• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profili i Susanne Schütz, ambasadores që Merkel sjell në Tiranë

by Java News
12/07/2016 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania sjell sërish në Tiranë një grua si ambasadore, pas znj. Holtekember që e mbajti këtë mandat pak vite më parë, e zëvëndësuar më pas nga Hoffman.

Susanne Schütz është emëruar një muaj më parë nga qeveria e Berlinit dhe para pak ditësh ka dorëzuar letrat kredenciale tek presidenti Bujar Nishani.

Në fakt, si edhe herët e tjera që kanë qenë diplomat shumë të rëndësishëm, edhe këtë herë Gjermania ka emëruar në Tiranë një “peshë të rëndë”.

Zonja Schütz, përpara se të vinte në Tiranë ka shërbyer si zv.ambasadore e Gjermanisë në Ukrainë, ka shërbyer dhe në Romë si këshilltare diplomatike.

Megjithatë, punën më të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme gjermane, ambasadorja e re në Tiranë e ka bërë kur ka drejtuar të ashtëuquajturin “Divizioni 205” që është më i rëndësishmi i Shërbimit Diplomatik të Berlinit, pasi përgatit analizat mbi zhvillimet më të rëndësishme në Europën Lindore dhe Ballkan.

Nuk është rastësi që pikërisht kreu i këtij divizioni emërohet në Tiranë, kur Berlini ka marrë një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e spastrimit të politikës dhe drejtësisë shqiptare nga zyrtarët e korrupsionit, shkruan Tesheshi.com.

“Divizioni 205” është hartuesi i politikave që Bashkimi Europian duhet të ndjekë më vendet e Ballkanit dhe që vëzhgon luftën ndaj korrupsionit.

Siç duket, misioni më i ri i zonjës Schütz do të jetë koordinimi edhe me zyrën e gjermanit tjetër në BE, Reinhard Priebe, e cila do të udhëheqë procesin e kalimit në sitë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit.

Në ditën e dytë të punës së saj në Tiranë, ambasadorja e re gjermane ka nënshkruar një program me qeverinë shqiptare që kushton 41 milion euro.

Ky program përbën financimin e të gjithë procesit të ekspertizës dhe punës së ekpsertëve të BE-së për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, së bashku me zv.kryeministrin Peleshi, ambasadorja e re gjermane e konfirmoi këtë synim të Berlinit kur tha:

“Bashkëpunimin tonë për zhvillim e shikojmë si një pjesë mjaft të rëndësishme të bashkëpunimit në terësi me Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Gjermania është e gatshme të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Shqipërinë në rrugën drejt BE, në realizimin e reformave të nevojshme për këtë zhvillim, përmirësimin e kushteve të jetesës për popullësinë shqiptare sikurse dhe krijimin e prespektivave për brezin e ri. Gjermania do vazhdojë të mbesë një partner besimplotë i Shqipërisë në rrugën e saj për ndërtimin e  një sistemi demokratik”.

Next Post

10 kuriozitete që nuk i dini për Faraonen Egjiptiane (jo dhe aq) Kleopatra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In