• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Programi i rindërtimit pas tërmetit, Ahmetaj: Buxheti nuk preket. Nuk cënon shërbimet, pagat e pensionet

by Java News
05/12/2019 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj garantoi sot se situata në vend pas tërmetit të 26 nëntorit, nuk do të ketë pasojë në buxhetin e shtetit.

Në fjalën e tij në seancë plenare, Ahmetaj tha se edhe pse kostot e rindërtimit pas fatkeqësisë natyrore, janë të mëdha, kjo nuk do të ndikojë në buxhet, asnjë taksë nuk do të rritet dhe asnjë investim i parashikuar apo subvencion për shtresat në nevojë nuk do të cënohet.

“Nuk do rrisim asnjë taksë, asnjë taksë, në mënyrë direkte as borxhin s’do e rrisim, por do i përgjigjemi në dinamikë duke nisur nga 1 janari me programin specifik të detajuar të ndërtuar nga vetë kryeministri me ndihmën e komisionit të Ekonomisë e Financave për atë që sot prezantohet si programi i rindërtimit.

E theksoj është dinamik, s’ka rritje taksash e që ditën e parë nis me gati 200 milionë USD.

Fillojmë me 70 milionë dollarë nga donatorët. Të jeni të bindur do shkojë mbi 150 mln euro mbështetja nga donatorët, shumë shpejt do jetë konferenca e donatorëve iniciuar nga KE.

Ky pra është buxheti, thelbi është: 1 program të rëndësishëm rindërtimi që do fokusohet te ndërtimi i banesave në Tiranë, Durrës, Thumanë, Lezhë apo edhe diku tjetër. Paralel do ketë për strehim, që në fillesë në buxhet është 1 miliardë lekë.

Kosto e akomodimit në hotel sot është 2.4 milion usd në muaj që përballohet nga qeveria.

Rritja ekonomike do duhet të vazhdojë dhe për 1 muaj apo 2 muaj do duhet të kalojë trauma e rëndë që pësuam nga tragjedia, ne do duhet të fokusohemi te zhdukja e pasojave, mos lënia e asnjë qytetari mbrapa, rindërtimi i vendit dhe rritja ekonomike.

Ky buxhet që kalojmë ne sot këtu nuk preket, nuk ulet e nuk cënohen shërbime e paga e pensione, zero, asnjë shërbim publik nuk cënohet, asnjë subvencion, ndjekim ritmin vjetor të rritjes.

E treta nuk rrit direkt borxhin me operacionet korrente.

Vende të tjera u ka kapërcyer me 3 a 4 % të GDP deficiti kur kanë pasur tragjedi të tilla. 200 mld usd nga uragani kaltrina, në Serbi i kërëceu deficiti nga 2 në 5 minus”, tha Ahmetaj. /e.s/

Next Post
“Shumë familje nuk kanë ndihma”/ Hajdari: Buxheti të rishikohet. Shembja e shpejtë e objekteve është një akt kriminal

"Shumë familje nuk kanë ndihma"/ Hajdari: Buxheti të rishikohet. Shembja e shpejtë e objekteve është një akt kriminal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

August 14, 2026
Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

August 14, 2026
Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

August 14, 2026
Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

August 14, 2026

Shqiptarët mbajnë lidhje të forta, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

August 14, 2026
Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

August 14, 2026
Rama publikon pamje nga Kruja: Atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Rama publikon pamje nga Kruja: Atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

August 14, 2026
SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

August 14, 2026
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për javën e ardhshme

Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti sot

August 14, 2026
Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com