• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profilet e 8 të ‘plotfuqishmëve’ që do të vëzhgojnë vetting-un

by Java News
21/09/2017 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të jenë 8 vëzhgues afatgjatë të përcaktuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që do të shoqërojnë dhe monitorojnë procesin e Vettingut në drejtësi. Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Bashkimit Europian përmes një njoftimi për mediat në faqen zyrtare, e cila ka treguar edhe emrat e vëzhguesve. Sipas këtij njoftimi, ekipi do të jetë i përbërë nga 7 vëzhgues që vijnë nga sistemet gjyqësore të vendeve të BE dhe një nga ai i Bashkimit Europian.Ata pritet të vendosen në Tiranë brenda javëve në vijim, së bashku me stafin e tyre mbështetës. Ky ekip do të asistojë ONM-në në procesin e Vettingut, përmes monitorimit të procesit, aq shumë të kërkuar nga Bashkimi Europian.Në këtë mënyrë, Vettingu merr formë ndërsa reforma në Drejtësi duket tashmë jo vetëm e pandalshme por edhe nën kontrollin dhe monitorimin e drejtpërdrejtë të ndërkombëtarëve.

Më poshtë është edhe profili i secilit prej anëtarëve:

Theo Jacobs aktualisht është prokuror në Gjykatën e Apelit të Brukselit. Së fundmi ka përfunduar detyrën e tij në krye të Zyrës Qendrore për Konfiskim dhe Sekuestrim. Ai bën pjesë në sistemin gjyqësor të vendit të tij prej vitit 1982, duke mbuluar pozicione të ndryshme.Jacobs nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi ka shërbyer edhe në Kosovë si kryeprokuror i misionit të EULEX dhe si anëtar i ekipit europian të Drejtësisë në këtë vend.

Ferdinando Buatier de Mongeot  aktualisht një gjykatës i çështjeve kriminale në Gjykatën e Komos në Itali. Teksa De Mongeot ka kontribuar edhe si gjykatës ndërkombëtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Eulex në Kosovë, si edhe ka qenë këshilltar për Zyrën e Prokurorisë në Maqedoni.

Elka Ermenkova  prej Janarit të vitit 2012 është gjykatëse ndërkombëtare në Gjykatën e Lartë në Kosovë dhe është njëkohësisht anëtare e Panelit të rishikimit të të Drejtave Njerëzore për Misionin e Eulex në Kosovë. Zonja Ermenekova ka shërbyer si gjykatëse në Bullgari nga vitin 1998, ndërsa mes viteve 2008 dhe 2011 është angazhuar me operacionet e menaxhimit të krizave civile në Bosnje, Palestinë, Kosovë, etj.

Branko Hrvatin sapo ka përfunduar mandatin e tij 12-vjeçar si President i Gjykatës së Lartë në Kroaci. Ndër vite ai ka shërbyer si nënkryetar i Këshillit të Drejtësisë në këtë vend dhe si president i Komisionit të Zgjedhjeve Shtetërore. Në vitin 2014 ai u zgjodh zëvendëspresident i Rrjetit të Presidentëve të Gjykatave të Larta të BE.

Hans Kijlstra është një gjyqtar në Gjykatën e Rrethit në Amsterdam prej vitit 2002. Ai është aktualisht kryetar i dhomës së ekstradimeve dhe Mandateve Europiane të Arrestit.

Mia Roessingh-Bakels eksperte në çështjet që lidhin gjyqësorin me median dhe me shumë gjasa do të ushtrojë detyra të ngjashme gjatë procesit të vettingut.

Marie Tuma  gjykatëse e çështjeve kriminale brenda misionit të sundimit të ligjit EULEX në Kosovë. Para kësaj detyre, ajo ka qenë drejtoresha e Institutit Raoul Ëallenberg në Suedi, ku ka manaxhuar organizata ndërkombëtare të të drejtave njerëzore. Tuma ka asistuar edhe në Gjykatën e Bosnje-Hercegovinës, si një gjykatëse për krime lufte.

John S. Leonardo, i vetmi anëtar i ekipit nga Shtetet e Bashkuara është emëruar në vitin 2012 nga Presidenti dhe konfirmuar nga Senati për të shërbyer si Avokat i SHBA në Arizona. Deri në vitin 2017 ai ka shërbyer si prokuror federal, ndërsa nga viti 1993 deri në 2012 ka ushtruar funksionin e gjyqtarit të Gjykatës së Kontesë Pima në Arizona./Tiranapost

ma.me

Next Post
Si po vdes sekularizmi në Turqi

Si po vdes sekularizmi në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armando Sadiku ‘var’ këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur!

Armando Sadiku ‘var’ këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur!

October 21, 2026
Ambasada e Polonisë në Tiranë paralajmëron udhëtarët që të shmangin protestat në Shqipëri!

Dhuna në protestë, Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur! Pranga edhe 33-vjeçarit që dogji Komisariatin nr. 3, ku u plagosën 10 efektivë

October 21, 2026
“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

October 21, 2026
Putin mund të takohet me Trump në Kinë

Putin mund të takohet me Trump në Kinë

October 21, 2026
Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

October 21, 2026
Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

October 21, 2026
Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

October 21, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

“The Times” i kërkon falje FIFA-s për çështjen e pagave të presidentit Infantino

October 21, 2026
31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

October 21, 2026
“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In