• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profili i Xhakës sipas Sky Sports

by Aalison Pearse Stevens
25/05/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Per Xhaken pritjet jane te jashtezakonshme në Angli dhe ne kete vazhde, pas transferimit tek Arsenali, Sky Sports ka ripublikuar artikullin për profilin e Granit Xhakës dhe stilin e tij që do t’i përshtatej lojës së Arsenalit.

Sky Sports, pak kohe me pare, ka bërë një profil të Granit Xhakës, i cili shihet si një nga mesfushorët më të talentuar në Bundesligë që kur ishte transferuar te Borussia Monchengladbachu në vitin 2012.

I lindur në Basel, Zvicër me prindër nga shqiptarë nga Kosova, Graniti është vëllai më i ri i dy futbollistëve Xhaka. Të dy, Taulanti dhe Graniti rrjedhin nga akademia e Baselit, por qe u larguan nga aty drejt Gladbachut në vitin 2012.

Deri në këtë fazë ai ka fituar dy tituj të Ligës, një Kupë, kurse në vitin 2012 ishte shpallur Futbollisti i Ri i Vitit në 2012d dhe ish-trajneri i Baselit, Thorsten Fink kishte thënë: “Xherdan Shaqiri është talenti më i mirë në Zvicër, pas Xhakës”.

Dy talentet shqiptarë e kanë udhëhequr Zvicrën për në finale të Kampionatit Evropian për U21 në vitin 2011, dy vjet më vonë para se Xhaka ta kishte ndihmuar Zvicrën të tejkalonte Brazilin e Neymarit në Kupën e Botës për U17 në Nigeri.

Graniti është bërë përfaqësues i rregullt i kombëtares së Zvicrës në moshën 18 vjeçare, duke tërhequr vëmendjen e klubeve gjermane, dhe më vonë kishte zgjedhur Gladbachun, te të cilët ishte bërë lojtar kyç në mesfushë.

Ai gjithashtu e ka marr edhe shiritin e kapitenit, pas mungesës së kapitenit të parë Martin Stranzl, dhe në më shumë se 100 paraqitje ai shihet si zgjidhja e problemeve për mesfushën e Arsenalit.

Në nivelin ndërkombëtarë zgjedhja e tij që të përfaqësojë Zvicrën ka nxitur debat të madh, dhe kur ishte takuar me Shqipërinë në vitin 2014 për ndeshjet kualifikuese për botëror, Xhaka, vëllai i të cilit kishte zgjedhur ta përfaqësojë Shqipërinë, ishte fishkëllyer gjatë gjithë takimit.

Për stilin e tij të lojës Sky Sports shkruan se ai është një nga xhevahirët e futbollit zviceran q në moshë të re, idoli i tij është Zinedine Zidane, por ish-trajneri i Zvicrës Ottmar Hitzfeld e ka quajtur atë si “Schweinsteigeri i ri”.

Ai njihet edhe për nofkën “Ajnshtajni i vogël” për shkak të pasionit të tij për shkencën, Xhaka është inteligjent në posedim, i kompozuar me topin, dhe vazhdon të bëjë gjërat të lëvizin për Gladbachun me 85 për qind saktësi në pasime në këtë sezon, ekipi i dytë më i mirë.

Ai vazhdimisht është pjesë e 30 futbollistëve në Bundesligë me më së shumti ndërprerje dhe ndërhyrje për ndeshje, por ky stil i lojës i ka shkaktuar telashe disiplinore, me Xhakën që është lider për faulla në ligë me 2.8 për ndeshje, dhe tre kartonë të kuq.

Por, të gjitha këto e bëjnë atë të dëshirueshëm për fansat e Arsenalit, që kanë mungesë në mesfushën qendrore. Kur ata e mposhtën Bayernin në dhjetor, sipas Xhakës, “Gladbachu ishin të parët që luajtën me tre mbrojtës dhe një kundër një në gjithë fushën, duke e detyruar Bayernin që të luajnë me topa të gjatë”.

Për ta bërë këtë, trajneri Andre Schubert i ka dhënë besim të jashtëzakonshëm atij, i cili ka një kombinim shumë të mirë të fizikut me aftësinë e pasimeve. Ai është gjithashtu i sinqertë, pas humbjes prej 5 me 0 kundër Leverkusenit kishte thënë: “Performanca sot ishte e tmerrshme. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë, dhe në të dytën edhe më pak”.

Ai nuk shënon shumë, vetëm tri në këtë sezon, por kur shënon zakonisht janë gola të jashtëzakonshëm . Në dy sezonet e fundit golat e tij janë përzgjedhur si “Goli i Vitit” te Gladbachu.

Xhaka ditë më parë kishte thënë se ëndrra e tij është që një ditë të luajë në Premier Ligë.

 

“Të gjithë ëndërrojnë. E imja është që të luajë një ditë në Premier Ligë. Nëse do të bëhet e vërtetë mbetet të shihet. Për momentin nuk mund të them se sa është e mundshme”, kishte thënë Xhaka. (b.an)

Next Post

(FOTO) Për kë boksier bën tifo Tyson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In