• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Profesori shqiptar që zbuloi vaksinën kundër kancerit

by Aalison Pearse Stevens
30/06/2016 07:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesor Shuajp Kraja është shpikësi i parë shqiptar që gëzon të drejtën mbi patentën evropiane për vaksinën kundër kancerit.

E konsideruar si një shpikje inovative në fushën e mjekësisë, lëshimi i kësaj patente nga Organizata Europiane e Patentave (EPO), i hap rrugën procedurave për marrjen e autorizimit të prodhimit nga Bashkimi Europian.

Në kuadër të studimit pilot me pacientë vullnetarë, me Bi vaksinën antikancer janë trajtuar e shëruar për një kohë të gjatë disa dhjetëra raste ndër vite. Ajo shfaq siguri të plotë në trajtimin dhe shërimin e formave të ndryshme të kancerëve, pa rishfaqje të tyre, transmeton ATSH.

Bi vaksina përbën një mënyrë mjekimi shumë më të përshtatshme që konkurron dhe do të zëvendësojë ”artilerinë” e rëndë të kimioterapisë dhe radioterapisë si një gjilpërë inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv të ri), që do të jetë në gjendje ndërmjet trilionë qelizash të organizmit (normale dhe malinje), të dallojë dhe të vrasë në mënyrë selektive qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e shëndosha të organizmit.

Bi vaksina aplikohet për mjekimin e formave të ndryshme të kancerit dhe po ashtu vlen në imunizimin kundër shfaqjes së kancerit në persona të shëndoshë, por të predispozuar për të zhvilluar kancer. Patenta për këtë shpikje njihet në shumë shtete dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Zyra Europiane, Gjermania, Zvicër, Francë, Britania e Madhe, Irlandë, Shqipëri, Kosovë e Kroaci.

Profesor Kraja ka marrë po ashtu një patentë të dytë në nivel europian për medikamentin “Shukrain 55” edhe kjo e regjistruar për patentim pranë institucionit të Regjistrimit të Patentave dhe Markave, këtë radhë në Gjermani.

Medikamenti ka një spektër të gjerë dhe është vërtetuar gjithashtu efektiv ndaj viruseve patogjene të rrezikshme për shëndetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epideminë e tij.

Ne pranverën e vitit 2015 është konfirmuar pranimi i këtij medikamenti si inovacion i patentuar medicinal duke ju dhënë e drejta e prodhimit industrial. Konsiderohet si një domosdoshmëri hedhja e këtij medikamenti në tregun ndërkombëtar, duke u bazuar në efektet kuruese dhe shëruese kundër sëmundjeve të ndryshme virale bakteriale.

Ai vlerësohet si një inovacion i patentuar shumë i nevojshëm për farmaceutikën botërore, veçanërisht aty ku OBSH jep alarmin për rezistencën e antibiotikëve dhe kohën e gjatë të mungesës së tyre në treg.

Prof. Shuajp Kraja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1936. I specializuar për biologji molekulare, Kraja ka një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë. (b.an)

Next Post

Santos pret ndeshje shumë të vështirë ndaj Polonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani dhe Rusia bashkojnë forcat për një raketë supersonike, synohet goditja e objektivave amerikane

Irani dhe Rusia bashkojnë forcat për një raketë supersonike, synohet goditja e objektivave amerikane

September 2, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Veliaj ka mandat dhe stilolaps, por a i përdor dot?!

September 2, 2026
Dy operacione kundër kontrabandës në Gjirokastër, arrestohen 2 persona

Dy operacione kundër kontrabandës në Gjirokastër, arrestohen 2 persona

September 2, 2026
Qeni për zbulimin e drogës nxjerr zbuluar shqiptarët, çfarë u gjet në shtëpinë e tyre

Mbi 355 milionë euro pasuri të sekuestruara në Bari, gjurma e parave shkon deri në Shqipëri

September 2, 2026
Berisha në SPAK, Demaliaj: Shpura e tij u katandis si vullnetarët e Enverit! Përballë Ramës një opozitë e konsumuar

Rama, Rama të QRB!

September 2, 2026
Tentoi të ikte drejt Britanisë me armë, 42-vjeçari: E harrova në çantë pasi bëra qitje në Tropojë

Tentoi të ikte drejt Britanisë me armë, 42-vjeçari: E harrova në çantë pasi bëra qitje në Tropojë

September 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 3 Shtator 2026

September 2, 2026
Ndahet nga jeta historiani i njohur Muharrem Dezhgiu

Ndahet nga jeta historiani i njohur Muharrem Dezhgiu

September 2, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Sala konfirmon dorëheqjen: Kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare…

September 2, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

KLGJ e KLP rritën rrogat e magjistratëve, Qeveria bllokon pagesat në Thesar

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com