• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Programi i Bashës për pronat, Kulluri i ‘përvishet’: Ndjesë idiote, tha na falni po do e bëjmë sërish

by Ardit Rada
01/03/2021 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para disa ditësh Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenin 7 të ligjit për kompensimin e pronave dhe disa pika të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Kreu i PD Lulzim Basha dje ka prezantuar programin qeverisës për pronat, takim të cilin e nisi me një ndjesë ndaj të gjithë pronarëve për vendimet e vonuara të PD dhe problemet me pronat. Por këtu Basha shtoi se pas 25 Prillit, ndjesën për problemet e pazgjidhura do ta kthejnë në angazhime konkrete përmes një kuadrit të ri ligjor.

Lidhur me këtë ndjesë të bashkës ka reaguar ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, i cili e quan shprehje idiote ndjesën e Bashës në emër të PD. Ndërkaq ai komenton dhe planin e PD, me të cilin thotë se opozita po vazhdon të njëjtën rrugë të gabimeve në 13 vite qeverisje jo duke mohuar me ligj njohjen dhe kthimin e pronave të lira por duke marrë prapë në dorë qeveria të drejten e shpërndarjes së pronave me “agjensinë e vjedhjes së pronave”!

“E ndërkohë në krahun tjetër, partia më e madhe e opozitës jo vetëm që këtë çështja nuk e ka zgjidhur sa dhe si duhet, por vazhdon të njëjtën rrugë të gabimeve në 13 vite qeverisje jo duke mohuar me ligj njohjen dhe kthimin e pronave të lira por duke marrë prapë në dorë qeveria të drejten e shpërndarjes së pronave me “agjensinë e vjedhjes së pronave”!

Një qasje etatiste që e vë qeverine në rolin e “pronarit” dhe jo gjykatën si dhënëse të të drejtës! E ndërkohe i këput dhe një shprehje idiote “kerkoj falje në emër te PD”, pa thënë se për çfarë kërkon falje dhe pse duhet të kerkojë falje!

Pra “na falni po do e bëjme prapë”, per sa kohë në krah te kryetarit te PD dhe qeverine Rama- Basha kishte ish drejtues qe kane abuzuar me pronat e shqiptareve! E ne fakt, falje duhet te kerkoje per “pallatin qe ndertoi mbi uje” ne Vlore e jo duke marre rolin e pronarit qeveria imagjinare e tij dhe administratoret te jene ata qe qe kane tjetersuar prona apo kthyer sipas qejfeve korruptive”, tha ai.

Gjatë prezantimit të programit Basha tha se pas 25 prillit, do të hartojë kuadër të ri ligjor për pronën, duke shfuqizuar ligjin e vitit 2013, të cilin  e ka konsideruar si një shpronësim të dytë të pronarëve të ligjshëm në Shqipëri. Ndër të tjera kryedemokrati premtoi se do të krijohet një agjenci ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private dhe atë publike, e cila sipas tij do të bëjë edhe kontrollin antikorrupsion.

Postimi i Edin Kullurit:

Pse çsshtja e pronave nuk zgjidhet dot nga PS dhe leaderishipi i PD!

Para 1 jave Gjykata Kushtetuese rrëzoi disa nene te Ligjit per Trajtimin e Pronave te cilat cenon ne menyre flagrante te drejten natyrore te prones! Dhe sic pritet, do rrezoje ato parashikime ligjore si ne Ligjin per Investime Strategjike qe ne menyre anti-Kushtetuese cenojne ne menyre brutale kete te drejte duke i dhene te drejte “oligarkeve” ekonomik dhe politik te grabisin pronat e shqiptareve ne emer “te zhvillimit”!

Dhe kjo behet hapur e diten me diell nga ish Partia e Punes prej se ciles te djathtet nuk presin gje!

E nderkohe ne krahun tjeter, partia me e madhe e opozites jo vetem qe kete ceshtja nuk e ka zgjidhur sa dhe si duhet, por vazhdon te njejten rruge te gabimeve ne 13 vite qeverisje jo duke mohuar me ligj njohjen dhe kthimin e pronave te lira por duke marre prape ne dore qeveria te drejten e shperndarjes se pronave me “agjensine e vjedhjes se pronave”!

Nje qasje etatiste qe e ve qeverine ne rolin e “pronarit” dhe jo gjykaten si dhenese te te drejtes! E nderkohe i keput dhe nje shprehje idiote “kerkoj falje ne emer te PD”, pa thene se per cfare kerkon falje dhe pse duhet te kerkoje falje!

Pra “na falni po do e bejme prape”, per sa kohe ne krah te kryetarit te PD dhe qeverine Rama- Basha kishte ish drejtues qe kane abuzuar me pronat e shqiptareve!

E ne fakt, falje duhet te kerkoje per “pallatin qe ndertoi mbi uje” ne Vlore e jo duke marre rolin e pronarit qeveria imagjinare e tij dhe administratoret te jene ata qe qe kane tjetersuar prona apo kthyer sipas qejfeve korruptive!

Nje qasje vertete e djathte duhet te njohe me ligj te drejten kushtetuese te trashegimise se prones e ti kaloje gjykatave kompetencen qe i takon per te garantuar kete te drejte. Ndersa rolin e qeverise t’ja lere ish komunisteve te PS! Parti e djathte me mentalitet etatist te majte nuk ka dhe s’mund te kete! Dhe aq me teper te votohet nga ata qe jane trashegimtare te 42 mije dosjeve qe zvarriten ne Komisionin e Trajtimit te Pronave prej 20 vitesh a me shume!/a.p

Next Post
Pasojat e Covid-19/ Mjeku shqiptar: E lidhin vetëm me problemet e frymëmarrjes, por prek çdo organ

Pasojat e Covid-19/ Mjeku shqiptar: E lidhin vetëm me problemet e frymëmarrjes, por prek çdo organ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët

Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët

January 28, 2026
“Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

“Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

January 28, 2026
Ndryshon formula për Maturën 2023/ Provim për t’u pranuar në Mjekësi, ja tri risitë

Problem rrjedhja e tezave gjatë testimit/ Forcohen rregullat për Maturën, lista e maturantëve do publikohet më shpejt

January 28, 2026
Përmbyset furgoni në fshatin Salari të Tepelenës, humb jetën shoferi

Përmbyset furgoni në fshatin Salari të Tepelenës, humb jetën shoferi

January 28, 2026
Ilir Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës “arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese ia rrëzon kërkesën

Ilir Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës “arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese ia rrëzon kërkesën

January 28, 2026

Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar

January 28, 2026
Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

January 28, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ismail Kadareja, shkrimtar i angazhuar komunist dhe mjeshtër i gjuhës

January 28, 2026
Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In