Jorgos Epitideios është gjeneral-lejtnant në pension. Ai mban kontakte të mëdha me përfaqësues të minoritarëve grekë në Shqipëri. Është zgjedhur eurodeputet më 2014 i “Agimit të Artë” dhe merr pjesë në çdo aktivitet për autonominë e Vorios Epirit. Disa herë eurodeputeti Jorgos Epitideios është parë në shoqërinë e ekstremistëve grekë që frymojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Ai ka marrë pjesë në paradën që organizon shoqata ekstremiste “Autonomia e Vorio Epirit”, e cila drejtohet nga Babis Krathanos.
Ndërkohë fotot që përmban ky shkrim vërtetojnë veprimtarinë irredentiste të eurodeputetit grek, i cili kërkon bllokimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./Arben Llalla