• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Programi bërthamor; Çfarë duhet të dini para raundit të ri të bisedimeve SHBA-Iran?

by B K
19/04/2025 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Negociatorët iranianë dhe amerikanë do të mbajnë rundin e dytë të bisedimeve indirekte më 19 prill, një javë pasi mbajtën bisedime të cilat palët i përshkruan si “konstruktive” dhe “pozitive”.

Përderisa rundi i parë u mbajt në Oman, rundi i dytë do të mbahet në Romë. Diplomatët e Omanit do të vazhdojnë të ndërmjetësojnë bisedimet.

Në këtë tekst mund të mësoni se cilat janë qëndrimet para rundit të ri të negociatave mbi programin bërthamor të Iranit, teksa ekziston ende mundësia e një veprimi ushtarak.

Witkoff ndryshon qëndrim për kufizimet e pasurimit të uraniumit

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili po udhëheq ekipin negociator të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për çështjen bërthamore, nxiti pakënaqësi pasi publikisht ndryshoi qëndrim sa i përket programit bërthamor të Iranit.

Më 15 prill, ai deklaroi se Irani do të duhet ta kufizojë pasurimin e uraniumit në 3.67 për qind – kufiri i vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nga e cila Trump u tërhoq në vitin 2018.

Por, vetëm disa orë më vonë, Steve Witkoff u tërhoq nga deklarata e tij, pas një reagimi të ashpër nga përkrahësit e linjës së ashpër, që kërkojnë shkatërrimin e plotë të programit bërthamor të Iranit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ai tha se Irani “duhet të ndalojë dhe të eliminojë plotësisht programin e tij të pasurimit dhe armatimit bërthamor”.

Ky ndryshim i papritur duket se i ka hutuar zyrtarët iranianë. Ministri i Jashtëm dhe kryenegociatori, Abbas Araqchi, reagoi duke thënë se “qëndrimi i vërtetë i Uashingtonit duhet të qartësohet në tryezën e negociatave”.

Irani ka mbajtur vazhdimisht qëndrimin se programi i tij bërthamor është paqësor dhe ka përjashtuar mundësinë e shkatërrimit të tij.

Jalil Roshandel, drejtor i Programit për Studime të Sigurisë në Universitetin East Carolina, tha për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë se administrata e Trumpit ka pak gjasa që të mbajë gjatë qëndrimin e saj të ashpër.

“Trump mund të korrë një fitore politike duke pranuar kufirin prej 3.67 për qind në këmbim të koncesioneve të tjera, si për shembull zgjatja e afatit të skadencës për sanksionet e OKB-së që përfundon në tetor”, tha Roshandel.

Zgjerimi i temave të bisedimeve

Një tjetër pikë e ndjeshme në bisedime është nëse një marrëveshje e mundshme do të fokusohet vetëm tek aktivitetet bërthamore të Iranit apo do të përfshijë edhe programin e raketave.

Në një intervistë për Fox News më 15 prill, Witkoff tha se bisedimet në Romë do të përfshijnë gjithashtu “verifikimin e armatosjes”, përfshirë raketat.

Por, Irani prej kohësh ka refuzuar të negociojë për arsenalin e tij raketor, të cilin e konsideron pjesë thelbësore të strategjisë së tij mbrojtëse.

Republika Islamike përdori dronë dhe raketa në dy sulmet e kryera ndaj Izraelit vitin e kaluar – ku i dyti u përshkrua si sulmi më i madh në histori i kryer me raketa balistike.

Mark Fitzpatrick, ish-diplomat amerikan dhe ekspert për mospërhapjen e armëve, tha se zgjerimi i fushës së bisedimeve mund ta ndërlikojë përparimin.

“Nuk është befasi që ekipi i Trumpit dëshiron t’i rikthejë raketat në tryezë të bisedimeve”, i tha ai Radios Farda të REL-it. “Por, kjo do t’i bëjë negociatat shumë më të vështira për shkak të qëndrimit të palëkundur të Iranit se raketat janë thelbësore për mbrojtjen dhe politikën e tij për parandalim”.

Fuqitë evropiane lihen në hije

Britania, Gjermania dhe Franca – që së bashku njihen si “E3” – janë po ashtu nënshkruese të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet e mëparshme për ta ringjallur marrëveshjen.

Këtë herë, megjithatë, duket se janë lënë plotësisht jashtë kësaj çështjeje. Edhe pse rundi i ardhshëm i bisedimeve do të mbahet në Itali, ndërmjetësimin do ta udhëheqë Omani dhe jo evropianët.

