• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PROFIL/ Kush ishte Avni Mula, kompozitori që iu dhuroi shqiptarëve “Valsin e Lumturisë”

by Java News
29/10/2020 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është shuar sot në moshën 92-vjeçare kompozitori i njohur Avni Mula.

E bija e tij, sopranoja me fame boterore, Inva Mula dha lajmin e trishtë në një postim në rrjetet sociale.

Por kush ishte Avni Mula? Këngëtari dhe kompozitori i suksesshëm, autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare, lindi në Gjakovë në vitin 1928.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik.

Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.

Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën “Kendoj”.

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Jeta E Re Ne Na Pret”.

Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Shprese”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Ne Stadium”.

Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 2-të në RTSH me këngën “Degjo O Hane”.

Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Valsi I Lumturise”.

Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën “Kënga Zjarr”.

Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën “Nene Moj Do Pres Gershetin”.

Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit”.

Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im”.

Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese”.

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite”.

Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin “Udhetim Ne Pranvere”.

Më datë 2 Shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin “Vajza Me Kaçurrela”.

Gjithashtu familja e Avni Mulës është një nga familjet më të mëdha të muzikës në Shqipëri. Të gjithë pjestarët e familjes Mula janë artistë më famë duke Filluar nga Avniu dhe bashëkshortja e tij, Nina Mula të cilët janë soprano të njohur në vendin tinë dhe në Rusi, vajzat e tyre gjithashtu janë artistë , pasi Adelina Mula është një pianiste ndërsa vajza e vogël, Inva Mula është një soprano me famë botërore.
g.kosovari
Next Post
Makina futet te rruga e këmbësorëve dhe shtyp katër persona, humb jetën një fëmijë

Makina futet te rruga e këmbësorëve dhe shtyp katër persona, humb jetën një fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In