• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

PROFIL/ Rex Tillerson, sekretari i ri i Shtetit amerikan, lidhjet me e tij me Putin

by Java News
13/12/2016 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Trump ka zgjedhur më në fund sekretarin e ri të Shtetit: ai është Rex Tillerson. Miliarderi amerikan e nisi si një inxhinier në Exxon-Mobil dhe pas një karriere të suksesshme u bë president i kompanisë. Tani do të duhet të lërë këtë detyrë në kompaninë e përhapur në 50 shtete, për të mbuluar postin e sekretarit të Shtetit duke zëvendësuar John Kerryn. Një rol që do ta shëtisë në mbarë botën dhe do të duhet të ruajë marrëdhëniet e mira me një sërë shtetesh si dhe të promovojë interesat e SHBA-së në botë. Një punë shumë e vështirë, por Tillerson mund të jetë i avantazhuar nga fakti se ka një eksperiencë disavjeçare falë kontakteve në botën e financës dhe industrisë. Megjithëse nuk ka një maturi politike, ai ka një eksperiencë si negociator falë marrëveshjeve që e kanë çuar në çdo cep të botës.

“Shkathtësia e tij si dhe njohja e gjeopolitikës e bëjnë një zgjedhje të shkëlqyer për sekretarin e Shtetit. Ai do të punojë në favor të stabilitetit rajonal dhe do të përqendrohet në interesat e sigurisë kombëtare të Amerikës”, thuhet në njoftimin e publikuar nga zyra e Trump.

Për zgjedhjen e Tillerson ndikoi shumë James Baker, ish shefi i stafit të presidentit Regan dhe sekretari i Bushit të parë. Emërimi i Tillerson,, që duhet konfirmuar nga Senati, rrezikon të hapë një betejë në Kongres për shkak të lidhjeve të tij me Putin. Sipas mediave amerikane ka zëra se duan ta sabotojnë emërimin e tij. Tillerson ka pasur marrëdhënie biznesi dhe miqësore me Putin dhe ka mbajtur një pozicion të prerë kundër sanksioneve vendosur Rusisë. Pavarësisht se Putin dhe Trump simpatizojnë njërit-tjetrin, raportet mes dy vendeve ngelen të tendosura. CIA deklaroi s eRusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane ndërkohë që Trump tha se “janë akuza qesharake nga njerëz që thanë se Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë”.

Tillerson ka firmosur qindra marrëveshje ndërkombëtare si shef i Exxon-Mobil, por ato që hapin më shumë diskutime janë ato që ka firmosur me Rusinë e Putin. Më e fundit është një marrëveshje e tij me Putin në 2011, më saktë me Rosneft, kompaninë naftënxjerrëse ruse. Sipas Uashington Post,  pas firmosjes së marrëveshjes Tillerson festoi me havjar dhe shampanjë në Manhattan me mikun e Putin, Igor Sechin. Më vonë mori “Urdhrin e Miqësisë”, titulli më i lartë rus dhënë për shtetas të huaj. Rusia e ka mirëpritur emërimin e Tillerson me një deklaratë zyrtare. “Mirëpresim vendimin për emërimin e Tillerson si sekretar të Shtetit në kabinetin Trump. Jemi gati të punojmë me çdo partner të interesuar për të zhvilluar marrëdhënie pa kushte me Rusinë”, tha nga Beogradi ministri i Jashtëm rus Lavrov.

“Qoftë Trump, qoftë Tillerson, nuk janë shprehur kundër përmirësimit të marrëdhënieve mes Amerikës dhe Rusisë. Janë njerëz pragmatistë dhe besojmë se ky pragmatizëm do të jetë një themel i mirë për bashkëpunimin mes dy vendeve”, shtoi Lavrov. / Il Giornale

TemA

ma.me

Next Post
“Blici rrugor”/ Detajet e operacionit me 1200 policë për të vendosur 1495 gjoba për shoferët (FOTO)

"Blici rrugor"/ Detajet e operacionit me 1200 policë për të vendosur 1495 gjoba për shoferët (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

January 30, 2026
Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

January 30, 2026
Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

January 30, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Duhet ndarje territoriale funksionale (jo thjesht elektorale)

January 30, 2026
I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

January 30, 2026
Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

January 30, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

January 30, 2026
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

January 30, 2026
1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In