Mediat e lidhura me shtetin në Iran kanë mirëpritur përjashtimin e grupit “E3”. Tehran Times, një gazetë në gjuhën angleze, pretendoi – pa ofruar dëshmi – se këto tri vende janë aq të frustrura nga “përjashtimi” i tyre sa i kanë ofruar mbështetje Rafael Grossit, kreut të agjencisë bërthamore të OKB-së, për t’u bërë sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, nëse ai ndihmon në “demonizimin” e Iranit.

Sipas gazetës, kjo nismë synon të justifikojë rikthimin e sanksioneve të OKB-së – diçka që shtetet e grupit “E3” kanë kërcënuar se do ta ndërmarrin deri në fund të qershorit, nëse Teherani dështon të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.

Presioni ushtarak i SHBA-së në rajon

Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdimisht ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprim ushtarak kundër programit bërthamor të Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Në mes të rritjes së tensioneve – dhe fushatës ajrore të SHBA-së që po shënjestron aleatët e Teheranit në Jemen – Uashingtoni po forcon praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara dislokuan të paktën gjashtë bombardues B-2 në bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Britani në Diego Garcia, një ishull i vogël në Oqeanin Indian. Këtë javë, aeroplanmbajtësja USS Carl Vinson u dislokua për të forcuar praninë e aeroplanmbajtëses USS Harry S. Truman, e cila veçse ndodhet në rajon.

Analistët besojnë se Irani i merr seriozisht kërcënimet e Trumpit, por mbetet e paqartë nëse Teherani është i gatshëm të rrezikojë që të përballet me sulme ajrore ndaj objekteve të tij kryesore bërthamore.

Trump ka deklaruar se Izraeli do të luajë një rol kryesor në çdo sulm të tillë.

Sipas The New York Times, Izraeli ka qenë duke u përgatitur për të ndërmarrë sulme ajrore kundër Iranit – me ndihmën e SHBA-së – që në muajin maj, por është ndaluar nga vetë Trumpi, i cili vendosi të ndjekë fillimisht rrugën e diplomacisë./REL

Next Post
Fluks lëvizjesh për Pashkë, mbi 18 mijë persona hynë në territorin shqiptar brenda 72 orëve

Fluks lëvizjesh për Pashkë, mbi 18 mijë persona hynë në territorin shqiptar brenda 72 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE është një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

Rama për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE është një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

May 20, 2025
Berisha u premton qytetarëve të Kukësit: Traun do e heqim që javën e parë! Nuk do paguani më asnjë qindarkë!

Gazetari Bala: Lajmet nga PD nuk besohen më, Berisha duhet të shkarkohet, po përgatitet dhe pasardhësi! 

May 20, 2025
Açka: Gazment Bardhi e Flamur Noka, si spermatozoidë të tërbuar

Açka: Gazment Bardhi e Flamur Noka, si spermatozoidë të tërbuar

May 20, 2025
160 mln lekë vetëm për reklama në Facebook, PD kryeson listën! Kush janë kandidatët që shpenzuan më shumë për 11 Majin

160 mln lekë vetëm për reklama në Facebook, PD kryeson listën! Kush janë kandidatët që shpenzuan më shumë për 11 Majin

May 20, 2025
AMA marrëveshje me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve

AMA marrëveshje me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve

May 20, 2025
Nga korrupsioni deri tek shpërdorimi i detyrës, SPAK nis hetimet për 39 raste

SPAK zbarkon në Bashkinë Klos/ Shoqërohen disa zyrtarë. Ja çfarë u sekuestruan

May 20, 2025
Nga Basha, Alibeaj e Shehi, te Majko, Kodheli e Kryemadhi, kush janë 79 deputetët aktualë që dorëzojnë mandatin në shtator

Nga Basha, Alibeaj e Shehi, te Majko, Kodheli e Kryemadhi, kush janë 79 deputetët aktualë që dorëzojnë mandatin në shtator

May 20, 2025
“Është gjobitur 24 mln dollarë”, Evi Kokalari “plas bombën”: Boll pyetët sa po paguhet LaCivita, Manafort një nga lobuesit më të shtrenjtë

“Të jetë njeriu kaq i trashë”, Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Duhet të jesh i sëmurë psiqik

May 20, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Asi i BE dhe status quo e Serbisë për dialogun me Kosovën

May 20, 2025
Presidenti i Venezuelës akuza mafies shqiptare në Ekuador: Tentuan të sabotojnë zgjedhjet, erdhën të vendosin bomba! (Video)

Presidenti i Venezuelës akuza mafies shqiptare në Ekuador: Tentuan të sabotojnë zgjedhjet, erdhën të vendosin bomba! (Video)

May 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com