• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Programet e maturës, ku duhet të fokusoheni

by A R
06/02/2018 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit ka publikua prorgamet orjentuese për provimet e maturës 2018.

Ndër provimet më të rëndësishme është ai i Gjuhë-Letërsisë, për të cilin gazeta publikon sot të plotë, atë se ç’farë do përmbajë testi.

Udhëzime

Programi i shkollës së mesme nuk paraqitet me tema mësimore, por me objektiva të cilat e vënë theksin në rezultatet e të nxënit. Objektivat e programit të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë realizohen nëpërmjet teksteve (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik). Fakti që nxënësi përballet dhe ushtrohet në tekste të ndryshme, e bën më të lehtë “transferimin” dhe përdorimin e koncepteve, njohurive e aftësive edhe në tekste të tjera.

Kështu, testi i Maturës Shtetërore do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo patjetër të punuara në klasë. Maturanti testohet për aftësitë intelektuale të vëzhgueshme dhe të matshme, të synuara nga programi dhe të zhvilluara në lëndën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë, të tilla si: − aftësia për të identifikuar dhe për të kuptuar (nivel bazë i aftësive intelektuale); − aftësia për të analizuar dhe për të zbatuar (nivel mesatar i aftësive intelektuale); 2 − aftësia për të vlerësuar, për të gjykuar dhe për të mbrojtur qëndrime të caktuara (nivel i lartë i aftësive intelektuale).

Përqindja e pikëve në test për secilin nivel do të jetë: Nivelet e aftësive intelektuale Niveli bazë Niveli mesatar Niveli i lartë 40% 40% 20% Struktura e testit do të jetë: Pjesa e parë: tekst letrar (45%) Pjesa e dytë: tekst jo letrar (55%) Kjo do të thotë që në përgatitjen e maturantëve për provimin e Maturës Shtetërore do të punohet për përvetësimin e aftësive dhe teknikave zbuluese, shpjeguese, zbatuese, analizuese, sintetizuese dhe vlerësuese. Këto aftësi dhe teknika, nxënësit do t’i demonstrojnë dhe do t’i zbatojnë në tekste tregimtare, poetike, dramatike, bindëse/argumentuese, përshkruese, shpjeguese, informative, eseistike, kulturologjike, të punuara ose jo më parë në klasë. Pra, nxënësit duhet të aftësohen për objektivat e programit orientues. Ata duhet të jenë të aftë të demonstrojnë arritjet e tyre në të gjitha llojet e teksteve.

OBJEKTIVAT E PROGRAMIT ORIENTUES

Objektivat e programit orientues sipas linjave janë: TË LEXUARIT Nënlinja Objektivat Njohuritë mbi fjalën Nxënësi është i aftë: a) Të kuptuarit dhe përdorimi i – të zbulojë kuptimin me të cilin del fjala në drejtë i kuptimit të fjalës. kontekstin që përdoret; b) Interpretimi i kuptimeve të dyta, – të interpretojë kuptimet e figurshme të fjalëve, si si pasuri gjuhësore brenda pasuri e shprehjes artistike në një tekst letrar; situatës tekstore. – të interpretojë kuptimet e dyta të fjalëve, si pasuri c) Vlerësimi i kuptimeve të gjuhësore e shqipes brenda situatës dhe hapësirës 3 figurshme të fjalëve. tekstore; – të vlerësojë kuptimet e figurshme të fjalëve, si pasuri e shprehjes artistike në një tekst.

Strategjitë e të lexuarit Nxënësi është i aftë: a) Përdorimi i strategjive të të – të zbatojë strategji të tilla të të lexuarit, si: strategjia lexuarit për të kuptuar një tekst. e hartës së tekstit, e problem-zgjidhjes, e b) Identifikimi i veçorive të përmbledhjes dhe e diagramit të Venit; teksteve. – të përdorë informacionin e tekstit për të zbuluar c) Evidentimi i veçantive të nëntekstin dhe për të nxjerrë përfundime; llojeve të ndryshme të teksteve – të parafrazojë informacionin e marrë nga tekste të dhe krahasimi mes tyre. llojeve të ndryshme; d) Zbulimi dhe vlerësimi i – të bëjë përmbledhjen e një teksti; pozicionit të autorit. – të zbulojë tipare të përbashkëta dhe dalluese ndërmjet teksteve të ndryshme në lidhje me: personazhet, temën, problem-zgjidhjen, lidhjen e ndërmjetme dhe relacione të tjera; – të vlerësojë stilin e autorit në tekste të ndryshme.

