• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Profesori izraelit: Koronavirusi largohet vetë pas 70 ditësh! Ja kur e arrin pikun

by Java News
15/04/2020 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Matematicieni dhe ish-gjenerali izraelit, profesor Isaac Ben Izrael, kreu i programit të Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Tel Aviv dhe kryetari i Këshillit Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim, ka dalë me një ide krejt të re për pandeminë e koronavirusit që ka pushtuar botën.

Në bazë të hulumtimeve që ka zhvilluar bashkë me një kolegun e tij profesor, Isaac Ben Izrael thotë se numri i rasteve të reja të virusit arrin kulmin pas rreth 40 ditësh dhe nis e bie vetë duke shkuar në zero pas 70 ditësh, pa marrë parasysh se cilën pjesë të botës godet dhe pavarësisht faktit nëse vendet i mbyllin ekonomitë e tyre ose jo.

Duke analizuar rritjen dhe rënia e rasteve të reja në vendet e ndryshme të botës, ai thotë se “ekziston një model i caktuar” i ecurisë së virusit dhe për këtë “numrat flasin vetë”.

Profesori e mbështet distancimin social, por mbylljen e ekonomive e konsideron të gabuar. Ai thekson se në rastin e Izraelit, rreth 140 njerëz vdesin çdo ditë normalisht. Sipas tij, mbyllja e ekonomisë së vendit për një virus që vret një apo dy persona në ditë, është një gabim rrënjësor që i kushton padrejtësisht Izraelit 20% të PBB-së së tij.

Prof.Gabi Barbash, ish-drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, këmbëngul se Ben Izraeli e ka gabim dhe thotë se numri i të vdekurve do të ishte shumë më i lartë nëse Izraeli dhe vendet e tjera nuk do të kishin ndërmarrë hapat e tyre.

“Unë kërkoj me forcë që të mos lejohen matematikanët – të cilët nuk dinë asgjë rreth biologjisë – të përcaktojnë se kur duhet ta heqim bllokimin”, u shpreh Barbash.

Pavarësisht polemikave, provesion Ben-Izraeli thotë se shifrat – veçanërisht nga vendet, si Singapori, Tajvani dhe Suedia, të cilat nuk morën masa kaq radikale për të mbyllur ekonomitë e tyre – vërtetuan teorinë e tij. Të njëjtën gjë ai thotë edhe për rastin e Nju Jorkut, ku rastet e reja kulmuan deri në 40 ditëshin e shfaqjes së virusit, dhe tashmë kanë filluar të bien. /e.s/

Next Post
Spanja shënon një rënie të lehtë/ 523 viktima brenda 24 orëve nga koronavirusi

Spanja shënon një rënie të lehtë/ 523 viktima brenda 24 orëve nga koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com