• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PROFIL / Kush ishte Hueyda El Sayed, artistja 46-vjeçare nga Sudani

by A R
23/11/2021 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e sotme ka nisur me një lajm të trishtë, pasi është ndarë nga jeta artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Sayed. Është bërë e ditur se 46-vjeçarja, e cila prej disa kohësh jetonte jashtë vendit, ka ndërruar jetë në një spital, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

46-vjeçarja ishte nënë e një djali, Gabriel, i cili erdhi në jetë nga martesa e parë me ish-partnerin francez, Michael Tamisier.

Artistja ishte e ndarë, pasi ai e kishte tradhtuar dhe vetëm pak kohë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me Thierryn. Me këtë të fundit kishte vite që njiheshin dhe ai gjithmonë e kishte pëlqyer. Por duke qenë se Hueyda ishte e martuar, ai nuk i kishte thënë asgjë.

46-vjeçarja postonte herë pas here foto e video me partnerin e saj, ku i shprehte dashurinë që kishte për të. Ajo nuk e fshihte në asnjë moment lumturinë që Thierry i kishte sjellë në jetë. Madje i bëri edhe një dedikim mjaft emocionues ditën kur ajo dhe i biri morën mbiemrin e tij.

Profil/ Kush ishte Hueyda El Sayed, artistja 46-vjeçare nga Sudani (FOTO)

“Babe e bir… Duart me te bukura ne bote per mua.

Miqte e mi, sot kam zemren plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe une kam shume arsye qe të mburrem. Arrdhja e Gabrielit ne jeten time dhe me pas ajo e Thierryt ne jeten tone ishin nder gjerat me te bukura qe kisha perjetuar deri me 2017. Por 2021-shin pavaresisht gjithe problemeve qe ka sjelle pandemia do te mbetet viti me i bukur per familjen tone.Tashme jemi ligjerisht te tre nje familje e vertete, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, une nga martesa dhe Gabrieli nga biresimi. Me ne fund kam familjen qe kam enderruar. Thierry me shaka thote qe na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua ne katallog, por Gabrieli dhe une themi te njejten gje per te, ndaj falenderojme Zotin qe beri qe Thierry te “hapte” faqen ku ishte fotografia jone e nuk u tremb teksa pa qe po lotonim. Perfundimisht jeta ka me shume imagjinate se ne dhe eshte e bukur, shume e bukur madje ♥?♥?♥?”, shkruante ajo pak muaj më parë.

Por kush ishte Hueyda El Sayed?

46-vjeçarja ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani. Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe  ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.

Ajo ka qenë gjithashtu balerinë e suksesshme, por edhe një piktore shumë e talentuar. Ndërkohë e ftuar në një emision televiziv disa kohë më parë ajo rrëfeu dhe disa anë të errëta të historisë së familjes dhe si ishin vendosur në Shqipëri.

Profil/ Kush ishte Hueyda El Sayed, artistja 46-vjeçare nga Sudani (FOTO)

“Që t’jua them një herë e përgjithmonë meqë nuk e dini, stërgjyshi im ka qenë peshkatar dhe ka ardhur nga Sudani në Durrës, ku ka njohur një grua të re që vinte nga Turqia”, nisi rrëfimin ajo.

Më tej, tregoi me lot në sy një skandal në kohën e komunizmit, që e ka ndarë me të atin në moshën 3-vjeçare për 16 vjet.

Sipas saj, në atë kohë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Hueyda, deri sa e ka ndarë nga i shoqi.

/a.r

Next Post
Ambasadorja Yuri Kim, si të ishte ndër shqiptaret më të mira

Ambasadorja Yuri Kim, si të ishte ndër shqiptaret më të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In