• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Profetët e rremë” mediatikë të antikorrupsionit

by Ylli Pata
15/12/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Hetimi i korrupsionit të lartë apo abuzimit të zyrtarëve të lartë me fondet publike është një proces që në Shqipëri tashmë ka nisur.

I është hapur rruga si pasojë e zbatimit të Reformës në Drejtësi, që është një proces revolucionar i nivelit të lartë në Shqipëri.

Proces që si shtyllë të saj ka selektimin dhe përzgjedhjen jo direkt nga politika të zyrtarëve të Prokurorive e gjykatave, vettingun e tyre nga dy trupa gjyqësore, Prokurorinë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit-SPAK, Gjykatën e Posaçme, e natyrisht Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit-BKH nuk ka shumë kohë që është instaluar në mënyrën e plotë, ku ka rekrutuar administratën e ka krijuar një bërthamë ekipore për të zhvilluar hetimet.

Ajo që është e rëndësishme në këtë proces është se prokurorët dhe hetuesit e SPAK e BKH-së, nuk kanë marrë linçime publike e shantazhe nga qeveria e mazhoranca, siç ka ndodhur vite më parë. Kur sapo prokuroria e atëhershme niste një hetim që prekte sferat e larta të pushtetit, shantazhohej egërsisht që nga Kryeministri.

Shumë i quajnë “epike” ndërkohë që janë tragjike sulmet dhe dhuna verbale e Sali Berishës ndaj krerëve të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme që nga viti 1997: Agim Tirana, apo pas 2007-s, Zamir Shtylla, apo kundër Theodhori Sollakut e Ina Ramës, pikërisht kur nisën hetime të mëdha, siç janë ato për çështjen e Remzi Hoxhës, Gërdecin apo 21 janari.

Tashmë kjo tabu ka rënë, ngaqë ka nisur të zbatohet “revolucioni” në drejtësi, ku nuk ka më të paprekshëm, por vetëm procese hetimi.

E në këtë suazë, ka rëndësi mbulimi apo raportimi i saktë i aksioneve të Prokurorisë Speciale.

Ka një ndryshim të rëndësishëm në këtë proces, pasi SPAK kur nis një hetim të tijin, publikon një njoftim shtypi që është realisht i bollshëm për të krijuar ide mbi ngjarjen e raportuar në mënyrë të drejtë.

Rasti i djeshëm i arrestimit të Lefter Kokës, e i hetimit për impjantin e mbetjeve të Elbasanit që ka marrë shkas nga materiali që LSI ka dërguar në Prokurorinë Speciale është krejt i qartë.

Prokuroria Speciale njofton se pas mbërritjes së materialit nga LSI, SPAK ka hetuar dhe ka arritur në një bindje apo dyshim të logjikshëm të tij se jemi para një shkelje ligji. Ka nisur hetimin; ka bërë arrestime, e madje edhe sekuestrime pronash e asetesh financiare.

Por çfarë ndodhi mbrëmë? Pamë “profetë mediatikë” që edhe pse e përshëndesnin këtë aksion, kanalizonin se ku duhet të shkojnë hetimet, plus që disa kishin dyshime se këto hetime janë të dirigjuara.

E këto “profetë” janë qenë ato, të cilët kur Adriatik Llalla ka qenë kryeprokuror i Republikës, kanë shërbyer si limfa linçimi të tij, vetëm e vetëm që të ndalonin më pas hetimet mbi Llallën që rezultoi të ishte penguesi i hetimeve të korrupsionit të nivelit të lartë në vend, e natyrisht institucioni kyç që pengoi instalimin e institucioneve të drejtësisë së re në vend.

Ishte një kohë, kur nga Prokuroria e Llallës madje, u përdorën hetime në “zbatim të ligjit të dekriminalizimit” që kishin qëllim politik të ndryshonin numrat politik në Kuvend, në mënyrë që të ndryshonin qeverinë.

Mbahet mend aksioni i vitit 2016-2017, ndëshkimi për vepra të pavërtetuara ndaj Shkëlqim Selamit, apo edhe deputetëve të tjerë, thjesht e vetëm për të shërbyer në misionin që kishte nisur Ilir Meta me Koço Kokëdhimën për një qeveri me në krye Rexhep Meidanin.

