• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profesori: Dëmtimet te Bayern nuk kanë të bëjnë me fatin e keq

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rastësia dhe fati i keq nuk kanë të bëjnë me serinë e dëmtimeve që ka goditur Bayernin. Varen nga gabimet e stafit dhe të atyre që përgatisin stërvitjen”. Kështu thotë në një intervistë me agjencinë SID profesori Lars Lienhard, një nga ekspertët më të mirë në Europë në studimin e sistemit nervor dhe marrëdhënien e tij me sportin. Një sinjal alarmi që Pep Guardiola e sidomos pasardhësi i tij, Carlo Ancelotti, duhet ta kenë parasysh.

Historia është e njohur. Në muajt e fundit, Bayern është goditur nga një seri problemesh fizike që e ka lënë pothuajse pa mbrojtje. Jashtë Benatia, Boateng e Javi Martinez, por edhe i sapokthyeri Holger Badstuber, i cili theu kaviljen pas disa dëmtimeve në gju. Duke kaluar në sulm, listës i shtohet Ribery, pothuajse një vit jashtë, në fillim nga një dëmtim në kofshë e pastaj kavilja. Dëmtime dhe ridëmtime, në Bavari tani është kthyer në një normalitet të trishtueshëm. Dhe të martën e ardhshme, kundër Juventusit në Champions League, Guardiola duhet të formojë qendrën e mbrojtjes me Alabën, mbrojtës i majtë, dhe Kimmich, mesfushor.

Lienhard, i cili ndihmoi Gjermaninë me përgatitjen fizike të shkëlqyer në botëror, nuk ka dyshime: “Kur thyhet diçka apo përdridhet një muskul, nuk ka kuptim të fajësosh rastësinë. Do të thotë që janë bërë gabime në dhënien e ngarkesës në stërvitje dhe në kontrollin e lëvizjeve. E kotë t’ua vësh fajin doktorëve, faktori kyç janë strukturat e rehabilitimit dhe përgatitja fizike pas dëmtimeve. Po marr si shembull Ribery e Badstuber, çdo lojtar që vjen nga një ndalesë e gjatë tenton të mbrojë atë pjesë të trupit me një refleks të pavullnetshëm. Ndaj nevojitet të punohet me pjesën neurologjike po aq sa edhe me atë atletike, ndryshe ka rrezik”.

Pep është betuar se nuk ka kërkuar kurrë rikthimin e shpejtë të lojtarëve të dëmtuar. Por gjendja është e rëndë dhe opinioni i profesor Lienhard nuk mund të injorohet lehtë.

Next Post

Papa Françesku vë në dyshim katolicizmin e Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In