• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PROFIL / Dr. Sokol Rexhepi, sakrificat e shqiptarit që shkëlqeu në Gjermani

by Java News
03/09/2019 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Doktor Sokol Rexhepi, është një ndër mjekët më të njohur në Gjermani. Ai u shpërngul nga Kosova në Shqipëri në vitin ‘91 dhe dijet e para për mjekësinë i mori në Tiranë, në  Universitetin e Mjekësisë.  Pas një dekade specializimesh të njëpasnjëshme, ai ka arritur sot gradat më të larta shkencore në fushën e gjinekologjisë. Sot ai është shef  obstetër-gjinekolog,  në spitalin Eichstätt pranë Munihut.

Mjekë të rinj nga e gjithë bota, marrin mësime prej tij, raporton dritare.net. Por jo vetëm. Mjekët e rinj, mamitë dhe infermierët  e SUOGJ ”Mbretëresha Geraldinë”  do të trajnohen në Gjermani dhe do të punojnë në Shqipëri.  Ky spital  ka nisur bashkëpunimin me klinikën gjermanë Eichtatt, për shkëmbimin e eksperiencës së stafit mjekësor mes këtyre dy institucioneve.

Drejtoresha e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” , profesore e asociuar Eliona Demaliaj, thekson se ky projekt ka një rëndësi të veçantë.

 

Ai konsiston në  kryerjen e operacioneve laparoskopike të nivelit të lartë në gjinekologji, të cilët në Shqipëri nuk janë akoma të mundshme të kryhen., raporton dritare.net.

Loading video

(Video, gjatë trajnimit të një stafi mjekësor shqiptar, të SUOGJ “Mretëresha Geraldinë”, të cilët sot japin kontributin e  tyre në Shqipëri).

Kjo është një mundësi e re dhe mjaft e vyer për mjekët e specializuar, ata të rinj dhe infermierët e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë.” Bashkëpunimi ndërmjet spitaleve do të thellohet jo vetëm në trajnime stafi apo shkëmbime eksperiencash, por dhe në botime të përbashkëta shkencore.

(Foto, Ekipi Shqiptar në Op-Workshop në Gjermani, në 2018)

Sokoli është një shqiptar i Kosovës, i cili u shpërngul në Tiranë, në vitet më të vështirë të shqiptarëve, të periudhës së eksodit. Teksa nis të tregojë për dritare.net për fillimet e tij, bisedës i vë theksin fort në këto vite.

“Në vitet 1991-1994 jam shpërngulur në Tiranë. Këto kanë qenë vitet më të vështira. Vitet e eksodit. Kur shqiptarët synonin të largoheshin jashtë kufijve, ne në Kosovë sytë i kishim vetëm nga Shqipëria. Kjo ishte mundësia e vetme për t’u shkolluar, pasi universitetet në Kosovë ishin mbyllur”.

Pas tre viteve studime në atdhe, për shkak të situatës jo të mirë në të cilën ndodhej vendi, ai vendos të largohej, e t’i bashkohet pjesës tjetër të familjes në Gjermani. Por, nga Shqipëria nuk u largua i vetëm, siç tregon ai për dritare.net

Entela, ishte vajza që i rrëmbeu zemrën në universitet. Ata morën formimin në të njëjtin drejtim, dhe nuk u ndanë që nga viti i parë i studimeve, deri më sot. Ata u fejuan dhe martuan për pak fare kohë.

Në vitin e largët të ’94-ës, ata gjenden në Gjermani, vetëm me diplomat e tyre në duar dhe njëri-tjetrin. Për dy vite, të pamposhtur me qëllime të qarta, ata mësojnë gjuhën, por njëkohësisht punojnë.

Sokoli është një njeri modest dhe suksesin e tij ia vendos edhe paksa fatit. Megjithatë në thjeshtësinë dhe qetësinë që reflekton kur tregon jetën e tij, dallohet qartë vendosmëria e një njeriu, për të përmbushur qëllimin e jetës, të bëhet doktor.

“Më ka ndihmuar edhe fati. Në vitin ‘96, bëj kërkesë për azil, dhe brenda vitit më pranohet. Ky ishte një rast i rrallë, pasi të tjerët prisnin me vite. Nga 97 deri në vitin 2000, studiova për mjekësi të përgjithshme në universitetin e Freiburg-ut. Një ndër më të mirët në Gjermani”.

