• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’

by Ardit Rada
07/03/2021 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më poshtë do të gjeni profilet telegrafike të drejtuesve politikë të LSi në 12 qarqet e vendit, hartuar me burime dhe konsultën e njohësve të zhvillimeve të brendshme në ‘partinë e Metës’.

 

Tiranë – Petrit Vasili

Në LSI e konsiderojnë si ‘furçën më të madhe në arsenalin e furçave të Ilir Metës’. Vasili mbetet zëri kryesor në ison polifonike që i këndohet Ilir Metës për ‘burrëri, besë e trimëri’.

Gjatë kohës si ministër Shëndetësie mbahet mend fort për tenderin e shkurtimit të çarçafëve nga 2 në 1.6 metra duke i lënë me këmbë jashtë pacientët e spitaleve shtetërore shqiptare.

Gjithashtu, thonë burime me njohje në sektorin e Shëndetësisë, Vasili nxori jashtë qarkullimit disa nga barnat me të mira në tregun farmaceutik dhe monopolizoi tregun në favor të disa afaristëve pranë partisë. Në rrafsh politik nuk është electoral, por e mban në qarkullim vetëm lidhja njëkalimëshe me Metën. Vasalitet që e ka transefruar edhe te kryetarja e re e partisë, Kryemadhi.

Në funksion të dyshes, ai pranoi të luajë rolin e kryetarit sezonal të LSI.

Besimin te Kryemadhi ia forcon edhe armiqësia e hapur me kushëririn e tij, Edi Rama. Si një personazh i filmave të Kinostudios së vjetër, Robert Çamçakëzi, edhe sekretari i Përgjithshëm i LSI, sorollatet me dorë në xhep dhe një Toscanello në buzë.

Elbasan – Monika Kryemadhi

Monika duket se është përzgjedhja fatale e Metës, që mund të rezultojë në një mallkim perpetual, në varësi të rezultatit të 25 prillit. Burime në LSI thonë se, shumë bashkëpunëtorë i janë larguar Metës për shkak të Monikës.

Njohësit e komunikimit e cilësojnë si të paartikular, gjë që ilustrohet te përshëndetja mbyllëse e saj ‘Zoti ju rujtt!”. Me natyrë hakmarrëse dhe konfliktuale, veprimtarët e LSI ia atribuojnë asaj largimet dhe mosmarrëveshjet në parti pas ikjes së Metës.

E dashur prej atyre militantëve hard core të LSI, që kanë frikë për një arsye a një tjetër, ndërkohë që përtej këtij kontigjenti mbetet e dyshuar. Në LSI ajo luan rolin e ’policit të keq’ përballë ‘policit të mirë’ që është bashkëshorti i saj Meta.

Fier – Kejdi Mehmetaj

Hyri në LSI si e zgjuara, e zhdërvjellëta, e freskëta dhe e bukura, por ka pësuar një modifikim gjenetik vitet e fundit nga jeta partiake. Si një shartim mes një zhgabe dhe një pëllumbi ajo mbeti ‘vajza besnike’ e Metës, më shumë se e Monikës.

Erdhi në partinë e madhe nga transheja e LRI. E llastuara e LSI, duke qenë ende studente u bë deputete dhe mori rol edhe në daljet publike të partisë.

Vlorë – Luan Rama

Mëkëmbësi i Fatos Nanos në LSI. Edhe kur flet ngjan si ish-kryeministri socialist. Tingëllimi i Luan Ramës si shëmbëlltyrë e Nanos i ka krijuar Metës një hije ambiguiteti dhe dyshimi ndaj tij, ndoshta edhe për shkak të historisë së përplasjeve me të, apo nga ndonjë kompleks inferioriteti. Dërgimi i tij në Vlorë shihet si lëvizje për ta djegur.

Lezha – Agron Tusha (I panjohur)

Shkodër – Agron Çela

Një biznesmen shumë i fuqishëm në Shkodër, me lidhje të gjithanëshme, jo vetëm në LSI. Ka influencë në qytetin e tij, por ashtu si edhe Tavo i Gjirokastrës duket se i trembet një largimi nga streha e Metës dhe Kryemadhit.

Durrës – Elona Guri

Personi më i besuar i Monika Kryemadhit, të cilën ia huazoi Iliri që ta mbante ajo nën kontroll, sipas burimeve të sigurta në LSI. Ajo vigjëlonte në paradhomën e Metës në ministrinë e Jashtme dhe në Kuvend, dhe u bë personi më i besuar i familjes politike dhe biologjike Meta. I atribuohet dijenia mbi çdo gossip që qarkullon në qarqet politike dhe sociale të Tiranës.

Erdhi në LSI nga qarqet e Skraparit të lidhura me ish-kryetarin Meta dhe që dominojnë në LSI. U dërgua në Durrës si personi më i besuar për të kompensuar ikjen e Lefter Kokës. Nuk është marrë asnjëherë më parë me  fushatë dhe i mungojnë kapacitetet elektorale, të cilat me sa duket i kompenson me besimin nga Familja.

Bahri Shaqiri

Ish-shefi i Shërbimit sekret iu bashkua Metës në presidencë si këshilltar për Sigurinë. Njihet si profesionist dhe besnik, por i pakuptimtë kandidimi i tij në Shijak, gjë që duket më shumë si pranimi i një nderi që i ka kërkuar Meta. Kjo lidhet gjithashtu me përforcimin e Durrësit pas ikjes së Kokës dhe një sfide të Metës për të mos e humbur vendin e deputetit në këtë qark. Kur Berisha donte ta hiqte para disa kohësh ishte ndërhyrja e amerikanëve, por edhe këmbëngulja e Metës që ia ruajti postin e shefit të SHISH-it.

Berat – Ardit Çela

Një nga të rinjtë më prominentë dhe premutes të LRI që në fillimet mund të kishte qenë edhe lideri i të rinjve të LSI, por ndoshta zgjuarsia e tij përbënte problem për ‘pronarësinë’ e partisë. Nuk ishte mjaftueshëm idiot për t’u besuar nga krerët.

Me ambicje të mëdha dhe një nga më të talentuarit në LSI. Lidershipi I LRI diskutohej mes Brahimllarit dhe Kejdit Mehmetajt, kur i takonte Çelës i cili humbi pikërisht se nuk ishte gati të komandohej deri në fund.

Ai ka qenë drejtor i Postës Shqiptare dhe iku prej andej i ndjekur nga disa dyshime. I lidhur me klanin Hysnebelliu, ku edhe përfundoi si drejtor i gazetës Panorama pas ikjes nga detyra shtetërore.

Gjirokastër -Vangjel Tavo

Grek i zgjuar që ka kaq kohë që don të largohet nga LSI. Eshtë gjithmonë në kërkim të shtegut për t’u shmangur, por nuk ka grumbulluar guximin e mjaftueshëm për ta bërë. Njihet si njeri babaxhan dhe korrekt dhe shumë punëtor.

Garanci për mandatin e LSI në Gjirokastër. Personazh me emër të respektuar në Gjirokastër, sidomos në zonat minoritare.

Dibër Hajri Laçi (I panjohur)

Korçë – Endrit Brahimllari

Në LSI e konsiderojnë ‘Idiot të dobishëm’. Erdhi në LSI nga LRI. Bën sikur është i gjithëgjendshëm në terren, por njihet më shumë për intriga dhe vjen nga ‘zona operative’ e ish-kryetarit.

Meta i dha shumë besim, sidomos gjatë 2016. /Politiko/

Next Post
Tronditet Milani! Edhe Theo Hernandez “out”

Tronditet Milani! Edhe Theo Hernandez “out”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In