• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Profesori serb “zbulon” “Unionin e shteteve të pavarura Serbi-Kosovë”

by Java News
19/11/2017 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori i Beogradit, Vlladan Kutleshiq, ka “zbuluar” një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Ai propozon unionin e shteteve të pavarura të Serbisë e të Kosovës, por që do të mbeteshin të ndërlidhura mes vete, shkruan gazeta serbe “Blic”, transmeton Koha.net.

“Propozimi im presupozon që Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur, por ajo do të mbetej institucionalisht në lidhje me Serbinë.

Kjo do të ishte unioni doganor, që do të kishte tregun unik dhe politikën monetare unike”, ka sqaruar Kutleshiq për gazetën “Blic”.Kjo gazetë thekson se propozimi i Kutleshiqit është i pari në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën që “ka tërhequr vëmendjen” e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Propozimi i tij parasheh edhe autonominë politike e territoriale për serbët në pjesën veriore të Kosovës, ku jetojnë rreth 100 mijë, ndërsa serbët që jetojnë në jug të Ibrit do të fitonin autonominë personale (kulturore, të gjuhës, informative), transmeton Koha.net .

Po ashtu, prona e Kishës Ortodokse Serbe dhe monumentet mesjetare serbe, sipas propozimit të tij, do të fitonin autonomi funksionale, përkatësisht ato do të qeveriseshin nga Enti Republikan i Serbisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës ose nga një organ në “Kosovë e Metohi” që do të paguhej nga Serbia.

“Blic” thotë se presidenti Vuçiq kohë më parë publikisht e ka veçuar propozimin e Kutleshiqit.“Jam i befasuar nga ajo që ka thënë. Po ta kishim atë mendësi para 10, 15 ose 20 vjetësh, disa gjera do të ishin ndryshe”, ka thënë Vuçiq.

Kutleshiq sqaron se Kosova do të merrte karrige në Kombet e Bashkuara, por Serbia do të nënshkruante marrëveshje detyruese se në organizatat ndërkombëtare nuk do të mund të votonin kundër njëra tjetrës, thuhet në shkrimin që e transmeton Koha.net.

Një pjesë e propozimit të tij është që zgjidhja përfundimtare të miratohej në një konferencë ndërkombëtare, në të cilën do të merrnin pjesë SHBA,Kina, Rusia, Gjermani, Franca, që do të ishin edhe garantues të saj.

Serbia do të detyrohej të kërkojë nga Brukseli garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse do të nënshkruhej një marrëveshje e tillë, i ka thënë Kutleshiq “Blicit”.

Sipas publicitetit që i është dhënë këtij propozimi në opinionin serb, duket qartë se është pëlqyer si një “zbulim” i padëgjuar deri më tash në qarqet serbe, duke harruar se shqiptarët nuk janë aq naivë sa të pëlqejnë kurthe të tilla, por mbi të gjitha se Kosova tashmë është shtet i pavarur e sovran, i pranuar ndërkombëtarisht nga shumica e shteteve të botës, nga ato më të fuqishmet, një garancë se Beogradi nuk vendos më për fatin e saj as të shqiptarëve që jetojnë në të, thekson Koha.net. (b.an)

Next Post
Federerin e mund një i panjohur në “ATP Finals”

Federerin e mund një i panjohur në “ATP Finals”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë

Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë

June 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Qershor 2026

June 24, 2026
Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

June 24, 2026
Dëshmia tronditëse, qeveria britanike zgjodhi marrëdhëniet me Emiratet mbi masakrën në Sudan

Dëshmia tronditëse, qeveria britanike zgjodhi marrëdhëniet me Emiratet mbi masakrën në Sudan

June 24, 2026
“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

“Me thashethemet e Blushit merresh akoma ti?”, sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

June 24, 2026
Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

June 24, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Flamingot e kinostudios “Shqipëria e re”

June 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Senati i jep goditje Trumpit, miratohet rezoluta kundër luftës, presidenti: E pavend dhe e pakuptimtë

June 24, 2026
Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet

Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet

June 24, 2026
Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In