• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

PROFILET/ Të “varfërit” që protestojnë te Unaza me 8 shtëpi dhe vila në bregdet të ndërtuara pa leje

by Java News
20/11/2018 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Edhe pse deklarojnë se po u prishen shtëpitë dhe se do mbeten jashtë, shumica e protestuesve që kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe rezultojnë të mos jenë edhe aq “hallexhinj” sa paraqiten. Përkundrazi, janë persona që kanë nga 2 deri në 8 objekte të tjera, (shtëpi, dyqane dhe vila) deri në disa kate, madje edhe vila në bregdet, të gjitha këto të ndërtuara pa leje.
Në tabelën më poshtë po publikojmë të dhënat për disa nga protestuesit që kanë aplikuar për leje legalizimi në ALUIZNI, ku rezulton se ata kanë deklaruar nga disa ndërtesa edhe nga zona të ndryshme në Tiranë apo qytete të tjera bregdetare si Vlora apo Golemi.
Rasti më domethënës është ai Bashkim Ethem Muhametajt, i cili ka ndërtuar plot 8 objekte pa leje, 5 prej të cilave i ka ndërtuar vetëm në njësinë 6, dy objekte të tjera pa leje në Njësinë Dajt dhe një në bregdetin e Vlorës. Muhametaj ka mundur të legalizojë një prej tyre dhe është në proces për 7 të tjera.
Një rast i ngjashëm është ai i Kujtim Vedat Osmanit, i cili ka ndërtuar një objekt 3 katësh pa leje në Njësinë 6 në Tiranë dhe ka edhe 4 shtëpi të tjera në Bulqizë. Siç shihet në tabelë, Osmani ka mundur që të legalizojë plot 4 prej këtyre objekteve, ndërsa i ka mbetur pa legalizuar vetëm 1. Dy prej objekteve të legalizuara ai i përdor për biznes.
Pas tij vjen Arben Lush Qokaj, i cili ka deklaruar plot 3 ndërtime pa leje, të gjitha në Njësinë 7 në Tiranë. Edhe Lushaj ka mundur që një prej këtyre ndërtesave ta legalizojë.
Nga verifikimet rezulton se një tjetër banore me disa prona është Flora Adem Hoti. Ajo ka dy objekte nën pronësi një katëshe në Njësinë  11 në Laprakë me funksion biznes, kurse një tjetër në zonën e Paskuqanit për banesë.
Tabela vazhdon me Ndue Fran Marinajn i cili gjithashtu ka ndërtuar dy godina në Njësinë Nr.6, secila me 3 dhe 4 kate. Edhe Marinaj i ka legalizuar ato duke u pajisur me çertifikatën përkatëse.
Nuk mbetet pas edhe Edmond Seit Mema, i cili zotëron dy objekte të tjera përveç asaj në Unazën e Madhe. Një e ka me funksion biznes në njësinë 6 në Kombinat. Për këtë të fundit ai ka paraqitur letrat për legalizim edhe për shtesë anësore dhe për një shtesë në lartësi. Një tjetër objekt me funksion social-ekonomik 1 kat është në zonën e Pezës.
Ndërsa, Hazis Mersin Gjoni zotëron një godinë 2 katëshe banimi në njësinë 9 në kryeqytet dhe një tjetër me veprimtari biznes, edhe kjo 2 katëshe.
Por ka nga ata që përveç banesave në kryeqytet kanë edhe prona në zonat bregdetare. I tillë është rasti i Ukë Idriz Çelkolaj, i cili rezulton se ka një banesë 1 katëshe në Njësinë administrative 7, si dhe një pronë tjetër të ndërtuar që në vitin 2006 në Golem.
Pal Dod Lleshi zotëron një godinë 4-katëshe në Paskuqan, për të cilën që në vitin 2006 ka kërkuar legalizimin, ndërkohë që zotëron edhe një tjetër godinë 3-katëshe po në Paskuqan, e cila përdoret si banesë. Lleshi përveç këtyre dy objekteve zotëron edhe një tjetër godinë 1-katëshe në njësinë 6, Kombinat.
Qemal Ramazan Sadikaj e ka kthyer në procedurë të zakonshme ndërtimin pa leje. Sadikaj zotëron një ndërtesë banimi 2-katëshe në njësinë 7 në kryeqytet, por edhe një ndërtesë pa leje në Fushë Krujë.
Agron Halil Kurti zotëron dy objekte në njësinë 7 në kryeqytet, përkatësisht 3-katëshe dhe 1-katëshe, të dyja objekte banimi. Ndërsa ka në zotërim edhe të një tjetër objekti në Elbasan të cilit në vitin 2006 i ka bërë një shtesë kati.
Qytetari Ismail Xhetan Mesini është pronar i një objekti banimi me 2 kate në njësinë 6, por edhe i një tjetër ndërtese në njësinë 7.
Fiqirete Muharrem Shima zotëron një objekt banimi 2-katësh në njësinë 7, por edhe një tjetër ndërtesë në po këtë njësi.
Flamur Xhevair Kuka ka në zotërim një godinë banimi 2-katëshe një njësinë 7, por edhe një tjetër godinë banimi po 2-katëshe në njësinë nr. 11.
Gjovalin Pjetër Kuli është zotërues i disa objekteve banimi, por edhe bizneseve, të gjitha të ndërtuara pa leje. Ai zotëron një godinë banimi 3-katëshe në njësinë 7, si edhe një ndërtesë po në këtë njësi. Ndërkohë, është zotërues i një biznesi në Kashar dhe një tjetër biznesi të vendosur në një godinë 1-katëshe në Laç.
Ramazan Hazis Selmani është një tjetër pronar biznesesh dhe objektesh banimi të ndërtuara pa leje. Ai zotëron një biznes 1-katësh në njësinë 6, ndërsa ka në zotërim edhe një objekt banimi 1-katësh në njësinë 7. Selmani është në zotërim edhe të objekti banimi 1-katësh në njësinë 5, të cilit në vitin 2006 i ka bërë edhe një shtesë.
Evelina Rushi Shabani është pronare e një godine banimi 4-katëshe në njësinë 6 në kryeqytet si edhe e një godine 2-katëshe po banimi në njësinë 7, të ndërtuara pa leje. Ndërkohë, në zotërim të saj është edhe një biznes i vendosur në një godinë 1-katëshe po në njësinë 7.
LEXONI VETDEKLARIMET
Tabela Unaza Re vetedeklarime
Next Post
FOTO/ “Gjeni Judën”, Jozefina Topalli poston një foto kur ishte kryeparlamentare

FOTO/ “Gjeni Judën”, Jozefina Topalli poston një foto kur ishte kryeparlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In