• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

PROFIL / Kancelarët gjermanë që nga ribashkimi dhe koalicionet e tyre

by A R
12/09/2021 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 26 shtator në Gjermani zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Që nga themelimi i saj në vitin 1949, Republika Federale e Gjermanisë ka pasur shtatë kancelarë dhe një kancelare.

Që nga ribashkimi gjerman në vitin 1990, ka pasur vetëm tre:

HELMUT KOHL (1982-1998, demokristianët): I përqeshur fillimisht nga intelektualët si një politikan krahinor, Kohl përfundoi duke qeverisur më gjatë se çdo kancelar tjetër. Nëse, për shkak të pazareve të gjata të koalicionit paszgjedhor, Merkel qëndron në postin e saj edhe pas dhjetorit, ajo do të eklipsojë edhe Kohl, mentorin e saj. Me ribashkimin gjerman në 1990, Kohl hyri në histori si “kancelari i unitetit”.

Kohl qeverisi gjatë gjithë kohës së tij në pushtet me Demokratët e Lirë (FDP). Këtë herë, FDP po konkurron gjithashtu për një vend në koalicionin e ardhshëm, por rrezikon të lihet jashtë një qeverie të majtë.

GERHARD SCHROEDER (1998-2005, social-demokratët): Schroeder mbahet mend për inicimin e ndërprerjes së energjisë bërthamore të Gjermanisë – një proces që në fillim u pezullua, pastaj më vonë u rikonfirmua nga pasardhësja e tij, Merkel. Ai shkaktoi zemërimin e sindikatave me reforma të ashpra shoqërore, të quajtur “Axhenda 2010”. Ai vlerësoi udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin si një “demokrat të përsosur”.

Schroeder qeverisi gjatë gjithë kohës në krye të një koalicioni me të gjelbrit.

Zëvendëskancelari dhe ministri i tij i jashtëm ishte Joschka Fischer i të gjelbërve.

ANGELA MERKEL (2005-2021, demokristianët): Merkel është e para gjermano-lindore dhe gruaja e parë që kryeson qeverinë gjermane. Gjatë katër mandateve në detyrë që panë kriza të shumta ndërkombëtare, ajo fitoi një reputacion si një grua me staturë globale. Menjëherë pas fillimit të mandatit të saj të katërt, ajo njoftoi se nuk do të kandidonte përsëri.

Koalicioni i saj i parë ishte i përbërë nga blloku i saj konservator CDU/CSU dhe social- demokratët (SPD). Ajo më pas iu drejtua FDP-së si partnere më e vogël, në vitin 2009. Pas zgjedhjeve të vitit 2013 ajo iu kthye përsëri SPD-së.

Qeverisë së saj të fundit, dhe asaj aktuale, iu deshën pesë muaj e gjysmë për t’u bashkuar pas zgjedhjeve në shtator 2017. Ajo së pari u përpoq për një koalicion tripalësh me të gjelbrit dhe FDP. Pas betimit për të kaluar në opozitë, SDP përfundimisht votoi për t’u bashkuar me një koalicion në mars 2018.

/a.r

Next Post
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset drejtuesi i motorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In