Si një nga politikanët më të hapur britanikë pro BE-së, Tim Farron këmbëngul se Britania e Madhe duhet të mbajë një referendum të dytë të Brexit për të votuar nëse do të pranohet ndonjë nga marrëveshjet e miratuara midis qeverisë dhe liderëve të BE-së.
Ky pozicion e vë atë në kundërshtim me shumicën e ligjvënësve të Partisë Konservatore në pushtet dhe Partisë kryesore opozitare Laburiste dhe me shumicën e votuesve, nëse sondazhet e opinionit janë të sakta.
Farron, 47 vjeç, ka përfaqësuar zonën rurale të Westmorland dhe Lonsdale në qarkun veriperëndimor të Cumbria, që prej vitit 2005.
Ai drejtoi demokratët liberalë në vitin 2015 pas dorëheqjes së ish-liderit Nick Clegg .
Gjatë fushatës së tij lokale, Farron i dha përparësi strehimit, shërbimeve shëndetësore dhe punësimit.
Që prej referendumit të Brexit në qershor të vitit të kaluar, Farron ka akuzuar laburistët për dështimin e largimit nga pushteti të konservatorëve.
“Partia Laburiste u pajtua shumë lehtë me propozimet parlamentare të qeverisë për Brexit, për shkak të frikës se ligjbërësit laburistë, shumë prej të cilëve përfaqësojnë zonat pro-Brexit, mund të humbasin vota”, argumenton ai. /b.d










