• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

by E S
07/04/2026 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e Veriut po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke u zgjeruar me përfshirjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Fakultetit të Arkitekturës.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe GIZ Albania, synohet ndërtimi i një qasjeje të integruar për adresimin e çështjeve të pronësisë dhe zhvillimin e projekteve të restaurimit.

Lajmi u bë i ditur sot, 7 prill, nga ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, gjatë një aktiviteti në Malësi të Madhe, ku prezantoi ecurinë dhe fazat e ardhshme të programit. Sipas tij, nisma synon jo vetëm ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe kthimin e saj në një aset për zhvillimin ekonomik dhe social të komuniteteve lokale.

Sipas tij, programi është aktualisht në një fazë të konsoliduar institucionale dhe teknike.

Gjatë viteve 2023-2025, përmes një projekti ‘pilot’ me mbështetjen e GIZ Albania, u përfshinë 20 kulla, bujtina dhe njësi agroturizmi, duke u integruar në ofertën turistike përmes itinerareve të strukturuara dhe trajnimit të operatorëve lokalë.

Në nëntor 2025, Ministria lançoi zyrtarisht programin kombëtar dhe formalizoi bashkëpunimin me GIZ Albania përmes një Memorandumi Mirëkuptimi. Aktualisht, puna është përqendruar në ndërtimin e një baze të plotë të dhënash dhe përgatitjen e ndërhyrjeve konkrete në terren.

Deri më tani janë inventarizuar 523 kulla në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Paralelisht është ngritur një platformë digjitale GIS për planifikim dhe vendimmarrje, ndërsa janë realizuar analiza mbi statusin ligjor dhe pronësinë e objekteve.

Programi përfshin gjithashtu hartimin e projekteve të restaurimit në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës, si dhe rekomandime për funksionalizimin e kullave si bujtina, muze dhe hapësira për aktivitete kulturore. Një rol të rëndësishëm luan edhe ndërthurja e trashëgimisë materiale me atë jomateriale, ku përfshihen elementë si lahuta, xhubleta dhe “Oja”, pjesë e listave të UNESCO-s.

Në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, po punohet për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë dhe lehtësimin e procedurave për pajisjen me certifikata pronësie, me synim tërheqjen e investimeve private.

Ministri thekson se këto ndërhyrje do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit, duke krijuar një produkt autentik që zgjeron ofertën përtej sezonit dhe destinacioneve tradicionale, veçanërisht në zonat malore.

Programi pritet të hyjë në fazën e zbatimit të plotë gjatë periudhës 2027-2029, me një buxhet fillestar prej 400 mijë eurosh për vitin 2027 dhe pritshmëri për rritje në vitet në vijim. Fokus do të jetë restaurimi, funksionalizimi dhe integrimi i kullave në rrjetin turistik kombëtar.

Next Post
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In