Pas studimeve, doktori tregon se shkallët e suksesit i ka ngjitur ngadalë, por të sigurta.  Si fillim ka punuar si mjek asistent, për  5 vite, më pas si kryemjek, e së fundmi shef gjinekologjik dhe obstetrikë.

Nuk duhet lënë pa përmendur fakti se të bëheshe mjek në këto vite në Gjermani, nuk ka asnjë pikë të përbashkët më situatën e tanishme.

“Ajo që dëgjoja shpesh të më thoshin ishte ta harroja mjekësinë se në Gjermani kishte shumë të diplomuar në këtë fushë dhe disbalanca mes tyre dhe punës në treg ishte shumë e madhe. Ka kaluar vetëm një dekadë dhe kjo situatë është kthyer përmbys, sot gjermanët po luten për mjekë.”

Jo më kot e përmendim këtë detaj, pasi kjo i shton akoma më shumë vlera suksesit të tij. Në mes mijërave gjermanësh që ishin në tokën e tyre, në krye të emrave më të mirë në listën e mjekëve, ishte një emër shqiptar.

Sot ai është një mjek i njohur atje, i cili ushtron profesionin e tij në klinikën Eichstat me të njëjtin pasion si në ditën e parë të punës.

E pyes se nëse ky profesion është vetëm i bukur dhe shprehia e fytyrës i ndryshon pak. Ndërsa hesht për disa sekonda më rrëfen një ndër ngjarjet më të vështira jo vetëm të profesionit por edhe të jetës.

“Kam pasur një rast të vështirë, shumë të vështirë. Një grua do të sillte në jetë fëmijën e pestë. Ajo kishte 4 fëmijë të tjerë të moshave të ndryshme, ndërsa ishte sërish në pritje. Ajo pësoi një trombo-embolie gjatë lindjes, komplikacion i rrallë, por në 80% të rasteve është vdekjeprurës. Ajo ishte në vdekje klinike dhe ne i bëmë prerje cezariane dhe shpëtuam beben pa pasoja. Pas këtij momenti, akoma më e vështirë ishte t’ia komunikojë këtë familjarëve. Ky ishte rast i vetëm, që përfundoi me një vdekje, nuk besoj se ka rast më të vështirë. Kjo është hera e parë që unë kam humbur një pacient nga duart, dhe shpresoj edhe i fundit”.

Por përveç këtij momenti të vështirë, ka një pikë kulminante në karrierën e tij ku suksesi arrin majat.  Ai zhvilloi një operim live, në një ndër spitalet më të rëndësishme në botë, Groote Schuur në Cape Town, Afrikë. Këtu profesori Christiaan Barnard bëri transplantimin e parë të zemrës në 1967.

Qindra kolegë nga e gjithë bota ndoqën operimin live, në 2 gusht të vitit 2016. Doktor Rexhepi, solli një risi në fushën e mjekësisë. Disa gra me kalimin e viteve, vuajnë nga inkontinenca, urinimi i pavullnetshëm. Dr. Rexhepi me risitë që solli habiti mjekët nga e gjithë bota dhe metoda e re që u përdor i vjen në ndihmë mijëra grave, pasi vetëm në Gjermani, deri në 12 milion gra vuajnë nga inkontineca.

Loading video

Ndër të tjerash, përveç se një njeri i qetë, që peshonte mirë çdo fjalë që fliste, doktori ishte një njeri me shumë humor. Ndërsa e pyeta se përse kishte zgjedhur të bëhej mjek, nuk mora një përgjigje klishe, që të gjithë e kanë në majë të gjuhës:’ Pasionin’.

“Matematika. Unë jam 0 në matematikë”,  të gjithë filluam të qeshnim.  Ne gazetarët që ndodheshim në takim u gëzuam që nuk jemi të vetmit, që punët me matematikën nuk i kanë fort mirë.

“Unë në matematikë di vetëm vlerën e π (pi), 3.14”.

