Ja kush janë terroristët që sulmuan Parisin në mbrëmjen e 13 nëntorit:
Salah Abdeslam, i kërkuar: 26 vjeç, qytetar francez. Ai konsiderohet si “truri” i sulmeve në Paris. Mendohet se ai ka organizuar gjithçka. Po kërkohet aktualisht në Belgjikë. Përshkruhet si mjaft i rrezikshëm. Midis 2009 dhe 2011 kishte punuar si mekanik në një ofiçinë. Është pushuar nga puna dhe nuk dihet me se është marrë katër vitet e fundit. Omar Ismail Mostefai, 29 vjeç, qytetar francez. Ka patur precedentë të vegjël kriminale. Vdiq në Bataclan i vrarë nga policia franceze. Në 2013 shkoi në Turqi dhe mendohet se më pas kaloi në Siri ku iu bashkua ISISit. Para se të bashkohej me xhihadistët ishte një reper i njohur në lagjen e tij dhe në 2009 madje ka realizuar edhe një klip. Samy Amimour, 28 vjeç, qytetar francez. U vetëvra në sallën e koncerteve pasi shpërtheu jelekun bombë. Jetonte në Paris. Ishtë nën vëzhgim nga shërbimet sekrete franceze pasi konsiderohej si ekstremist. Edhe ai kishte qenë para disa vitesh në Siri.
Ibrahim Abdeslam, 31 vjeç, vëllai i Salah. U vetëshpërthye në një kafe në rrugën Volter në Paris. Ai mori me qira një Seat të zi e cila u gjet pas sulmeve. Ka pasur disa precedentë penalë dhe ka jetuar për disa kohë në Molenbeek, Bruksel. Mohammed Abdeslam, vëllai i madh i Salah. Ka qenë i punësuar në bashkinë e Brukselit. U arrestua të shtunën në Molenbeek. Por u lirua të hënën pasi nuk kishte shenja të përfshirjes së tij direkte me sulmet e Parisit. Gjithsesi po mbahet në vëzhgim. “Siriani”, u vetëvra me jelek bombë pranë stadiumit. Iu gjet një pasaportë siriane false por nuk dihet identiteti i tij i vërtetë. Autoritetet franceze thonë se ai ka ardhur nga Greqia si refugjat.
Bilal Hadfi, 20 vjeç, qytetar francez, rezident në Belgjikë. Ka luftuar me ISIS në Siri. U hodh në erë afër stadiumit. Deri para pak kohësh ishte i apasionuar pas futbollit. Mendohet se u rekrutua përms Facebookut.
Mohamed Amri, 27 vjeç, u ndalua në Molenbeek. Mendohet se ka qenë personi që ka përgatitur bombat artizanale.
Hamza Attou, 21 vjeç. Edhe ai ka qenë një dnër organizatorët. U arrestua në Bruksel. Në banesën e tij u gjetën municione të ndryshme dhe lëndë për përgatitje bombash.
Abdelhamid Abaaoud, mendohet se jeton në Siri. Ka qenë rezident në Bruksel dhe mendohet se ka qenë një nga strategët e sulmeve. Para se të nisej për në Siri ka qenë pjesë e qelizës Verviers në Bruksel./ Përgatiti Amarildo Lumani