Pasurimi i fjalorit Nxënësi është i aftë: a) Zbulimi dhe përdorimi i – të përdorë gjerësisht dhe me efikasitet dukuritë dukurive gjuhësore, si: semantike, si: polisemia, homonimia, sinonimia, polisemia, homonimia, antonimia; sinonimia, antonimia, shprehjet – të analizojë figurshmërinë e përdorur në tekste të frazeologjike. ndryshme përmes burimeve gjuhësore të shprehësisë b) Vlerësimi i figurshmërisë së (fonetike, morfologjike, leksikologjike, sintaksore), përdorur në tekste të ndryshme, për të pasuruar fjalorin; përmes burimeve gjuhësore të – të pasurojë fjalorin përmes krijimit të fjalëve e të shprehësisë. kuptimeve të reja dhe futjes në përdorim të fjalëve dialektore me vlera shënuese e shprehëse; – të pasurojë fjalorin me fjalë të huaja të domosdoshme, duke mënjanuar fjalët e huaja të 4 Aftësitë e të kuptuarit të tekstit dhe reflektimi ndaj tij Përdorimi i njohurive dhe aftësive për të kuptuar tekstin: a) Evidentimi i rolit të fjalëve në krijimin e tonit dhe atmosferës së veprës. b) Interpretimi i një vepre në drejtim të arritjes artistike, gjuhësore, filozofike, shoqërore e psikologjike. TË SHKRUARIT Nënlinja panevojshme.

Nxënësi është i aftë: – të analizojë tekstin (letrar dhe jo letrar), si formë e larmishme e ligjërimit; – të tregojë se si teksti pasqyron artistikisht marrëdhënie historiko-shoqërore të një periudhe kohore të caktuar; – të identifikojë karakteristika të kompozicionit në tekste të ndryshme; – të identifikojë karakteristika përmbajtësore të teksteve (tema, tematika, motivi, karakteret); – të dallojë faktin nga opinioni, duke përdorur informacione nga teksti, argumente logjike dhe këndvështrim vetjak; – të dallojë lidhjen logjike të argumenteve në tekste të ndryshme; – të zbulojë qëndrimin e autorit ndaj “lëndës” që trajton dhe ndaj lexuesit të cilit i drejtohet; – të zbulojë se si përdorimi i fjalëve të autorit krijon tonin dhe atmosferën e përgjithshme të veprës; – të interpretojë një vepër në drejtim të arritjes artistike, gjuhësore, filozofike, shoqërore e psikologjike; – të zbulojë tipare të përbashkëta dhe dalluese midis një teksti të traditës letrare dhe një shkrimi bashkëkohor, duke i vendosur në marrëdhënie krahasuese. Objektivat 5 Shkrimi si proces a) Përfshirja në hapat e domosdoshëm të procesit të të shkruarit. b) Njohja dhe përdorimi i elementeve të sistemit të vlerësimit.

Nxënësi është i aftë: – të përfshihet në të gjitha hapat e procesit të të shkruarit: parashkrimi, draftimi, rishikimi (redaktimi e korrektimi); – të përdorë elementet e sistemit të vlerësimit (ideja kryesore, nën idetë, organizimi, drejtshkrimi, fjalori, saktësia gramatikore, referencat) për shkrimin e tij. Shkrimi si produkt Nxënësi është i aftë: a) Realizimi i një shkrimi për – të shkruajë tekste me disa paragrafë duke zhvilluar tema, qëllime dhe audienca të një ide kryesore; caktuara. – të përdorë gjuhë të saktë, detaje specifike, b) Përdorimi i elementeve të përshkrime, shembuj, përkufizim, analogji; domosdoshme për të përfunduar – të shkruajë pjesën në mënyrë të tillë që të bindë një shkrim. lexues të ndryshëm; – të zgjedhë fjalët dhe format gjuhësore për të shprehur ngjyrime emocionale personale etj.; – të përdorë stil vetjak dhe autorial për të tërhequr vëmendjen e audiencës; – të përdorë drejt kuptimet e para dhe të dyta të fjalëve; – të përdorë struktura, të tilla si: kronologjia, sekuenca, titujt, nëntitujt etj. Format e shkrimit, audienca dhe qëllimet a) Demonstrimi i aftësive për të shkruar në forma të ndryshme, për një shumëllojshmëri audiencash dhe qëllimesh, si dhe duke zbatuar kriteret e domosdoshme për çdo formë.