Bashkëshortja e tij, Entela Kukaj Rexhepi, me orgjinë nga Tropoja, e rritur në një familje mjekësh, na shoqëroi përgjatë gjithë bisedës. Në sytë e saj dalloje krenarinë për suksesin që kishin arritur ata si çift në fushën e mjekësisë. Ndërsa   pyes për jetën përtej profesionit, për kohën e lirë dhe pasionet, Entela vuri buzën në gaz.

“Sokoli mund të jetë ndër të paktë njerëz që ka nisur një kurs për veglat muzikore, konkretisht për saksofonin në moshën 37 vjeçare”.

Edhe doktori qeshi, ndërsa tha se kurrë nuk ka një kohë të caktuar apo moshë që njeriu të plotësojë dëshirat dhe ëndrrat e tij. Ai prej vitesh ka marrë mësime në këtë drejtim dhe tregon se në asnjë orë të vetme nuk ka munguar në leksione.

Loading video

Pushimet e verës ata gjithmonë i kalojnë në Shqipëri, kryesisht në bregdetin e Vlorës. Ndërsa i pyes nëse ka një arsye që mund t’i rikthejë ata në atdhe, ata shprehen për dritare.net me plot dëshirë se janë të gatshëm, por jo për të punuar në Tiranë.

“Ne kemi mbetur shqiptarë, vetëm 20% mund të kemi marrë nga Gjermania. Dhe në fakt, kemi marrë më të mirën nga ata, dashurinë për natyrën. Ne jetojmë në periferi, pasi duam ajrin e pastër. Ndaj nëse do të rikthehemi një ditë, do të zhvendosemi në Vlorë, vetëm atje mund të punojmë, pasi Tirana është e mbushur me ajër të rëndë. Nuk mund të negociojmë për këtë pjesë.”

Këtë verë ata sërish e kaluan në Vlorë, bashkë me dy djemtë e tyre, raporton dritare.net.

Por pushimeve tashmë i ka ardhur fundi, ndaj ata do të rikthehen sërish në punë, pasi Gjermania ka nevojë për Sokolin dhe Entelën./dritare.net

g.kosovari

Next Post
Gjykata e Tiranës i jep mandatin kryebashkiakut të Vorës

"Prokuroria të nisë procedimin penal ndaj Kajmakut"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çupi: Dhuna, kulturë e vjetër e PD. S’dalin më në shesh sepse s’kanë mbështetje

35 vite pluralizëm, Çupi kujton fjalët që i tha Berisha: Mesa duket Partia Demokratike, vdiq sonte

December 8, 2025
Publikohen të dhënat/ Raportohet numri i nxënësve të kapur me armë, sa u konfliktuan. Nën presion oficerët e sigurisë

Publikohen të dhënat/ Raportohet numri i nxënësve të kapur me armë, sa u konfliktuan. Nën presion oficerët e sigurisë

December 8, 2025
Shokuese/ Njerka mbyll në kafazin e qenit vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara! Ulërima, frikë e thirrje për ndihmë (VIDEO)

Shokuese/ Njerka mbyll në kafazin e qenit vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara! Ulërima, frikë e thirrje për ndihmë (VIDEO)

December 8, 2025
Shqipëria kryeson vendet evropiane në përdorimin e Inteligjencës Artificiale në arsim

Shqipëria kryeson vendet evropiane në përdorimin e Inteligjencës Artificiale në arsim

December 8, 2025
Publikon foton me librat e zgjedhur/ Ivanka Trump po studion historinë e shqiptarëve

Publikon foton me librat e zgjedhur/ Ivanka Trump po studion historinë e shqiptarëve

December 8, 2025
Për t’u mbrojtur apo si trampolinë? Dyfishohen kërkesat e qytetarëve nga Lindja e Mesme për azil në Shqipëri

Kërkesat për azil në BE, ndryshon procedura/ Dakordësim për rregulla më të rrepta për..

December 8, 2025
Kafja mes Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Ilirin e prita në zyrë, ndërsa Ervini…

Spahiu: Berisha komunisti i fundit në planet që ka 50 vite pa u larguar nga politika që nga viti 1976

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

December 8, 2025
“Edhe ‘lifting’ e kemi pasur bio!”- Jehona Sopi rikthen kujtimet me Vesa Lumën në 20 vite miqësi

“Edhe ‘lifting’ e kemi pasur bio!”- Jehona Sopi rikthen kujtimet me Vesa Lumën në 20 vite miqësi

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In