Kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria jonë me konsulencën e Projektit “Modernizimi i Asistencës Sociale në Shqipëri”, të financuar nga huaja IBRD Loan 8141-AL e Bankës Botërore. Për pasojë u krye Reformimi i sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar nëpërmjet vlerësimit bio-psiko-social bazuar në standardet ndërkombëtare të klasifikimit të aftësisë së kufizuar të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH-së) duke ulur me 10% rastet abuzive të përfituesve që nuk shfaqin aftësi të kufizuar.
Për t’i bërë sa më të besueshme paraullat e kryetarit, në vend që të bëhën analiza profesionale mbi kostot e çdo propozimi, zgjidhet një rrugë qesharake: njëra nga kandidatet për deputete del e thotë – “këto premtime që ka bërë kryetari do të realizohen sepse unë e njoh mirë atë. Është njeri serioz”. Teatri vazhdon dhe Shqupi përgatit parullën e radhës.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 9 Shkurt 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In