• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prognoza e zvarritjes politike për Sali Berishën!

by Ylli Pata
12/12/2023 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Siç pritej, kërkesa e SPAK për Sali Berishën do të vishej me legjenda konspirative, bomba tymyese mediatike, apo edhe kundërsulme me fuqi sa më të madhe artilerike në eter.

Por në fakt, kërkesa e prokurorisë speciale për të kaluar në një fazë tjetër marrëdhënie ligjore me të pandehurin Sali Berisha, është thjesht një protokoll i radhës.

SPAK, në hetimin ndaj Sali Berishës ka hapur një precedent, të cilën nuk e ka zbatuar përpara këtij rasti. Në të gjitha dosjet e mëparshme, prokurorët specialë kanë qenë drakonian në kërkesën e arrestit me burg për çdo njeri që akuzohej. Qoftë burrë, qoftë grua, qoftë për një arkë peshk, apo miliona euro. Me rastin e privatizimit të klubit Partizani, SPAK kërkoi masën e detyrimit të paraqitjes për Sali Berishën, ndërkoi që arrestoi Jam Arbër Malltezi me burg, masa e të cilit u zbut më pas nga Apeli i Posaçëm.

“Detytrim Paraqitje” është masa më e lehtë për çdo të akuzuar, ku i pandehuri, ka të gjitha mundësitë për të shijuar lirinë, përveç ndalimit për të dalë jashtë shtetit. Kjo masë përdoret shumë në Perëndim, kryesisht ndaj politikanëve apo ish-zyrtarëve të lartë të shtetit.

Por Sali Berisha nuk e ka respektuar fare këtë vendim gjykate, çka krejt normalisht mund të kishte edhe kërkesë tjetër për të vlerësuar siç Kodi Penal e parashikon, se ç’ndodh nëse nuk zbatohet një vendim gjykate.

Megjithatë, hapi më i pritshëm i radhës ishte që SPAK të bënte këtë që bëri sot. Ndryshe, jo thjesht do të lekundej besueshmëria dhe autoriteti i një institucioni të rëndësishëm në vend, por edhe precedent që krijohej do të minonte rrëzimin e mitit të pandëshkueshmërisë.

Sali Berisha, me fjalë të thjeshta, është shtetari i hetuar më butë se të gjithë drejtuesit e shtetit në 100 vjet shtet. Pasardhësit e Sali Berishës, ose janë vrarë, ose janë burgosur, duke përdorur mbi ta një paraburgim të tmerrshëm. Kështu ndodhi edhe pas rrëzimit të komunizmit, ku Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, apo edhe udhëheqësit e tjerë komunistë, u paraburgosën gjatë. Proceset ndaj tyre u zhvilluan pas 1 ose dy vitesh, ku me procedura të shkurtërta u dënuan siç dihet për “kafet e bllokut”. Të gjithë udhëheqësit e fundit të PPSH-së, i përballuan proceset pa zë, duke mos pasur asnjë mbrojtje politike, por një mallkim mediatik të pjesës më të madhe të mediave politike në vend. Ndërkaq, Fatos Nano, kur u arrestua në korrikun e vitit 1993, derisa ka dalë në process, ka qëndruar te 313-a, i izoluar pa asnjë kontakt me mjedisin e jashtëm, madje nuk mund të lexonte asnjë gazetë përveç librave të shenjtë që i kishte me procedurë drejtoria e burgut.

Sali Berisha, edhe pse kur erdhi në pushtet në vitin 1992 si President i Republikës premtoi një drejtësi të barabartë dhe europiane për të gjithë, nxiti dhe shtuy një gjueti shtrigash ndaj çdo njeri që mendonte ndryshe, apo do ta përdorte politikisht për të justifikuar se po ndëshkon të këqinjtë. Askush nuk pati një process të drejtë; këtu nuk hyjnë vetëm politikanët, por edhe biznesmenët e parë të mëdhenj të arrestuar për t’ju vënë gjoba nga pushtetarët e rinj.

Hetuesia apo paraburgimi i pushtetit postkomunist berishjan ka një vulë të tmerrshme: Remzi Hoxhën. i cili sipas të gjitha gjasave ka vdekur në “procedurat penale” të hetuesve të Gazidedes.

Duke ditur gjithçka ka si legacy dhe trashëgimi të pushtetit të tij në kuadrit të të drejtave, Sali Berisha nuk ka pranuar asnjëherë të përballet me ligjin. Të gjithë kundërshtarët e tij politikë e kanë bërë, madje edhe kanë vdekur në burg, në shenjë proteste duke ndaluar edhe ushqimin. Siç ndodhi me Shefqet Peçin më 22 tetor 1995.

Megjithatë, tani jemi në një kohë tjetër, kur me fuqinë e tij, Sali Berisha, po krijon edhe një precedent të ri të SPAK, i cili e nisi me masa drakoniane. Por sipas të gjitha gjasave, doktori nuk do të lërë gurë bashkë për të ndaluar, shtyrë, e vonuar procedurat e vendimit të Parlamentit për t’i dhënë leje SPAK për ta arrestuar.\

Ato që kemi para deri tani me flakadanë dhe zjarr në Parlament, duhet t’i shumëzojmë me 10 e 20. Kuvendi i Shqipërisë do të jetë në një provë nga më të rëndësishmet të funksionimit të tij. Por kjo është thjesht në aspektin juridik.

Pasi politikisht, kemi arritur në një fazë ku opozita jakobiniste e revolucionale në gjithë këto vite duke denoncuar e bërë prokurorin për këdo se mendon se është sipas tyre “hajdut”, “kriminel”, “narkotrafikant” etj, nuk përballon një proces normal penal ndaj një personi që ka qenë President dhe Kryeministër i vendit. Një proces, të cilët e përballojnë çdo shtetar madje edhe në detyrë, siç është sot Biden në SHBA, apo një mori e madhe shtetarësh në Europë.

Me këtë narrativë, çdo akuzë që do të dale nga goja e grupeve të gatshme mediatike të Berishës, do të squllen menjëherë sapo të arrijnë ajrin e freskët. Sado e fortë dhe tymuese të jetë ajo.

Sali Berisha ka një muaj që është i pandehur, e megjithatë flet, mban fjalime, aktivitete, djeg Parlamentin, akuzon dhe prokurorët kriminelë, e gjithçka shkon normalisht. Megjithatë, problem duket se nuk është rasti Partizani, por hapja në seri e dosjeve të tjera, të cilët më pas mund të kthehen jo vetëm në strapacim procedurial, por edhe pamundësi edhe fizike për të kundërsulmuar në terrenin e PR e propagandës. Ndaj, sipas të gjitha gjasave do të kemi zvarritje e sulme të forta në këtë çështje, për t’i detyruar prokurorët e SPAK që dosjet ndaj tij të mos i hapë në breshëri, por një nga një. Kaq e thjeshtë!

Next Post
“Grusht shteti i përgjakshëm”, 27 ekstremistë në Gjermani akuzohen se do përmbysnin rendin demokratik

"Grusht shteti i përgjakshëm", 27 ekstremistë në Gjermani akuzohen se do përmbysnin rendin demokratik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In