Nxënësi është i aftë: – të shkruajë lloje të ndryshme tekstesh, të cilat: zhvillojnë një ide; kanë një organizim strukturor të përshtatshëm me qëllimin, audiencën dhe kontekstin; përfshijnë informacione të rëndësishme, duke përjashtuar informacionet më pak të rëndësishme; 6 Drejtshkrimi dhe pikësimi a) Zbatimi i rregullave të drejtshkrimit dhe të pikësimit. b) Zbatimi i njohurive të gjuhës standarde shqipe. mbështesin gjykimet me të dhëna të përshtatshme e thelbësore, si dhe me detaje të përzgjedhura; – të vlerësojë si ndikojnë mbi audiencën elemente, të tilla si: stili, mjetet letrare, përzgjedhja e fjalëve, toni, përmbajtja e këndvështrimi. Nxënësi është i aftë: – të përdorë rregullat drejtshkrimore të gjuhës standarde në të gjitha shkrimet; – të përdorë njohuri të gjuhës standarde për të redaktuar shkrimin vetjak; – të përdorë rregullat e pikësimit të gjuhës standarde në të gjitha shkrimet e tij.

LISTA E VEPRAVE NGA DO TË PËRZGJIDHET FRAGMENTI I TEKSTIT LETRAR

Homeri “Iliada”; Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”; N. Frashëri “Lulet e verës”; De Rada “Këngët e Milosaos”; Bajron “Çajld Harold”; Fishta “Mrizi i zanave”, Poradeci “Lirika”; Migjeni “Vargjet e lira”; Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. PROZË Servantes “Don Kishoti”; Hygo “Katedralja e Parisit”; Pashko Vasa “Bardha e Temalit”; Balzak “Evgjeni Grande”; “Xha Gorio”; P. Marko “Qyteti i fundit”; Kadare “Kështjella”; Kamy “I huaji”; Markes “100 vjet vetmi”; Koliqi “Tregtar flamujsh”. DRAMË Eskili “Prometeu”; Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”,“Hamleti”; Molier “Mizantropi”; Ibsen “Shtëpi kukulle”, ”Armiku i popullit”; Çajupi “14 vjeç dhëndër”; Noli “Izraelitë dhe filistinë ”. /Shqiptarja.com

Next Post
Sërish Lindsay Pelas

Sërish Lindsay Pelas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

July 23, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Arabia Saudite përballë kushtit të Trumpit për marrëveshjen bërthamore, njohja e Izraelit në qendër të negociatave

July 23, 2026
83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

July 23, 2026
“Do të justifikojë krimet e veta”, Beqiri sulmon Berishën: E quan krenari kur dëmtohet imazhi i Shqipërisë në BE

Deklarata e fortë e Idajet Beqirit: Ka forca që synojnë ta çojnë vendin në luftë civile

July 23, 2026
Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend

Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend

July 23, 2026
Kina bën thirrje për bashkëpunim më të fortë me vendet e Jugut Global

Kina bën thirrje për bashkëpunim më të fortë me vendet e Jugut Global

July 23, 2026
Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

July 23, 2026
VIDEO/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

VIDEO/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

July 23, 2026
Gjekmarkaj përplaset me Vengun për Reformën Territoriale: Kurrë nuk kam nxitur urrejtje, je një  gënjeshtar dhe abuzues!

Gjekmarkaj përplaset me Vengun për Reformën Territoriale: Kurrë nuk kam nxitur urrejtje, je një  gënjeshtar dhe abuzues!

July 23, 2026
Vlora, Saranda, Ksamili dhe Borshi në alarm për motin, ndalohen disa mjete lundruese për shkak të kushteve të këqija, ja çfarë duhet të dini!

Vlora, Saranda, Ksamili dhe Borshi në alarm për motin, ndalohen disa mjete lundruese për shkak të kushteve të këqija, ja çfarë duhet të dini!

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In