• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

PROFIL/ Kush është “i forti” i Saukut Eduart (Edison) Dushku, që u arrestua në Tiranë

by Java News
02/03/2018 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një 42-vjeçar nga Sauku, me një “karrierë” të pasur kriminale, është vënë sërish në pranga nga Policia e Tiranës. I arrestuari është Eduart Dushku, i njohur edhe me emrin Edison, i cili supozohej të mos dilte nga shtëpia, pasi kështu e kishte urdhëruar Gjykata e Tiranës, në shtator të vitit 2017, kur i ndryshoi masën nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”.

E megjithatë, “i forti” i Saukut, jo vetëm që ka thyer masën e arrestit, por lëvizte edhe me armë në brez. Në momentin e ndalimit, te Rruga e Elbasanit, gjatë operacionit të koduar “Përsëritësi”, 42-vjeçarit Dushku iu gjet një pistoletë “TT”, me një krehër me 8 fishekë.

Policia tha se u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprat penale “prodhim dhe shitje e armëve luftarake” e “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”. Eduart Dushku rezulton me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për disa vepra penale, si: Dëmtime të tjera me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, kallëzim i rremë, shkatërrim i pronës me zjarr, shkatërrim i pronës me eksploziv.

maskat

ARRESTIMI

Policia e Tiranës tha dje se ka finalizuar operacionin e koduar “Përsëritësi”, duke sekuestruar dy armë zjarri, fishekë, dy maska, kapsolla detonatore, etj..

“Strukturat e Policisë së Tiranës kanë finalizuar me sukses operacionin policor, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, për veprat penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së armëve luftarake’ dhe ‘Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit’, të shtetasit Eduart (Edison) Dushku, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje, shkatërrim prone me eksploziv e armëmbajtje pa leje”, tha zyrtarisht Policia.

Burimet thanë se kapja në flagrancë e këtij shtetasi u bë në Rrugën e Elbasanit, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “TT”, model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar, një “Kallashnikov”, 11 fishekë pistolete “Makarov”, 8 kapsolla detonatore, 2 maska dhe 3 celularë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 8 shtator 2017, kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg”, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr’, duke e zëvendësuar me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

maskat1

PRECEDENTET

Hera e fundit që Eduart Dushku ishte arrestuar nga Policia e Tiranës ka qenë më 5 shtator të vitit të kaluar, pasi hetimi provoi përfshirjen e tij në dy ngjarje të ndodhura gjatë vitit 2014 dhe 2015, për vendosje eksplozivi në një lokal dhe djegien e një makine. Dushku ishte arrestuar më herët edhe si i përfshirë në një vrasje të ndodhur me 22 gusht të vitit 2011, në afërsi të zonës së Sanatoriumit.

Për këtë ngjarje, ai u arrestua 7 muaj më vonë, më 29 mars të vitit 2012 dhe u lirua nga Gjykata pasi bëri vetëm 2 vite burg. Eduart Dushku njihet si pronar i një prej linjave të autobusëve urban që lidhin Tiranën me Lagjen e “Collakëve”, pranë Farkës.

Madje edhe vrasjen për të cilën ai u akuzua si autor bashkë me kushëririn, dyshohet se e ka kryer pas një konflikti për linjën e autobusëve, pasi pati një debat me djalin e viktimës për gërvishtjen e një makine.

Si u vra babai, për të shpëtuar të birin

Një konflikt për përplasjen e dy makinave është bërë shkak për vrasjen e një 49-vjeçari në Tiranë, pasditen e datës 22 gusht të vitit 2011. Viktima, Abdulla Vrapi, ka shmangur vrasjen e të birit 23-vjeçar dhe është qëlluar me 5 plumba pistolete.

Ai është futur në mes të autorit dhe djalit të tij, Albert Vrapit dhe ka mbetur vetë viktimë e ngjarjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e njohur si “Depot e Ujit”, mes Qytetit Studenti dhe Sanatoriumit në Tiranë.

Pas një përleshjeje fizike ku janë përdorur shkopinj bejsbolli dhe zinxhirë, konflikti është mbyllur me armë zjarri, duke mbetur i vrarë 42-vjeçari Abdulla Vrapi. Policia arrestoi menjëherë pas ngjarjes shtetasin Indrit Tresa, kushëriri i Eduart Dushkut, si i dyshuar për ngjarjen. Por djali i viktimës, gjatë dëshmisë së tij, deklaroi se armën nuk e kishte shkrepur personi i arrestuar, por kushëriri i tij. Në këtë mënyrë, Policia identifikoi e shpalli në kërkim edhe Eduart Dushkun, i cili u arrestua 7 muaj më pas.

Gjatë deklarimeve, 23-vjeçari Vrapi, ka treguar zanafillën e konfliktit me të dyshuarin, që, sipas tij, ka nisur rreth 4 muaj para vrasjes, pas një përplasjeje makinash te Shkolla e Baletit. “Ata ishin gjashtë veta, mesa mbaj mend.

Por armën nuk e ka shkrepur Indriti, sepse po e shihja shumë mirë se çfarë kishte në dorë. Armën e shkrepi kushëriri i tij. Pastaj ia mori Indriti nga dora dhe u larguan, në kohën kur ne po i flisnim babait”, pati deklaruar djali i viktimës.

PANORAMA

Next Post
Pritet rënia e çmimit të naftës, shfuqizohet vendimi që rrit taksën për licencat

Stop makinave me naftë, Gjermania rrit eksportet e autoveturave të vjetra drejt Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2026

April 1, 2026
Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

April 1, 2026
Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

April 1, 2026
Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

April 1, 2026
Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In