Siç mbahet mend raportimi krejt frenetic gati në ekstazë për çështjen e Saimir Tahirit, ku megjithë problematikën, të cilën koha po e sjell në vetën e vet, frenezia nuk kishte lidhje me ndjekjen penale apo hetimet.

Gjithashtu ajo që është më e rëndësishmja, është se kur kemi të bëjmë me ngjarje krejt të qarta e të forta publike korrupsioni e abuzimi si rasti “Remzi Hoxha”, “Gërdeci” apo “21 janari” këto thonë “ahuuu, iku ai muhabet, tjetër mesele”, e bëjnë sikur nuk ekzistojnë.

Por kur kanë ngjarje që prekin politikanë apo zyrtarë të tjerë i stërhollojnë, i stërkomentojnë.

E mbani mend rastin e Fatmir Mediut, i cili është ku e ku me ngjarjen e djeshme ku SPAK në mënyrë të ashpër jo vetëm ka arrestuar një ish-ministër që është edhe biznesmen i njohur, por i ka sekuestruar një fabrikë që ai e ka blerë shumë vjet më parë, përpara se të bëhet ministër Mjedisi.

Në rastin e Mediut, SPAK kërkoi pas shkresës së familjarëve të familjeve të Gërdecit që thjesht të hapen hetimet. Thjesht të hetohet. Këta “profetë mediatikë” shpërthyen në breshëri se hetimet nuk mund të hapeshin se çështja është hetuar e gjykuar njëherë.

Kur në fakt asnjëherë nuk ishte hetuar as Fatmir Mediu, pasi shpëtoi nga imuniteti, por as korrupsioni që çoi në ndërtimin e fabrikës së vdekjes në Gërdec.

E ashtu mbrëmë, kërkonin se kush duhet të hetohet, e si duhet të zhvillohen hetimet.

Ka një gjë tashmë që duhet kuptuar. Hetime do të zhvillohen, pasi po shtrohet rruga e SPAK e BKH-së, e natyrisht që do të jetë e gjatë kjo rrugë, mjafton që vullneti politik të mos çojë në bllokimin e tyre.

Por natyrisht që hetimet nuk janë të vërteta absolute, apo verdikte universale.

Në aksionin e madh 3-4 vjeçar të grupit të famshëm të prokurorëve të Milanos që drejtuan operacionin “Mani Pulite”, shumica e pretencave të tyre nuk u miratuan nga gjykatat. Mjaft politikanë u shpallën të pafajshëm, por pati shumë prej tyre që u ndëshkuan.

Një aradhë biznesmenësh dolën nga burgjet, siç pati prej tyre që u shokuan e vranë veten, duke i dhënë mundësi kundërshtarëve politikë të antikorrupsionit të akuzojnë Antonio Di Pietron e shokët e tyre si “jakobinistë”.

Edhe sot “anti-jakobinistët” tanë janë gati për të linçuar prokurorët e SPAK-ut. Në dosjen e parë që ata do të hapin për “trustin e lulelakrës”, një trust që duket se nuk pushon së ushqyeri me para një lukuni njerëzish e panelistësh që për gjithë këto vite na bëjnë moral në television, vetëm me një qëllim të vetëm; që të mos happen dosjet e pak vetëve.

Gjithçka doli në dritë, u dekonspirua nga Departamenti Amerikan i Shtetit me non grata-n e Sali Berishës për të parë sa i fortë e i majmë na qenka ky lob që s’i ka asgjë 1 milion euro për ca konferencëra.

Megjithatë, akulli është thyer tashmë e hapja e dosjeve për politikanët e lartë nuk është më një gjë e pamundur për prokurorët e SPAK-ut, ndaj të cilëve ka presione të egra prej vitesh e ditësh. Të cilët këto “profetët mediatikë” nuk i kanë raportuar asnjëherë…

Next Post
Braktisi dy fëmijët e saj të mitur, shpallet në kërkim 31-vjeçarja. E denoncoi bashkëshorti

Braktisi dy fëmijët e saj të mitur, shpallet në kërkim 31-vjeçarja. E denoncoi bashkëshorti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In