• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Profesor Maloku: Ideja e ndarjes së Kosovës nënkupton luftë

by Java News
12/02/2018 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori universitar, Fadil Maloku, ka thënë se ideja e ndarjes së Kosovës, domethënë luftë e re në Ballkan. Përmes një artikulli të tij në Facebook, ka përmendur disa arsye për këtë.

Ndër to ka përmendur Liqenin e Ujmanit (gjatësi afër 32 km.), si një burim i rrallë natyror, prej nga përmes hidrosistemit Ibër-Lepenc, bëhet ujitja e një pjese të Kosovës.
“Pa ujin e këtij liqeni nuk mund të vihen në lëvizje termocentralet në Obiliq. Kjo pjesë është shumë e pasur me mineralet e plumbit, zinkut, argjendit, etj. dhe përmban edhe shkritoren e Zveçanit, që si asete dhe vlera të rralla do mund ta nxitnin inicimin e zhvillimit ekonomik të industrisë dhe bujqësisë kosovare, në situata krize”, ka shkruar Maloku.

“Tani, të ‘këmbesh’ këto dy resurse të dhuruara nga Zoti, në favor të një lloj paqeje kinse afatgjate, dhe dosido të pasigurt, duket që është jo edhe aq mençuri e zgjuar politike e pjekuri e shquar sociale! Them kështu, edhe për shkakun se Serbia s’do ndalej sërish të krijojë dhe rikrijojë pretekste të reja (i)reale, si psh. sosh religjioze (manastiret dhe kishat politike), apo demografike (shprazjen sistematike që veç është duke e testuar në Luginë), dhe tjera deri në pakufi!”, ka thënë ai.Pra, përse është e gabuar ideja e transaksioneve territoriale, sipas Malokut:

1. Do thënë që në fillim se: si ide e edhe si koncept, kjo iniciativë dosido bie ndesh me konceptin e multikulturalizmit dhe multietnicitetit të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

2. Si Projekt është johuman, për shkak se në mënyrë perfide inicion dhe insiston një lloj tjetër “transferimi human” të popullsisë serbo – shqiptare.

3. Si manovër, ambientet e pastra etnike, mund të thuhet që janë dhe mbesin akoma tendenca e ambicie të ca lidershipëve rajonal, por, assesi edhe synime e vlera civilizuese. Ngase, teza e ambienteve puro etnike, është e rrezikshme dhe absurde, në shekullin tonë.

4. Ideja e “këmbimit”, si përvojë e re Ballkanike, do “testohej” pastaj si “recetë”, edhe midis maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni; serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve në Bosnje! Që natyrisht, do ishte një tronditje e re ndajë; sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë…!

5. Përmes projektit të “këmbimit” të veriut të Mitrovicës me Luginën, shtetin Serb definitivisht do e privonte nga “e drejta historike” e cilësimit të “Kosovës, si djep i civilizimit serb!”. Që realisht, nënkupton, vetëm një “time out” të përkohshëm serb për ta lancuar alibinë e re aneksuese!

6. Kjo ide është diskutabile, shkaku se akoma nuk e dimë tipin e skalpelit që duhet përdorur në këtë iniciativë “këmbyese” (në fakt; ndarjes) territoresh, ndërkaq, kalkulojmë lehtësisht sikur të kemi të bëjmë me një transaksion ditor, apo ndonjë bartje rutinore territoresh!

7. Ideja e “këmbimi”…., padyshim që do kërkonte një dalje tejet problematike të palës kosovare, nga obligimet e negociuara të Brukselit!

8. Kjo iniciativë gjithsesi, do barte reperkusione dhe refleksione edhe në Preambulën e Kushtetutës; Serbe (ku Kosova, akoma figuron si pjesë integrale e Serbisë!) dhe asaj të Shqipërisë (ku obligimi ndaj përkujdesjes…kosovare, është obligim kushtetues!), të cilat detyrimisht do merrnin kohë dhe energji për rideklarime pro et contra këtij “këmbimi” territorial!

9. Ideja “këmbimit”, ka edhe një defekt tjetër civilizues! Është kundër logjikës aktuale (por, jo edhe në perspektivë!) të proceseve integruese evropiane.

10. Projekti i këmbimit të territoreve me Serbinë, ishte ide e akademikut serb Dobrica Qosiqit, e jo i R. Qosjes! Andaj, logjikisht i bie që çdo ide, propozim apo edhe “peshqesh” nga Serbia, përherë do ta ketë prapavijën e vetë me pasoja të mëvonshme: ekonomike, historike, sociale, demografike e kulturore!

11. Thënë edhe më thjesht; Ideja e ndarjes, sikur të mos ekzistonin institucionet kompetente (Qeveria, Kuvendi, Gjykata…etj.) do konsiderohej ide racionale, e qëlluar dhe e mirëseardhur, për ta paqësuar rajonin e trazuar. Por, ajo tani (jam shumë i bindur në këtë!) nuk e ka më: as peshën, as argumentin, as kompetencën e duhur ekzekutive, e as nevojën aktuale demografike e as gjeografike, pra, as vizionin e duhur pragmatik!, përgatiti Koha. (B.an)

Next Post
Tetë mënyra si të reduktoni stresin

Tetë mënyra si të reduktoni stresin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

August 3, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Mbi 1.1 mln automjete në rrugë, sezoni turistik nxit tregun e qiradhënies së makinave

August 3, 2026
VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

August 3, 2026
Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

August 3, 2026
SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

August 3, 2026
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht

August 3, 2026
Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

August 3, 2026
Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

August 3, 2026

Rregullorja “Bani” si “Kurban” për të drejtat kushtetuese të medias

August 3, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com