• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Profil/ Ish i burgosuri i Guantanamos që bën pica në Tiranë

by
16/09/2015 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profil/ Ish i burgosuri i Guantanamos që bën pica në Tiranë

Abu Bakker Qassim ishte i shqetësuar kur mësoi se Shqipëria u garantoi atij dhe disa ujgurëve myslimanë azil politik. Qassim ka vuajtur 4 vjet e 6 muaj burgim në burgun famëkeq të Guantanamos në Kubë, që kontrollohet nga amerikanët. “Për Shqipërinë dija vetëm se ishte një shtet komunist”, thotë Qassim për “International Public Radio”.

I thosha vetes se ne po iknim nga një vend komunist si Kina në një tjetër vend komunist. Qassim tregon se ai iku nga Kina në vitin 2001 për t’i shpëtuar persekutimit në vendlindje. Ai bën pjesë në një komunitet myslminano-turkfolës, që ndërkombëtarisht njihet si ujgur. Qssim ishte mes 22 ujgurëve që u kapën në kufirin afgano-pakistanez në vitin 2011. Shumë fakte dhe detaje mbeten ende të pazbuluara për rrethanat e arrestit të tij. Pas kapjes, Qassim u dërgua në një kamp në Tora Bora të Afganistanit. Për shumë arsye, ujgurët u trajtuan si militantë që luftonin për pavarësinë e tyre nga Kina. Por gjërat ndryshuan shpejt dhe SHBA-të i njohën ujgurët jo si armiq të tyre. Pavarësisht kësaj, askush nuk i pranonte ata në brenda kufijve. Shqipëria, më në fund pranoi që në vitin 2006 t’u ofronte azil shumë prej tyre. Aty Qassimi nisi të lexonte për Shqipërinë. Ai u njoh me historinë e Shqipërisë dhe marrëdhëniet e hershme me Kinën e Mao Ce Dunit. “Kisha idenë se Shqipëria ishte vend i madh, pasi kur isha i ri, Kina kishte marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe fliste aq shumë për të sa që mendonim se ishte shtet i madh”, thotë ai. Por kur mbërriti në Shqipëri, Qassimi e pati të vështirë të besonte se ishte këtu. Tirana iu duk qytet shumë i vogël për të qenë kryeqytet i një shteti si Shqipëria, që në mendjen e tij ishte vend i madh.

“Po shihja hartën për të gjetur Shqipërinë dhe nuk arrija dot ta gjeja. Pyesja njerëzit ‘a mund të ma gjeni Shqipërinë?’ dhe ajo që më tregonin ishte një pikë uji”, thotë ai. Ai më pas mësoi se Shqipëria nuk ishte më nën diktaturë dhe se shumica e popullsisë i përket besimit islam. Ai gjithashtu mësoi se shqiptarët i pëlqejnë shumë picat dhe nisi të mësonte si t’i gatuante. Tani, Qassimi punon si picier në Tiranë, ka mësuar shqip dhe ndihet mirë. Specialiteti i tij është pica mikse, me perime shqiptare dhe sallam boshnjak. “Në fillim kisha shumë vështirësi. Beja gabime dhe nuk arrija dot që ta bëja picën rrethore. Por tani jam bërë thuajse mjeshtër”, thotë ai. Sa për shqipen, iu deshën gati një vit dhe tani e flet mjaft mirë. Sipas tij, shqipja është e vështirë, por ai ka arritur ta përthithë mirë atë.

Next Post

Ja kush janë 3 shqiptarët në majën e shkencës bërthamore të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri malazez i thotë je mbrapa, Vuçiç: Ballkani të futet bashkë në BE, shqiptarë e serbë

Kryeministri malazez i thotë je mbrapa, Vuçiç: Ballkani të futet bashkë në BE, shqiptarë e serbë

December 10, 2025
Sfidat për sigurinë e Europës shkojnë përtej mungesës së mbështetjes nga Trump

Sfidat për sigurinë e Europës shkojnë përtej mungesës së mbështetjes nga Trump

December 10, 2025
Vali dhe Tekiu

Vali dhe Tekiu

December 10, 2025
Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

“Firmat për Shabanin i dhamë gabimisht”, Berisha: Opozita e vetme jam unë dhe PD-ja

December 10, 2025
Begaj nga Prishtina: Roli i Shqipërisë në BE ndihmon Kosovën në njohje dhe afirmim ndërkombëtar

Begaj nga Prishtina: Roli i Shqipërisë në BE ndihmon Kosovën në njohje dhe afirmim ndërkombëtar

December 10, 2025
Dogji Audin me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 39-vjeçari

Dogji Audin me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 39-vjeçari

December 10, 2025
Shpërthejnë luftimet në Kongo, prishet paqja e ndërmjetësuar nga Trump

Shpërthejnë luftimet në Kongo, prishet paqja e ndërmjetësuar nga Trump

December 10, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 11 Dhjetor 2025

December 10, 2025
“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

December 10, 2025
‘Zgjedhjet ishin të lira’, Sali Berisha sulmon sërish komisioneren Marta Kos: Deklarata pasionante….

Berisha vijon me premtimet: T’u japim njerëzve falas tokat publike, që të ndërtojnë shtëpi

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In